Hapja zyrtarisht e njё zyre diplomatike tё Tajvanit nё kryeqytetin lituanez Vilnius e quajtur "The Taiwanese Representative Office in Lithuania", bёri qё Republika Popullore e Kinёs tё ulё nivelin e marrёdhёnieve diplomatike me Republikёn e Lituanisё nё nivel tё ngarkuari me punё, nё vend tё nivelit ambasadorial qё kishte. Tёrheqja e ambasadorit kinez nga Vilniusi dhe kёrkesa pёr tёrheqjen e ambasadorit lituanez nga Pekini u bёnё fakt i kryer. Nuk ёshtё mё sekret mediatik apo shtetёror qё acarimi i marrёdhёnieve ndёrmjet Republikёs Popullore tё Kinёs me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs do tё kishte edhe njё tjetёr "zjarr", por kёsaj here shumё mё tepёr tё rrezikshёm sesa interesat tregtare. Nuk ёshtё hera e parё qё krizat lidhur me problematikёn e Tajvanit si njё territor kinez, por qё nuk gjendet brenda juridiksionit tё Republikёs Popullore tё Kinёs, mbёrthejnё vёmendjen e globit. Pёrpara se tё bёjmё njё analizё tё situatёs aktuale, ёshtё e domosdoshme tё bёjmё njё analizё historike lidhur me Tajvanin dhe pёrse vijon e paraqet njё shqetёsim real nё marrёdhёniet ndёrkombёtare.

Në vitin 1895, pas një lufte shkatërrimtare me Japoninë, Kina si humbëse e luftës kompensoi Japoninë me ishullin e vogël i cili u bë pjesë e perandorisë në ngritje të vendit të lindjes së diellit (kështu quhej Japonia nga japonezët). Tajvanezët ishin një popull emigrantësh kinezë të përzier me indigjenë vendas, kishin mësuar në shkollë japonisht dhe u përshtatën shpejt me zakonet japoneze. Në shekullin XX një luftë e re ra mbi ishull. Në Konferencën e Kajros më 1943, aleatët antifashistë vendosën që t'ja kthejnë Tajvanin qeverisë kineze e cila asokohe përfaqësohej nga Çan Kai Shia. Më 1945-ën, pas dorëzimit pa kushte të Japonisë, forcat e Çan Kai Shisë u strehuan në Tajvan. Zyrtarët e Guomindangut (kështu quhej qeveria e Çan Kai Shisë) ishin brutalë dhe shpejt fituan “zemërimin” e popullsisë. Qeveria e tij u rrëzua. Ai pati frikë se mos mbetej dhe pa ishullin pasi i shërbente si strehim dhe mbrojtje ndaj forcave komuniste të Mao Ce Dunit.

Ndërsa lufta civile në Kinë vijonte ashpër, por në favor të komunistëve, qindra mijëra forca të Guomindangut lanë gadishullin për në Tajvan tё ndjekur edhe nga mijëra banorë. Në 1949 Çan kai Shia kishte marrë me vetë edhe rezervat e fundit të arit që i kishin mbetur Kinës si dhe pjesën më të madhe të arkivave shtetërore për në Tajvan. Pallati mbretëror në Kinë u zbërthye i tëri nga ari që kishte dhe sot e kësaj dite Muzeu Kombëtar në Tajvan përmban disa nga thesaret më të rralla të Kinës.

Nё fillim tё viteve '70 tё shek. XX, opinioni publik ndërkombëtar kërkonte me ngulm që Kina të vinte në OKB. Tërë situata shkonte në favor të rivendosjes së të drejtave të Kinës në këtё organizatë. Kishte shumë rëndësi që SHBA në këtë moment nuk ishte vendosur kundra rrymës. Rezoluta shqiptare 2758 (XXVI) e vitit 1971, kishte bёrё tё mundur nёpёrmjet votimit nё Asamblenё e Pёrgjithshme tё pёrjashtohej Tajvani dhe të ripranohej Republika Popullore e Kinёs nё OKB me përmbajtjen e mëposhtme:

"Restaurimi i të drejtave të ligjshme të Republikës Popullore të Kinës në Kombet e Bashkuara, Asamblesë së Përgjithshme, Duke patur parasysh parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke marrë në konsideratë se restaurimi i të drejtave legjitime të Republikës Popullore të Kinës është thelbësore për mbrojtjen e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe për çështjen nën të cilën duhet të shërbejnë, Duke bërë të ditur që përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës janë qeveria e vetme legjitime e Kinës në Kombet e Bashkuara dhe se Republika Popullore e Kinës është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Të vendoset restaurimi i të gjitha të drejtave të Republikës Popullore të Kinës dhe të njihen përfaqësuesit e qeverisë së saj si të vetmit përfaqësues të Kinës në Kombet e Bashkuara, dhe të përjashtohen menjëherë përfaqësuesit e Çan Kai Shisë nga vendi të cilin ata e okupojnë padrejtësisht në Kombet e Bashkuara dhe në të gjitha organizatat relevante të saj. Sesioni plenar 1976-ë, 25 tetor 1971".

