Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, në takimin e Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, në 22 shtator 2020, deklaroi: “Ne synojmë asnjanësimin e emetimit të dioksidit të karbonit para vitit 2060. Kina do shtojë Kontributet e Përcaktuara Kombëtare për këtë, ajo do miratojë politika dhe masa më të fuqishme”.

Niveli i CO2 në atomsferë është shtuar në nivele alarmante. Sipas Organizatës Botërore të Metereologjisë (WMO), në çdo 1.000.000 molekula gazrash në atmosferë, 408 prej tyre janë CO2 dhe kjo ishte 147% me e lartë (2018) krahasuar me nivelin paraindustrial (1750).

Studiuesi i Universitetit të Harvardit Jeremy Shakun, pjesëmarrës në studimet për këtë çështje deklaron: “është e rëndësishme të theksohet roli i CO2 në ngrohjen globale dhe në ndryshimet klimaterike”.

Angazhimi i Kinës për reduktimin e emetimit të gazrave të dëmshme në atmosferë, së bashku me përpjekjet për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë globale pas pandemisë së koronavirusit dhe paralelisht me inicitivat e tjera të Qeverisë Kineze në arenën ndërkombëtare, shprehin qartë dëshirën për të marrë më shumë përgjegjësi globalisht.

Angazhimi i Kinës për këtë çështje është mirëpritur mjaft pozitivisht.

BE duatrokiti iniciativën e Kinës për pakësimin e emetimit të CO2, edhe në kuadër të angazhimit të Kinës dhe BE-së në Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimaterike, marrëveshje e adoptuar në 2015 dhe nënshkruar nga 196 vende në 2016, për reduktimin e emetimit të substancave të gazta me efekte serrë në atmosferë, për reduktimin e ngrohjes globale, për të shtuar aftësitë e përshtatjes ndaj ndikimeve të pafavorshme të ndryshimeve klimaterike, për të përshtatur flukset financiare drejt reduktimit të emetimit të substancave të gazta me efekt serrë, për një zhvillim të qëndrueshëm, me qasje pozitive, miqësore ndaj klimës. Kjo strategji përfshin politikën e energjisë dhe klimës, lidhur me synimet 20/20/20, që janë (1) pakësimi i emetimit të (CO2) me 20%, (2) rritja e pjesës së tregut të energjisë së rinovueshme me 20% dhe (3) rritja me 20% e efikasitetit të energjisë.

Vendet që nënshkruan marrëveshjen synojnë kulmin e emetimit të gazeve me efekt serrë mundësisht sa më shpejt. Në këtë kuadër, Kina angazhohet të arrijë kulmin e emetimit të CO2 në 2030 dhe më pas të ecë me pakësimin e emetimit, që në 2060 të arrijë nutralizimin. Kjo iniciativë do ketë ndikim mjaft të mirë në qasjen që ekziston në nivel ndërkombëtar për rritjen e gjelbër ekonomike, edhe pse për vetë Kinën kjo nënkupton sakrifica të mëdha në lidhje me garantimin e rritjes ekonomike, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e vendit. Për këtë çështje, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Zhang Jun, tha: “Ne kemi arritur dy vjet më shpejt objektivin e emetimit të karbonit për vitin 2020”.

Plani i 14-të pesëvjeçar i zhvillimit të Kinës (2021 – 2025), do jetë dokument shumë i rëndësishëm për mjedisin, energjetikën, zhvillimin e qendrueshëm dhe për marrëdhëniet e Kinës me partnerët e saj. Rritja e investimeve në energjinë e erës, makinat elektrike, teknologjitë për depozitimin e energjisë, etj, janë padyshim pjesë e këtij plani të madh zhvillimor.

Angazhimi i Kinës në pakësimin e emetimit të CO2 në atmosferë përbën presion pozitiv për pjesën tjetër të botës, për më shumë përpjekje dhe stimul këtë drejtim, presion në radhë të parë drejtohet te vendet me zhvillim të madh industrial si SH.B.A., India, Rusia, etj, që të rishikojnë objektivat e emetimit të CO2.

Frans Timmermans, nënkryetari ekzekutiv i Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, mirëpriti njoftimin e presidentit Xi. Ai tha: “Kemi nevojë për veprime të vendosura nga çdo vend për të mbajtur temperaturat nën kontroll, të trajtojmë ndryshimet klimatike, të mbajmë planetin tonë të banueshëm”.

Vitin që kaloi, Luis Alfonso de Alba, i dërguari i posaçëm për Samitin e Klimës 2019, kërkoi që vende si SHBA, India, Rusia, Kina, etj, të shikonin përtej sakrificave kombëtare dhe në këtë aspekt Kina i rishikoi më shumë kujdes Kontributet e Përcaktuara Kombëtare të saj. Kjo shërben si frymëzim për vendet e tjera që të ndërmarrin veprime të ngjashme.

Në prag të përgatitjeve për Samitin vjetor Global të Ndryshimeve Kimatrike (COP26) që do mbahet në Britaninë e Madhe (Skoci, Gllasgou), vitin e ardhshëm, Presidenti i këtij Samiti, Alok Sharma, tha: “Jam i kënaqur nga angazhimi i presidentit Xi Jinping që Kina të arrijë asnjanësimin e CO2 deri në vitin 2060 dhe të shtojë Kontributet e Përcaktuara Kombëtare. Pres të dëgjoj më shumë nga partnerët tanë kinezë. Të punojmë së bashku për të bërë Saimtin COP26 të suksesëshëm.”

Kryetarja e KE, Ursula von der Leyen tha: “BE mirëpret deklaratat e Presidentit Xi Jinping për kontrollin e emetimit dhe asnjanësimin e CO2 para vitit 2060. BE-ja dhe Kina do të përpiqen bashkë për ta realizuar këtë objektiv”.

Edhe Komisioni Evropian deklaroi se uronte të ulte emetimin e gazeve serrë në atmosferë të paktën 55% në 2030, krahasuar me 1990, që BE të arrijë objektivin për arritjen e neutralitetit në vitin 2050.

Si përgjigje, Zëdhënësi i MPJ-së kineze Wang Wenbin tha: “Kina është e gatshme që, bashkë me BE-në, të krijojë partneritetin e gjelbër Kinë-BE, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar në përballimin e ndryshimeve klimaterike, për të nxitur rimëkëmbjen e gjelbër të ekonomisë botërore pas epidemisë. Përballimi i ndryshimeve kimaterike është nevojë e brendshme e Kinës për zhvillim të vazhdueshëm dhe përgjegjësia e një fuqie të madhe për fatet e përbashkëta të njerëzimit”.

Bashkësia ndërkombëtare e vlerësoi pozitivisht lëvizjen e Kinës si mbështetje të rëndësishme politike për Konferencën e 26-të të Palëve të Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimaterike, sepse krijon kushtet për transformimin e prodhimit botëror në modelin me emetim të ulët të gazrave.

“Iniciativa ka krijuar një shembull në arenën ndërkombëtare për përballimin e ndryshimeve klimaterike, duke treguar edhe përgjegjësitë dhe aftësitë udhëheqëse të Kinës në arenën ndërkombëtare”, shprehen palët e interesuara, por nga ana tjetër, SHBA është larguar nga Marrëveshja e Parisit pa spjegime, edhe pse duket se edhe atje ka qasje ndaj reduktimit të emetimit të dikosidit të karbonit në atmosfere.