Kina ka përcaktuar vitin 2020 si objektivin e saj për të çrrënjosur varfërinë ekstreme. Vlerësimet e fundit për nivelet e varfërisë, nën kufirin prej 1.9

Kina ka përcaktuar vitin 2020 si objektivin e saj për të çrrënjosur varfërinë ekstreme. Vlerësimet e fundit për nivelet e varfërisë, nën kufirin prej 1.9 $ në ditë të llogaritur sipas fuqisë blerëse të vitit 2011, nën kufirin prej 3.2 $ në ditë, si dhe nën kufirin 5.5 $ në ditë, konfirmojnë këtë trend. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, niveli i varfërisë në kufirin e 1.9 $ në ditë është ulur nga 66.3% në vitin 1990, në 0.5% në vitin 2016. Niveli i varfërisë në kufirin e 3.2 $ në ditë është ulur nga 90% në vitin 1990, në 5.4% në vitin 2016. Ndërsa niveli i varfërisë në kufirin e 5.5 $ në ditë është ulur nga 98.3% në vitin 1990, në 24.0% në vitin 2016. Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës llogarit që në vitin 2018 numri i popullsisë rurale në kufirin zyrtar të varfërisë, bazuar në standartet e vitit 2010 është ulur nga 97.5% në vitin 1978 në 1.7% në vitin 2018, ose nga 770.4 milion banorë në vitin 1978 ne rreth 16.6 milion banorë në vitin 2018.

nbsp; në ditë të llogaritur sipas fuqisë blerëse të vitit 2011, nën kufirin prej 3.2 $ në ditë, si dhe nën kufirin 5.5 $ në ditë, konfirmojnë këtë trend. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, niveli i varfërisë në kufirin e 1.9 $ në ditë është ulur nga 66.3% në vitin 1990, në 0.5% në vitin 2016. Niveli i varfërisë në kufirin e 3.2 $ në ditë është ulur nga 90% në vitin 1990, në 5.4% në vitin 2016. Ndërsa niveli i varfërisë në kufirin e 5.5 $ në ditë është ulur nga 98.3% në vitin 1990, në 24.0% në vitin 2016. Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës llogarit që në vitin 2018 numri i popullsisë rurale në kufirin zyrtar të varfërisë, bazuar në standartet e vitit 2010 është ulur nga 97.5% në vitin 1978 në 1.7% në vitin 2018, ose nga 770.4 milion banorë në vitin 1978 ne rreth 16.6 milion banorë në vitin 2018.

Asnjë vend tjetër nuk ka qenë në gjendje të nxjerrë një numër kaq të madh njerëzish nga varfëria në një periudhë relativisht kaq të shkurtër kohe. Kina ka arritur të realizojë katër nga objektivat kryesorë të zhvillimit të mijëvjeçarit të përcaktuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke ulur popullsinë nën vijën e varfërisë prej 1.9 USD në ditë, uljen e popullsisë në kushte të mungesës së ushqimit, sigurimin që gjithë fëmijët të kryejnë arsimin e detyruar 9 vjeçar, si përcaktoi një strategji gjithëpërfshirëse për uljen e varfërisë. Një zhvillim i rëndësishëm në matjen e varfërisë, është matja e indeksit shumë dimensional të varfërisë (MPI), në tre dimensione si shëndetësia, arsimi dhe standardi i jetesës. MPI përcakton një familje si të varfër nëse privohet nga një kombinim i tre treguesve. Sipas të dhënave të UNDP (2019), Kina ka 0.3% të popullsisë së saj që jeton në kushtet e varfërisë ekstreme shumë dimensionale, një nivel shumë më i ulët krahasuar me vende me të ardhura të mesme të larta si Brazili dhe Afrika e Jugut në 0.9% dhe Indonezia në 1.2%.

