Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi të premten se ka marrë një letër të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, me të cilën ai i kërkon që të ndalojë përdorimin e pajisve kineze të 5G-së, të dalë nga iniciativa e bashkëpunimit të 17+1 dhe të zhvendosë ambasadën e Republikës së Shqipërisë nga Tel Aviv-i në Jeruzalem.

Disa analistë shqiptarë kanë komentuar letrën e presidentit amerikan drejtuar kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama. Analizat e tyre janë publikuar në faqen e internetit të seksionit shqip të Radios së Jashtme të Kinës. Marsela Musabelliu, doktore e shkencave ekonomike,drejtore ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit, studjuesi i njohur prof. i asociuar Enver Bytyçi, drejtor ekzekutiv I Institutit të Studimeve të Evropës Juglindore, historian Gjon Boriçi dhe gazetari Genc Mlloja, ish-kryeredaktor i Albanian Daily News janë autorë të analizave.

Në analizën e tij historiani Gjon Boriçi ka trajtuar disa nga nismat e Kinës ndër vite, për të kuptuar më tej dhe nismën aktuale “17+1”

“Gjatё 20 viteve tё fundit, RPK ka iniciuar disa iniciativa ndёrmjet tё cilave edhe "17+1". Kjo iniciativё qё propozon njё bashkёpunim tё mirёfilltё ekonomik me vendet e Evropёs Qendrore dhe Juglindore ku bёn pjesё edhe Republika e Shqipёrisё, tёrhoqi vёmendjen edhe tё Brukselit fillimisht, dhe sё fundi edhe tё Uashingtonit. Nё fakt, iniciativa "17+1" nuk ёshtё iniciativa e parё qё Republika Popullore e Kinёs ka ndёrmarrё nё Evropё. Nёse bёjmё njё kёrkim tё mirёfilltё shkencor, iniciativa e parё kineze ёshtё platforma "6+1" e vitit 2008, nё kulmin e krizёs ekonomike botёrore. Vendet qё u bёnё pjesё e kёsaj platforme ishin: Portugalia, Spanja, Italia, Malta, Qipro dhe Greqia.”

Sipas historianit Boriçi nismat kineze të lidhura me vendet evropiane janë konsideruar si kërcënim për Brukselin, por ai shton në analizë se “Angazhimi kinez nё kёtё pjesё tё Evropёs ёshtё i kundёrt me angazhimet ushtarake tё fuqive tё mёdha gjatё shekujve. Kina ёshtё larg prej kёsaj politke. E ndjekur nga filozofi paqtimi dhe zhvillimi, karakteristikё e kulturёs sё saj tё lashtё, Kina ёshtё e prirur pёr njё bashkёpunim tё ndёrsjelltё e tё sinqertё ekonomik.”

Ndërsa komenti i historianit Boriçi idhur me letrёn e presidentit Trump drejtuar kryeministrit Rama, është se “gjёrat duhen parё nё njё analizё mё tё pёrqendruar ekonomike dhe politike.

Opinioni i tij lidhur me këtë është se “Sot praktika kryesore qё bota po pёrpiqet tё ndjekё ёshtё multilateralizmi. Interesat kanё qenё dhe do tё mbeten praktika e jetёs. Nё kuadrin e zhvillimeve ekonomike globale, Shqipёria ёshtё njё vend i vogёl qё nuk e ka luksin tё rrёzojё njёrёn anё dhe tё mbёshtetet nё anёn tjetёr. Ruajtja e njё ekuilibri tё arsyeshёm ёshtё e nevojshme tё jetё mbizotёruese nё marrёdhёniet ndёrkombёtare tё Republikёs sё Shqipёrisё.

Një tjetër reagim shqiptar ndaj letrës së presidentit amerikan Trump drejtuar kryeministrit Rama është dhe analiza e studjuesese Marsela Musabelliu, me titull “Shqipëria mes Washingtonit dhe Pekinit - një ndeshje titanësh dhe kushtëzimesh”. Sipas studjueses Musabelliu kjo letër ka shumë pikëpyetje. Për këtë ajo shtron pyetjen:”Ҫfarë ka "malinje" nga Kina drejt Shqipërisë? “, së cilës i përgjigjet me fakte historike të ndihmave që Kina i ka dhënë Shqipërisë gjatë viteve 1960-70, tregtia që shqiptarët bënë dhe vazhdojnë të bëjnë me Kinën, ndihma që u dhanë pa u trumbetuar gjatë pandemisë nga Ambasada Kineze në Shqipëri si shenjë solidariteti nga populli kinez gjatë kohëve të pandemisë.

Më tej studjuesia Musabelliu nënvizon se “Historia e ka treguar se pavarёsisht çfarë tipologjie ose inklinacioni ka pushteti në Shqipëri, Kina ka qenë dhe mbetet një vend mik dhe i është gjendur pranë shqiptarëve si në kohë paqeje ashtu edhe në kohë krize”.

Ndërsa në analizën për kreditë kineze, 5G dhe mekanizmin “17+1” Musabelliu shkruan se “Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Linja Kreditore e platformёs Kinё-EQL. Shqipëria nuk ka aplikuar asnjëherë për tërheqje fondesh nga kjo linjё”.

