Në Kinë janë duke u zhvilluar sesionet vjetore të Parlamentit dhe të Organit Suprem Konsultativ Politik, që në gjuhën vendase thuhen “Lianghui”, (liang–dy dhe hui–sesione), që janë ngjarjet kryesore politike vjetore ku shpalosen politikat dhe drejtimi që udhëheqja e Republikës Popullore të Kinës do ketë në fokus përgjatë vitit.
Në to do trajtohen me përparësi “çështje të tilla si (1) rivitalizimit rural për konsolidimin e arritjeve dhe rezultateve të çrrënjosjes së varfërisë (që ishte objektivi madhor për vitin 2020), (2) shqyrtimi i Planit XIV Pesëvjeçar dhe programit të objektivave që duhet të arrihen deri në vitin 2035, (3) përkushtimit të më shumë përparësi dhe burime për inovimin teknologjik (përfshirë këtu teknologjinë 5G, AI-në, Big Data, kërkimet hapësinore, etj.), (4) modelit të ri të zhvillimit me qarkullim të dyfishtë (qarkullimin e brendshëm dhe të jashtëm), (5) vazhdimësisë së zhvillimit të qëndrueshëm, (6) bashkëpunimit kundër Covid – 19 (kryesisht në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës për të), etj.”, deklaroi ndër të tjera Presidenti i Kinës Jinping, në fjalën e tij për këto sesione.
Vetëm vitin që shkoi, për shkak të pandemisë, sesionet u shtynë për t’u zhvilluar në muajin maj, ndërsa gjithmonë janë zhvilluar në mars. Edhe këtë vit ato po zhvillohen në mars, dhe kjo tregon se jeta politike, ekonomike dhe shoqërore e Kinës po kthehet në normalitet, duke sjellë edhe në arenën ndërkombëtare më shumë pozitivitet dhe optimizëm.
Këto sesione zhvillohen në një kohë unike, sepse kinezët kanë pritshmëri shumë më të mëdha sepse përmirësimi i cilësisë së jetës në Kinë ka ecur me ritme shumë të shpejta dhe kjo ka ndodhur për shkak të mençurisë qeverisëse për mbështetjen e proceseve zhvillimore ekonomike e sociale, por kjo situatë unike kërkon që ligjvënësit dhe këshilltarët politikë të përcaktojnë shpejt dhe me qartësi plan veprimin sipas vizionit, misionit dhe objektivave strategjike dhe operacionale të përcaktuara në Planin e 14 Pesëvjeçar, që kishte në themel të zhvillimeve të tij mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e qendrueshëm të vendit.
Synimi i shndërrimit të aspiratave të qytetarëve në plane dhe veprime konkrete e ka karakterizuar për një kohë shumë të gjatë udhëheqjen kineze në të tëra nivelet e saj hierarkike dhe është e dukshme se modeli kinez i zhvillimit dhe zgjerimit të demokracisë, paralelisht me forcimin dhe respektimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit në të tëra nivelet dhe veprimtaritë, ka patur sukses të padiskutueshëm dhe kjo pasi ky model garanton në Kinë që vendimmarrja është e shëndoshë dhe demokratike.
Bota në përgjithësi dhe bota perëndimore në veçanti ka ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale në Kinë dhe padyshim edhe zhvillimin e punimeve të veprimtarive më të mëdha të Parlamentit të Republikës Popullore të Kinës, siç janë edhe dy sesionet vjetore të saj dhe tashmë është rasti që ndërkombëtarët të kenë mundësinë që të mësojnë edhe më shumë në lidhje me rivitalizimin rural, inovimin teknologjik në Kinë, modelin e ri të zhvillimit me qarkullim të dyfishtë, bashkëpunimit kundër Covid – 19, etj, pasi tashmë çdo lëvizje e Kinës ka ndikim madhor në botë në të tëra aspektet, prandaj këto dy sesione janë të rëndësishme sepse paraqesin një mundësi të mirë për të treguar pamjen e vërtetë të Kinës në arenën ndërkombëtare si një vend që shpejt do jetë në listën e vendeve të zhvilluara, që ecën drejt dhe qartësisht në rrugën e demokratizimit të mëtejshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale, mbështetur në mënyrën e vet unike të zhvillimit.
Bota përballet me ndryshime të shpejta, të shpeshta. Gjendja e krijuar nga Covid –19 kërkon largpamësi dhe ndërhyrje të sigurt dhe duket se Kina po ecën mirë në këtë drejtim, duke zhvilluar një vaksinë efektive dhe duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë për shpërndarjen në mënyrë të drejtë të vaksinës në botë.
Edhe objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe ekonominë e gjelbër, etj, në fakt janë objektiva që nuk kanë ndikim vetëm në territorin e Kinës dhe për popullsinë e saj, por kanë një ndikim shumë më të madh në arenën ndërkombëtare.
Dy sesionet që po zhvillohen tashmë në Kinë janë, njëri, Kongresi Popullor Kombëtar, që është i vetmi organ që ushtron pushtetin legjislativ të shtetit dhe tjetri, Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez, që luan rolin e saj përmes konsultimit politik, mbikëqyrjes demokratike dhe pjesëmarrjes në shqyrtimin e çështjeve shtetërore.
Procesi është mjaft interesant dhe me natyrë demokratike, pasi gjatë periudhës midis dy sesioneve, bëhen propozime, që pasi pranohen për diskutim, nëse janë të vlefshme, miratohen në formën e draftligjeve dhe vendimeve. Deputetet në Kinë zgjidhen përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta në nivelet e fshatrave dhe qarqeve dhe përmes zgjedhjeve indirekte në nivelet më të larta. Që nga viti 1990 përzgjedhja e tyre bëhet me makinë elektronike. Paralelisht me përmirësimin e procesit, respektohet edhe zëri ndryshe dhe tashmë në votime ka edhe abstenime dhe kundërshti, si pjesë e rëndësishme e procesit, pasi edhe njerëzit e thjeshtë mund të kenë ide të shkëlqyera që mund dhe duhet të jetësohen.
Duket se këto dy sesione janë të orientuara drejt idesë se “Kina do ndjekë hapjen me standarde të larta dhe do të promovojë performancë të qëndrueshme dhe të përmirësuar në tregtinë e huaj dhe investimet, duke promovuar rritjen e qëndrueshme të importeve dhe eksporteve, bashkëpunimin me cilësi të lartë ndërrajonal, forcimin e bashkëpunimit ekonomik shumëpalësh, dypalësh dhe rajonal, etj.”, tha Kryeministri Li.
Është fakt se shpesh në media hidhen kritika të ndryshme kundër sistemit politik të Kinës, që janë kritika që vijnë nga këndvështrime të ndryshme, të cilat lidhen ngushtë me filozofinë dhe ideologjinë e atyre që i bëjnë këto kritika, por këta kritikë nuk janë në gjendje të argumentojnë se është pikërisht sistemi i ndërtuar në Kinë ai që bën të mundur arritjen e rezultateve të shumta në kohë të shkurtër nga ana e popullit dhe e qeverisë së Kinës.
Në fund të fundit çdo gjë është zgjedhje e mënyrës së qeverisjes, sistemit politik dhe ekonomik, dhe kur bëhet fjalë për të zgjedhur, atëherë njerëzit zgjedhin atë sistem dhe atë mënyrë qeverisjeje që jep më shumë rezultate dhe përmirëson më mirë dhe më shpejt cilësinë e jetës së tyre dhe në këtë aspekt duket se Kina e ka bërë zgjedhjen e vet.
Nga: Dr. Enriko Ceko