Kina aktualisht klasifikohet si një vend me të ardhura mesatare të larta, duke shënuar një progres në rritje. Nga një vend me të ardhura të ulta deri në vitin 1996, Kina ka kaluar në një vend me të ardhura mesatare të ulta në vitin 1997 deri në vitin 2009, për t’u rankuar në vitin 2010 dhe në vazhdim në një vend me të ardhura mesatare të larta. Në vitin 2019, PPB e saj mesatare për frymë, bazuar në çmimet konstante të vitit 2010, arriti në 8,254 dollarë amerikanë krahasuar me 729 dollarë amerikanë në vitin 1990. Në çmime korrente të ardhurat për frymë nga 347 dollarë amerikanë në vitin 1990, llogariten në 10 286 dollarë amerikanë në vitin 2019. Ndërsa të ardhurat mesatare kombëtare për frymë në vitin 2019 sipas nivelit të fuqisë blerëse arrijnë nëe 16 784 dollarë amerikanë krahasuar me 982 dollarë amerikanë në vitin 1990. Kina ka bërë progres të jashtëzakonshëm në zhvillimin shoqëror dhe njerëzor. Sipas të dhënave të UNDP (2019), treguesi i zhvillimit njerëzor (HDI) për Kinën është rritur nga 0.501 në 1990 në 0.758 në 2018, me një rritje prej 48 përqind. Niveli i regjistrimit në shkollën fillore është 100%, ndërsa në shkollën e mesme në 99.1%. Shkalla e vdekshmërisë për fëmijët nën pesë vjeç për 1000 fëmijë të lindur, u ul nga 53.8 në 1990 në 7.9 në vitin 2019.

Shkalla e vdekshmërisë foshnjore është ulur nga 42.1% në 1990, në 6.8% në 2019. Shkalla e vdekshmërisë së nënave për 100 000 lindje ra nga 59 në vitin 1990, në 29 në vitin 2018. Shkalla për femijët nën peshë dhe nën pesë vjeç ra nga 18.7% në 1990 në 2.4% në 2014. Sipas të dhënave të UNDP (2019) shkalla e personave të kequshqyer ka rënë nga 10.6% në vitin 2001 në 2.5% në vitin 2019. Ndërsa përqindja e popullsisë që përdor shërbime sanitare të sigurta është rritur në zonat rurale nga 24.9% në vitin 2000, në 56.1% në vitin 2017, dhe në zonat urbane nga 29.3% në vitin 2000, në 83.7% në vitin 2017. Shkalla e mbulimit me ujë të pijshëm dhe të sigurt në zonat urbane u rrit nga 63.9% në 2000 në 98.4% në 2018. Sipërfaqja e gjelbër për frymë në metra katror u rrit nga 3.7 m2 në vitin 2000, në 14.1 m2 në vitin 2018.

Ulja e varfërisë në dekadat e fundit është rezultat në radhë të parë i rritjes ekonomike të qendrueshme. Në rreth tre dekada nga 1990 në 2019, rritja ekonomike mesatare vjetore llogaritet në 9.3%. Rritja ekonomike ka mundësuar rritjen e punësimit dhe uljen e nivelit të papunësisë. Sipas të dhënave të UNDP-së (2018), Kina ka një nivel të ulët të papunësisë dhe të lartë të punësimit krahasur me vendet shumë të zhvilluara dhe të zhvilluara. Niveli mesatar i papunësisë është 4.4%, ndërkohë në vendet shumë të zhvilluara është mesatarisht 6.0%, ndërsa në vendet në zhvillim të lartë llogaritet në 9.4%. Niveli i punësimit ka arritur në 65.7% të totalit të popullësisë të aftë për punë, në vendet me zhvillim shumë të lartë në 58.8%, ndërsa në vendet me zhvillim të lartë në 53.5%. Rritmet e larta të rritjes ekonomike kanë mundësuar rritjen e të ardhurave të disponueshme në një mesatare vjetore në 13.9% për periudhën 1990-2019.

Gjithashtu rritja e lartë ekonomike ka mundësuar rritjen e të ardhurave publike për të financuar shpenzimet e larta të programeve për uljen e varfërisë. Niveli i shpenzimeve publike për shëndetësinë, edukimin dhe kërkim-zhvillimin, ka arritur nivele të larta ndërkombëtare. Të ardhurat publike janë rritur nga 17.5% e PPB në vitin 1990, në 27.7% të PPB në vitin 2018. Ndërsa shpenzimet publike nga 18.0% e PPB në vitin 1990, në 33.9% në vitin 2018. Shpenzimet në sektorin e shëndetësisë janë rritur nga 3.9% në vitin 1990 në 6.6% të PPB në vitin 2018. Shpenzimet publike për edukimin kanë arritur në 3.8% të PPB në vitin 2018, ndërsa shpenzimet publike për kërkim-zhvillim kanë arritur në 2.85% të PPB. Gjithashtu, politikat e ndjekura për të mbështetur procesin e industrializimit dhe të shërbimeve, krijuan mundësitë e punësimit të lartë të përfshijë dhe popullsinë në këto sektorë.