Rezoluta 2758 (XXVI). ishte 76 me 35, 17 abstenime (dhe asnjë aleat i NATO-s nuk kishte votuar për palën amerikane (Rezolutën Bush)". Pra, Rezoluta 2758 e propozuar nga Shqipёria kaloi me superioritet. Rezoluta amerikane për një përfaqësim dypalësh Kinë-Tajvan asnjëherë nuk u hodh në votë pasi ishte shpenzim i kotë. Thelbi i problemit qëndronte se shtetet aleate të Amerikës ndryshuan qëndrim kundër saj. Nëse vota "kundër" e aleatëve të SHBA ishte me të vërtetë kundër amerikanëve, apo shtetet aleate të SHBA kësaj radhe nuk kishin pasur instruksione konkrete, kjo ende nuk është plotësisht e njohur. Disa mendojnë se vizita sekrete e Kisingerit nё Kinё pa u këshilluar me aleatët e kishte bërë dëmin e vet, por ishte një risk të cilët amerikanët duhet patjetër ta provonin. Disa të tjerë mendojnë se përpjekja amerikane për një kompromis të arsyeshëm që Tajvani të mos përjashtohej nga OKB-ja nuk pati sukses. Duke votuar Rezolutën shqiptare në favor të Pekinit, vendet e tjera, jo vetëm që i bënë shërbim interesave të tyre gjeopolitike, por vota e tyre ishte edhe për të kënaqur opinion publik si dhe për t’i bërë sfidë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nё 28 shkurt tё vitit 1972, u firmos ndёrmjet SHBA-ve dhe RPK-sё edhe "Deklarata e Shangait" kur specifikisht Shtetet e Bashkuara pranuan se nuk ekzistojnё "dy Kina" por vetёm njё Kinё, dhe Tajvani konsiderohej pjesё e Kinёs.

Nё fakt Republika e Shqipёrisё, gjatё tё gjithё epokёs sё Luftёs sё Ftohtё ka mbajtur njё qёndrim konsekuent pёrsa i pёrket çёshtjes sё "dy Kinave" qё propagandohej me tё madhe nga SHBA-tё. Në mënyrën sesi e kuptoj unë, një politikë e suksesshme ka të paktën tre komponentë: së pari, e ka të nevojshme një analizë të thellë për të përcaktuar me realizëm objektivin në rastin në fjalë: ndryshimin. Së dyti, e ka të nevojshme të bëjë përgatitje të kujdesshme, të përcaktojë instrumentet dhe rrugët që do të zgjedhë dhe përdorë, dhe së treti të kapë në kohë mundësinë që i jepet, pra të kapë çastin historik fluturimthi. Pasiviteti në krizë rrit impotencën politike. Udhëheqësit shtetёrorё janë tё detyruar të veprojnë ndaj ngjarjeve, por nëse nuk e bëjnё një gjë të tillë rrisin mundësinë të kalojnë në dizavantazh. Nga ana tjetër, pala që ka në dorë iniciativën mund të marrë përpara energjitë dhe mundësitë e kundërshtarit. Në situata të tilla edhe lëvizjet më të vogla mund të shkaktojnë një efekt gjigand duke shpërblyer gjithnjë më të guximshmin ndaj ndryshimit. Për të arritur maksimumin e efikasitetit, veprimet e një lidershipi duhet të shmangin bllofin dhe mospërfilljen (në rastin konkret heshtjen) dhe të dijë të vendosë në ekuilibër stabilitetin e vendit të tij. Hezitimi ndaj ndryshimit vë në pikëpyetje vendosmërinë e lidershipit për të çuar përpara popullin e tij.

Nё rastin e krizёs sё radhёs sё Tajvanit ekziston njё mundёsi shumё e fortё qё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe Republika Popullore e Kinёs tё hyjnё nё luftё. Nuk mund tё ketё dy tё vёrteta ndёrkombёtare pёr njё çёshtje tё caktuar, nё rastin konkret pёr Tajvanin. Historia ka treguar se fuqitё e mёdha mund t'i menaxhojnё marrёdhёniet me rivalёt, pa qenё nevoja pёr t'u pёrplasur ushtarakisht. Studimi i politikave qё shmangёn luftёn ёshtё e nevojshme tё jenё nё tryezёn e vendimmarrёsve tё rёndёsishёm aktualё. Ёshё e nevojshme tё mbahet mirё parasysh se ato vende qё harrojnё apo bёjnё sikur e harrojnё historinё janё tё dёnuar ta ripёrsёrisin atё. Tajvani nuk mund tё tё ketё njё status tё papёrcaktuar nё pёrjetёsi. Nё kёtё mes, duhet kuptuar se gjithçka fillon nga sindroma e fuqisё nё rritje pёrballё sindromёs sё fuqisё ekzistuese. Nёse kёrkon t'i japёsh rёndёsi tё pakufizuar dhe tё pajustifikuar vetes kthehet nё arrogancё dhe nё frikё tё pajustifikuar dhe prej kёtej lind paranoja. Kjo e fundit çon gjithnjё nё konflikt. Ҫdo zgjidhje ndaj njё mosmarrёveshjeje ёshtё e nevojshme tё jetё e ekuilibruar. Ҫekuilibri sjell gjithmonё pashmangshmёrinё e tragjedisё.

Dr. Gjon Boriçi