Lidhur me fjalimet e liderёve botёrorё sa herё mblidhet çdo shtator Asambleja e Pёrgjithshme e Kombeve tё Bashkuara dhe pjesёmarrja nё tё e tё gjithё udhёheqёsve tё botёs nuk pёrbёn mё ndonjё lajm sensacional. Megjithatё, kёto dy vitet e fundit, ёshtё bёrё e udhёs qё gjithnjё nё mbledhje tё rёndёsishmё globale tё jenё gjithnjё nё qendёr tё vёmendjes marrёdhёniet ndёrmjet Perёndimit dhe Republikёs Popullore tё Kinёs. Nё fakt, Republika Popullore e Kinёs ka qenё dhe po mbetet njё nga prioritet mё tё rёndёsishёm tё çdo presidenti amerikan, tё paktёn qё nga koha e presidentit Nikson nё fillim tё viteve '70. Dhe nuk kishte sesi tё ndodhte ndryshe. Bёhet fjalё pёr shtetin me popullsinё mё tё madhe tё botёs dhe me rritjen mё tё shpejtё ekonomike qё ka njohur ndonjёherё njerёzimi. Megjithatё, nuk kanё qenё tё paktё ata politikanё dhe studiues qё rritjen e shpejtё ekonomike tё Kinёs e kanё parё jo si mundёsi bashkёpunimi, por si kёrcёnim. Ёshtё i njohur fakti se nё çёshtjet globale, jo vetёm tё ditёve tona, por gjithmonё nё histori, shtetet mё sё shumti janё pёrplasur me njёri tjetrin sesa kanё bashkёpunuar. Fundi i Luftёs sё Dytё Botёrore tregoi se edhe vendet mё tё fuqishme mund tё mёsonin tё bashkёjetonin nё paqe e harmoni me njёri tjetrin duke bёrё qё katastrofat e luftёrave botёrore tё mbeteshin thjesht kujtime tё hidhura.

Kёto dy vitet e fundit (2020-2021) ka patur tensione domethёnёse ekonomike ndёrmjet SHBA-ve dhe Kinёs. Sikur tё mos mjaftonte tensioni ekonomik, bota vijon e po pёrballet me pandeminё Covid-19, pandemi e cila ka krijuar jo pak probleme nё marrёdhёniet ekonomike ndёrmjet vendeve tё botёs. Megjithatё, duket sikur mё e keqja ёshtё lёnё pas. Duke patur parasysh problemet e lartpёrmendur, nё fjalimin e tij presidenti Xi, iu drejtua Asamblesё sё Pёrgjithshme, me besimin se viti 2021 ishte i jashtёzakonshёm pёr popullin kinez, ku nuk la pa pёrmendur 100 vjetorin e themelimit tё Partisё Komuniste Kineze si dhe 50 vjetorin e ripranimit tё Republikёs Popullore tё Kinёs nё OKB, njё ngjarje pёr tё cilёn unё si studiues, do tё paraqes njё koment tё veçantё nё ditёt nё vijim.

Z. Xi gjatё fjalimit tё tij i bёri thirrje botёs pёr tё patur njё bashkёpunim edhe mё tё ngushtё ndёrmjet shteteve pёr tё fituar mё nё fund ndaj pandemisё Covid-19. Ai theksoi se transmetimi i virusit nga njёri shtet nё tjetrin rriste rrezikshmёrinё e valёve tё reja tё cilat kёrcёnonin rritjen ekonomike tё botёs pas dy vitesh tejet tё vёshtirё. Sipas presidentit kinez, kjo betejё kishte tё bёnte me tё ardhmen thelbёsore tё njerёzimit, vetё ekzistencёn e tij.

Vaksinimi, ishte njё tjetёr pikё ku presidenti i Republikёs Popullore tё Kinёs u ndal. Sipas presidentit Xi, Kina do tё shpёrndante nёpёr botё rreth 2 miliard doza vaksinimi deri nё fund tё vitit 2021. Fokus tё veçantё nё shpёrndarjen e dozave tё vaksinimit do tё ishin vendet e varfra. Njё tjetёr pikё ishte edhe mbёshtetja mё e madhe dhe angazhimi mё i madh i Kinёs nё shkencёn globale mbi tё gjitha pёr tё kuptuar se ku e kishte origjinёn Covid-19 dhe pёr t'i dhёnё mё nё fund njё pёrgjigje pёrfundimtare çdo skeptiku dhe pёr tё shmangur çdo makinacion tё mundshёm politik ndaj akuzave qё i bёhen Kinёs si pёrgjegjёse, por qё deri mё tani nuk janë paraqitur fakte.

