Në kushtet e përhapjes së pandemisë Covid-19, kur numri i të infektuarve i ka kaluar 31 milionët, sytë e shpresës për të gjetur zgjidhje po mbahen më shumë nga gjetja e vaksinës që do luftojë Coronavirusin, se sa tek ilaçet që mund ta shërojnë atë. Përpjekjet janë të dyanëshme, por duket se vëmendjen më tepër po e merr gjetja e vaksinës. Shumë shtete e industri farmaceutike janë përfshirë në këtë përpjekje, tek e cila gjithë bota po mban frymën. Një lajm sado i thjeshtë , është një dritë shprese dhe besimi, se kjo përballje që po merr çdo ditë jetë njerëzish dhe ka vënë ekonominë botërore në vishtirësi serioze, do të fitohet . Mbi 30 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në nivel global, ka njoftuar Universiteti Johns Hopkins me seli në Shtetet e Bashkuara.

Afro një milion vetë kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në fund të vitit të kaluar. Vendet më të goditura janë Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili. Shumë vende tani po përgatiten për një valë të dytë të pandemisë, ndërsa dimri po afrohet.

Izraeli ka vendosur një bllokim të dytë mbarëkombëtar – vendi i parë i zhvilluar që e bën këtë.

Afrika ka regjistruar më shumë se një milion raste të konfirmuara, megjithëse nuk dihen përmasat e vërteta të pandemisë në këtë kontinent. Shkalla e testimit raportohet të jetë e ulët, gjë që mund të shtrembërojë shifrat zyrtare.

Çfarë po ndodh me testimet e vaksinave?

Një numër i vendeve dhe kompanive po bëjnë përpjekje për të gjetur një vaksinë të sigurt dhe efektive ndaj COVID-19. Fuqitë më të mëdha në botë ka disa muaj që po shtyhen se kush do ta fitojë garën për një vaksinë, e cila do t'i jepte atij vendi prestigjin e fitimtarit dhe mundësinë për të vaksinuar popullsinë e tij, përpara se të vërë vaksinën e suksesshme në dispozicion për vendet e tjera të goditura sëmundja e COVID-19, nga e cila deri tani janë prekur më shumë se 31 milionë njerëz në të gjithë botën, ndërsa kanë vdekur gati 1 milionë.

Sipas OBSH-së, 25 vaksina aktualisht janë duke kaluar në prova klinike dhe më shumë se 100 po zhvillohen në të gjithë botën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kohët e fundit ka thënë se një vaksinë mund të jetë në dispozicion para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, pavarësisht paralajmërimeve nga një numër ekspertësh shëndetësorë që kjo është joreale. Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale Joe Biden në një takim me mbështetësit e tij u shpreh se premtimet e Donald Trump-it për koronavirusin janë të pabesueshme.

“Ideja që do të ketë një vaksinë dhe gjithçka do të jetë mirë nesër, nuk është thjesht racionale, thjesht e paarsyeshme”, u shpreh Biden.

Demokrati deklaratat i bëri gjatë një takimi në Pensilvani dhe paralajmëroi se vendi nuk do të kthehej menjëherë në jetën normale edhe nëse një vaksinë koronavirus do të aprovohej shpejt.

Rusia në gusht licencoi një vaksinë për përdorim local, duke u bërë vendi i parë që e ndërmori këtë veprim. Shkencëtarët rusë më vonë publikuan raportin e parë mbi vaksinën, duke thënë se testet e hershme treguan shenja të një përgjigjeje imune, shkruan BBC.

Asnjë vaksinë nuk ka përfunduar ende provat e plota klinike.

Vaksina, që po zhvillohet nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit në Britani, është një prej projekteve premtuese në luftën kundër sëmundjes COVID-19.

AstraZeneca është një prej tri kompanive që kanë arritur në fazën e tretë të testimeve të vaksinave për koronavirus në Shtetet e Bashkuara, meqë atje janë siguruar mijëra vullnetarë për marrje të vaksinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se aktualisht në botë janë duke u testuar rreth 180 vaksina potenciale kundër koronavirusit.

Ekzistojnë shqetësime se gara për të poseduar një vaksinë do të përvetësohet nga vendet më të pasura, në kurriz të atyre të varfra.

Në të njëjtën kohë, më shumë se 150 ilaçe të ndryshme janë duke u hulumtuar për të identifikuar trajtimet për të sëmurët në gjendje të rëndë me COVID-19.

Kina po ecën përpara në garën për të zhvilluar një vaksinë, për të ndihmuar në kontrollin e pandemisë COVID-19, me

Vaksina eksperimentale Sinovac Biotech's SVA. O

Vaksina eksperimentale Sinovac Biotech's SVA. O

, që hyn në fazën e fundit të testimit më vonë këtë muaj, njoftoi në fundjavë agjensia e lajmeve Reuters.