Duke u ndalur te përdorimi i rrjetit 5G studjuesja nënvizon se “Për rrjetin 5G Shqipëria e shprehu qartazi se nuk do të përdorë Huawei si ofrues të shërbimeve 5G, pavarёsisht se Huawei i oftron produktet e nevojshme mesatarisht 40% me lirë se çdo kompani tjetër, dhe të mos harrojmё që Huawei është i vetmi që e zotёron sot për sot teknologjinë 5G, me pak fjalë po ndalet progresi”.

Edhe në analizën e studjueses Musabelliu vihet theksi te multilateralizmi. Ajo shkruan se “Duhet çrrënjosur njëherë e përgjithmonë mentaliteti i Luftës së Ftohtë. Nuk gjendemi as në vitet 70, as në fillimet e Glasnonsit dhe Perestrojkës, jetojmë në një botë të globalizuar e multipolare dhe kryefjala e çdo prespektive në marrёdhёniet me jashtë duhet të jetë multilateralizmi, bazuar në interesin pragmatik kombëtar”

Gazetari Genc Mlloja e ka titulluar analizën e tij për këtë çeshtje “Një ftesë për bashkëpunim kundrejt një letre përjashtuese”. Ai shkruan ndër të tjera se “Shqipëria ka shumë çfarë të përfitojë nga Kina si ekonomia e dytë më e madhe në botë, vendi më i madh tregtar i mallrave, tregu më i madh i konsumit dhe qendër pararojë e inovacionit, ashtu sikurse ka edhe çfarë t'i ofrojë tregut kinez. Mjafton të shënojmë se Kina ka kontribuar më shumë se 30% në rritjen ekonomike të botës për shumë vite rresht”

Në vijim ai i referohet multilateralizmit dhe mesazhit të presidentit shqiptar Ilir Meta në takimin e nivelit të lartë të 75 vjetorit të OKB-së, ku shkruan “Sot kur këmbanat e multilateralizmit po bien më fort se kurrë në mbarë botën, e cila nuk do të kthehet kurrë kah izocionalizmi dhe kur askush nuk mund të pengojë lidhjet midis vendeve, vecanërisht jetike tani në kulmin e sfidës së pandemisë COVID-19, jehona e tyre dëgjohet edhe në Tiranë. Shumë prej autoriteteve të saj siç ishte rasti i Presidentit Ilir Meta në mesazhin e tij në takimin e nivelit të lartë në përkujtim të themelimit të 75-vjetorit të OKB-së deklaroi se kjo organizatë është themeli i bashkëpunimit shumëpalësh të bazuar në rregulla dhe se multilateralizmi është zgjidhja e vetme efektive për sfidat e shumta që ndikojnë në paqën dhe sigurinë e botës”

Analisti Enver Bytyçi e ka titulluar shkrimin e tij “Shqipëria nuk e ka luksin të vetizolohet e të refuzojë bashkëpunimin me Kinën”. Pasi ka shtjelluar kërkesat ndër vite të Uashingtonit zyrtar ndaj Shqipërisë, ai shkruan “Ajo që unë ve re në këtë letër, më duket si spekullim i zotit Trump me këtë trashëgimi pozitive të marrëdhënieve miqësore e të ngushta midis të dy vendeve”, duke iu referuar marëdhënieve Shqipëri-ShBa ndër vite.

Bytyçi analizon kërkesën e presidentit Trump ndaj qeverisë shqiptare në një kontekst të gjerë, kur shkruan se “Të kërkosh izolimin e Shqipërisë nga investimet kineze dhe marrëdhëniet me Kinën, kjo nuk mund të bazohet në asnjë argument në raport me interesat e Shqipërisë. Kina është nga vendet e pakta në botë krahas SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe ose Austrisë, e cila u ka dëshmuar shqiptarëve në momente të caktuara të historisë së tyre se është dhe mbetet besnike në respektimin e interesave të tyre, natyrisht kur Shqipëria ka ofruar partneritet të sinqertë në marrëdhëniet dypalëshe”

Sipas tij “Bashkëpunimi i Shqipërisë me Republikën Popullore të Kinës është domosdoshmëri në kushtet kur vendi ynë ka shumë nevojë për investimet e huaja, me qëllim rritjen e punësimit dhe të progresit ekonomik. Mungesa e investimeve të huaja e bën domosdoshmëri bashkëpunimin në të gjitha fushat me Republikën Popullore të Kinës, e cila nuk paraqet asnjë rrezik, qoftë dhe potencial, për Shqipërinë”

Analisti Bytyçi ndër të tjera e interpreton letrën e drejtuar kryeministrit Rama nga presidenti amerikan Trump “si një kërkesë për ndihmë ndaj tij në fushatën elektorale” dhe shton “Pikërisht për këtë arsye nuk pres që qeveria shqiptare të përgjigjet pozitivisht, së paku para zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA. Nëse presidenti Trump ka rikthyer doktrinën e izolacionit të vendit të tij, Shqipëria nuk e ka luksin të vetizolohet!”

Krahas këtyre analizave të bëra nga studjues shqiptarë ndaj letrës së presidentit amerikan Trump drejtuar kryeministrit Edi Rama është shprehur përmes një deklarate dhe zëdhënësi i Ambasadës kineze në Tiranë. Deklarata ka kundërshtuar qëndrimin e nënsekretarit amerikan të shtetit Keit Krach, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, duke e cilësuar atë si shpifje keqdashëse dhe e pabazë, si një provokim të qëllimshëm në marrëdhëniet Kinë-Shqipëri.