Presidenti kinez gjatё fjalimit tё tij, padyshim shprehu mbёshtetjen e plotё ndaj Axhendёs pёr Zhvillim tё Qёndrueshёm 2030, tё paraqitur nga OKB-ja, axhendё qё synon mbёshtetje tё vazhdueshme pёr rritjen ekonomike globale me bazё njё bashkёpunim mё tё gjerё ndёrmjet shteteve tё botёs. Njё ekonomi e gjelbёrt siç quhet, do tё jetё njё nga shtyllat e kёsaj axhende, por presidenti kinez sigurisht qё nuk ishte kundёr saj, por nё fjalim theksoi se Kina para vitit 2060 nuk do ta kishte të mundur tё kishte njё ekonomi dhe industri pa karbon. Gjithashtu, ai u zotua e nuk do tё kishte asnjё investim themelor kinez nё botё qё do tё mbёshtetej tek fuqia e qymyreve.

Dialogu ndёrmjet vendeve tё botёs, veçanёrisht ndёrmjet vendeve tё fuqishme ishte njё tjetёr pikё ku u ndal presidenti Xi. Sipas tij, gjithpёrfshirja dhe jo veçimi do tё ishin bazat e njё bashkёpunimi ekonomik afatgjatё dhe tё frytshёm nё marrёdhёniet ndёrkombёtare. Sipas presidentit Xi, suksesi i njё vendi nuk duhej tё ishte dёshtimi i njё vendi tjetёr dhe bota sipas tij ka patur dhe ka vend pёr tё gjithё qё tё shijojnё frytet e punёs e tё mirёqenies. Pёr t'ia arritur kёsaj, pёrveç bashkёpunimit shtetet e botёs duhej me patjetёr tё nxisnin promovimin e paqes, zhvillimit, barazisё, dhe lirisё nё marrёdhёniet ndёrmjet tyre. Praktikat e ndjekura para 70 vjetёsh nё epokёn kur nisi Lufta e Ftohtё, ishin totalisht jashtё çdo konteksti sipas presidentit Xi. Nё fakt, edhe presidenti amerikan Joe Biden, gjatё fjalimit tё tij atje e theksoi se Amerika ёshtё e hapur pёr bashkёpunim dhe se nuk e dёshironte njё Luftё tё re tё Ftohtё. Gjithёpёrfshirja dhe jo pёrjashtimi apo edhe mё keq izolimi i njё vendi, do tё duhet tё jetё kryefjala e praktikimit tё marrёdhёnieve shumёpalёshe apo siç quhet ndryshe "multilateralizёm" nё marrёdhёniet ndёrkombёtare gjatё tё gjithё shekullit XXI. Historia ka treguar se asnjё komb nuk mund tё jetojё nё paqe dhe nё prosperitet i izoluar. Nёse nuk mund t'i bёjё dёm botёs me izolimin e tij, i bёn dёm veç vetes. Izolimi ka treguar se shumё shtete kanё pёsuar rёnie tragjike duke u kthyer nё problem thelbёsor pёr botёn, nёse janё shtete tё mёdhenj, apo pёr rajonin ku janё vendosur gjeografikisht nёse janë shtete të vegjёl. Izolimi ёshtё njё veçori qё ёshtё e nevojshme me doemos tё largohet nga çdo agjendё diskutimi ndёrmjet liderёve botёrorё. Nё fakt, çdo fjalim i mbajtur nga liderёt mё tё rёndёsishёm botёrorё dhe jo vetёm, bёnte "presion" pozitiv pёr tё rritur efikasitetin e bashkёpunimit ekonomik ndёrmjet vendeve tё botёs. Organizata e Kombeve tё Bashkuara si "qeveria e botёs" e ka pёr detyrё tё promovojё edhe mё shumё bashkёpunimin e gjerё ekonomik ndёrmjet shteteve. Vetёm nё kёtё mёnyrё, bashkёpunimi i drejtё sjell rritje domethёnёse ekonomike pёr çdo vend dhe padyshim, problemet dhe mbi tё gjitha luftёrat (edhe ato tё ftohta) do tё mbeten njё kujtim i largёt thjesht pёr t'u studiuar qё tё mos ripёrsёriten.

Dr. Gjon Boriçi