Si rezultat i këtyre politikave ka një ndryshim të thellë të strukturës së popullësisë, të strukturës ekonomike dhe të punësimit. Numri i popullësisë në vitin 1978 është rreth 962.6 milion banorë dhe nga këto 82.1% në zonat rurale. Ndërsa në vitin 2018 numri i popullsisë arrin në 1.395 miliard, dhe nga këto 40.4% në zonat rurale. Në strukturën e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto në vitin 1978 kontributi i bujqësisë është 27.9%; industrisë 44.0%; ndërtimit 3.8%; shërbimet, turizimi dhe tregtia në 17.0%. Ndërsa në vitin 2018, kontributi i bujqësisë arrin në 7.5%; industria në 34.0%; ndërtimi në 6.9% dhe tregtia, turizimi dhe shërbimet në 30.0%. Numri i të punësuarve në vitin 1978 është rreth 401.5 milion, dhe nga këto 69.6% të punësuar në zonat rurale, ndërsa në vitin 2018 numri i të punësuarve llogaritet në 775.8 milion dhe nga këto 44.0% në zonat rurale.

Një arritje e tillë në uljen e varfërisë është një sukses që pak vende mund ta kenë arritur. Në Maj 2020, Kryeministri Li theksoi se Kina ka besim në përmbushjen e objektivit të saj për eliminimin e varfërisë ekstreme. Kryeministri Li, deklaroi se të ardhurat e disponueshme mesatarisht për banorë kanë arritur në rreth 30,000 yuan ose 4,191 dollarë amerikanë, por mbeten rreth 600 milion banorë të ardhurat mesatare mujore të të cileve janë vetëm 1,000 yuan ose $140 dollarë amerikanë. Ndërsa, numri i popullsisë i mbetur në nivelin e varfërisë ekstreme, llogaritet në rreth 5 milionë banorë. Analistët gjykojnë se sfidat kryesore të Kinës për të luftuar varfërisë do të jetë së pari vendosja e një kufiri të ri të nivelit të varfërisë. Kufiri i ri në 3.2 $ dollarë amerikanë në ditë, është vendosur dhe vlerësohet se 5.4% e popullsisë jeton nën këtë kufi. Së dyti, është e domosdoshme që të parandalohet rikthimi përsëri në varfëri. Epidemitë, ulja e rritjes ekonomike, humbja e vendeve të punës ose ngjarje të tjera të paparashikuara, në veçanti për zonat rurale, mund të përkeqësojnë këtë segment të popullsisë dhe ato të kthehen përsëri në varfëri. Në mënyrë të ngjashme mund të preken personat që gjenden afër kufirit të 1.9 $ dollarë amerikanë në ditë, të cilët mund të jenë po aq të prekshëm nga të njëjtat goditje. Sipas UNDP (2018) llogariten në rreth 17.1% e popullsisë potencialisht e prekshme nga varfëria shumë dimensionale (MIP).

Së treti, pabarazia midis zonave urbane dhe rurale, midis provincave perëndimore dhe bregdetare, dhe midis grupeve të ndryshme brenda shoqërisë, vazhdojnë të mbeten aktualisht të dukshme. Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave, në vitin 2018, të ardhurat e disponueshme mesatare në zonat urbane janë akoma rreth 2.68 herë më të larta se në zonat rurale. Ky raport është ngushtuar në 2.64 në vitin 2019. Ndërsa të ardhurat mesatare të disponueshme në rajonin Lindor të Kinës janë akoma gati 1.7 herë më të larta se në Kinën Perëndimore. Gjithashtu, megjithëse vlera e koeficientit GINI në Kinë ka ardhur duke u ulur, nga 43.7 në vitin 2010, në 38.6 në vitin 2019, ajo mbetet relativisht e lartë, duke treguar se pabarazia mbetet një çështje kryesore. Së katërti, barra financiare për uljen e varfërisë në financat publike ka qenë e lartë. Mbajtja e nivelit të varfërisë në një nivel të qëndrueshëm nuk duhet të jetë e varur vetëm nga financimi i programeve nga burimet publike.

Sfida tjetër për Kinën është të zhvillojë më tej zonat rurale si nga ana ekonomike dhe shoqërore, duke konsideruar numrin e lartë të popullsisë së Kinës që jeton në zona rurale. Ulja e varfërisë së popullsisë rurale dhe sigurimi i të gjithë popullsisë rurale me të ardhurat minimale të nevojshme për të përmbushur kërkesat, mbetet një objektiv imperativ për Kinën. Ky duhet të jetë objektivi afatmesëm dhe afatgjatë që shoqëria kineze duhet të vendosë për dekadat e ardhshme mbas vitit 2020. Politikat për lehtësimin e varfërisë do të përqendrohen në ndihmën për ata njerëz të pambrojtur nga varfëria ekstreme.

Prof.Dr. Petraq Milo