Sipas saj Kina ka bashkuar sektorët shtetërorë, ushtarakë dhe privatë në një përpjekje për të luftuar COVID 19, që ka vrarë afro 1 milionë njerëz në të gjithë botën, ka infektuar mbi 31 milionë të tjerë, ndërsa ky numër po rritet. Megjithatë afro 21 milionë persona në të gjithë botën kanë arritur të përballojnë virusin.

Aktualisht Kina, vendi ku u shfaq për herë të parë koronavirusi ka shënuar që nga fillimi i vitit rreth 82 270 raste, 4634 viktima, 171 raste aktive dhe 80470 të shëruar.

Që në fillimet e pandemisë, autoritetet kineze nisën përpjekjet intensive për prodhimin e vaksinave efikase ndaj COVID 19.

Sikurse ka deklaruar dhe presidenti Xi Jinping, Kina synon do t'i japë botës vaksinën si një produkt të shëndetit publik global.

Princi i kurorës i Bahrejnit duke bërë vaksinën kineze kundër koronavirusit të ri.

Princi i kurorës i Bahrejnit duke bërë vaksinën kineze kundër koronavirusit të ri.

Në qershor Grupi Kombëtar Bioteknologjik i Kinës njoftoi se ka ndërtuar fabrikën më të madhe të vaksinave të çaktivizuara të COVID-19 në botë, ndërsa provat klinike të fazës I dhe II të vaksinës u tha se kanë pasur rezultate pozitive.

Fabrika pritet të prodhojë 100 milionë doza vaksinash të çaktivizuara të koronavirusit në vit.

Sipas Reuters edhe njësia e kërkimit mjekësor të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (PLA), e cila ka qenë një forcë lëvizëse në përpjekjet e Kinës për të luftuar sëmundjet infektive, po punon gjithashtu me firma private, përfshirë

Vakina kineze nga firma private CanSino 6185.HK

Vakina kineze nga firma private CanSino 6185.HK

për të zhvilluar vaksinat COVID-19.

Por siç nënëvizuam edhe në fillim të analizës sonë, përpjekjet për zbulimin e vaksinës janë globale. Rusia është bërë vendi i parë që miratoi një vaksinë kundër COVID-19 dhe në muajin tetor po planifikon të nisë një program imunizimi masiv. Më 11 gusht, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se njëra nga vajzat e tij ishte vaksinuar dhe nuk ka pasur efekte anësore serioze.

"Gjëja kryesore tani është që ne të sigurojmë përdorimin e sigurt dhe efektivitetin e saj", tha Putin.

Qeveria ruse e ka mbështetur këtë projekt, ndërsa ai është mbikëqyrur nga Instituti Gamaleya, një organ shkencor që zhvilloi vaksinën ruse ndaj sëmundjes së Ebolës. Projekti është financuar nga Fondi Shtetëror i Investimeve Direkte ruse (RDIF). RDIF thotë se ka investuar 4 miliardë dollarë në projekt. Vaksina iu nënshtrua provave në njerëz gjatë dy fazave, në qershor dhe korrik.

Në fazën u parë u përfshinë 38 civilë dhe 38 anëtarë të ushtrisë dhe faza e dytë përfshiu 100 njerëz.

Studimet do të kryhen gjithashtu në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Filipine, thotë RDIF.

Vullnetari në Moskë bën vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga Rusia.

Vullnetari në Moskë bën vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga Rusia.

Testimi në njerëz i vaksinave përfshin zakonisht tre faza para miratimit për prodhim dhe përdorimit në masë. Dy të parat përfshijnë studime mbi një grup të vogël njerëzish për të përcaktuar nëse vaksina shkakton efekte anësore të dëmshme dhe nëse është e aftë të stimulojë sistemin imunitar. Faza e fundit, e njohur si faza III, e zgjeron studimin te mijëra njerëz.

Sigurisht që çdo qeveri dëshiron miratimin e një vaksine sa më shpejt të jetë e mundur. Në atë mënyrë, nëse ka diçka që nuk shkon me vaksinën, ata mund të pezullojnë shpërndarjen përpara se shumë nga qytetarët të vuajnë nga efektet anësore të saj. Në thelb, disa vende po përshpejtojnë Fazën III të vaksinave, siç ndodhi në rastin e Rusisë.

Përpjekjet për gjetjen e vaksinës janë një sfidë globale, por drita jeshile ndonëse ngjan afër, do të duhet ende kohë të shihet që të çlirohemi nga ankthi që ka shkatuar kjo valë e madhe pandemie.