Në një libër të sapobotuar të titulluar "Mirë se vini në shekullin e 21-të", ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Joaschka Fischer, shkruan se shekulli i 21-të po vendos konturet e një rendi të ri botëror për të ardhmen tonë, sepse ngritja e Kinës, krijon një pol të ri në gjeopolitikën botërore, krahas Fuqive Perendimore dhe kjo e bën disi konfuze fuqinë e vetme botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës… (faqe 7) Më tej ai konstaton se kohët e Ten Hsiao Pinit, sipas devizës "Mbani kokën ulur dhe vazhdoni të punoni", kanë përfunduar për shkak të moderinizimit të Kinës. (faqe 10)
Vëzhguar nga ky zhvillim politika kineze është orientuar jo pa sukses drejt bashkëpunimit me Bashkimin Europian dhe vendet anëtare të tij. Ndërkohë që edhe europianët duken të interesuar për të pasur një partner si Kina. Në këtë kuadër të hënën e kaluar presidenti kinez, Xi Jinping, zhvilloi një videokonferencë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe kancelaren e RF të Gjermanisë, që mban njëkohësisht presidencën e BE-së, Angela Merkel.
Duke lexuar njoftimet që dalin nga kjo videokonference rezulton se palët duan të vijojnë bashkëpunimin ekonomik, në investime dhe atë tregtar midis tyre. Pas takimit virtual Kancelarja Merkel foli për një bashkëbisedim të mire, te sinqertë dhe të hapur midis dy palëve, duke nënvizuar prioritetet kryesore të marrëdhënieve kino-europiane. Por entusiastë ishin edhe von der Leyen dhe Michel.
Dihet se Pekini ka ndërtuar një politikë bashkëpunimi të ngushtë me disa vende të BE-së, sidomos Gjermaninë, Italinë dhe Europën Qendrore. Por interes i tij është që marrëdhëniet biletarale me Bashkimin Europian të përqëndrohen në Bruksel. Kjo lehtëson jo vetëm bashkëpunimin midis palëve, por kërkon e çon gjithashtu në harmonizimin më të mire të legjislacionit, bazuar në parimet e ekonomisë së tregut dhe transparences. Sa më shumë Kina arrin të hapë tregun e saj për BE-në si bashkësi shtetesh, aq më shumë do të përfitojë ajo në transferimin e kapitalit të saj në kontinentin europian e njëkohësisht aq më shumë do t’i përgjigjet kërkesave juridike të Brukselit.
Nga deklarimet e saj, presidentja Ursula von der Leyen e mirëpriti gatishmërinë e presidentit kinez për bashkëpunim të tillë. Zonja der Leyen qershorin e kaluar kishte bërë thirrje për t’iu përgjigjur saknsksioneve amerikane ndaj Kinës, por në vidiokonferencën e së hënës me presidentin Xi Jiping dukej qartësisht e tërhequr nga një qëndrim i tillë. Edhe pse çeshtja e ligjit për sigurinë e Hongkongut dhe ajo e të drejtave të njeriut u përmendën sidomos nga ana e presidentit të BE-së, Michel, në prononcimet e zonjës Merkel dhe Ursula von der Leyen lihet të kuptojnë se çeshtje të tilla nuk do të bëhen pengesë për bashkëpunimin midis Pekinit dhe Brukselit. Interesi europian për tregun kinez sipas parimit të reciprocitetit ose të asaj që u theksua kësaj radhe që “Europa dëshiron të jetë lojtar dhe jo fushë loje në marrëdhëniet me Kinën”.
Kjo do të thotë që Republika Popullore e Kinës do duhet të hapë tregun e saj për investitorët europianë dhe anasjelltas kjo do të sillte hapjen e tregut europian për investitorët kinezë. Ndërkaq do të thotë përafrim të ligjeve në fushën e ekonomisë, mbrojtjes së investimeve, mbrojtjen e pronës private dhe aspekte të tjera, duke forcuar transparencën. Europianët këmbëngulin në transparencën e investimeve nga kompanitë shtetërore kineze për shkak të frikës që ata kanë nga interferencat e politikës shtetërore. Ndaj dhe Pekini është i detyruar të gjejë një zgjidhje sa i përket kësaj angazhimit në investime të kompanive të saj me kapital shtetëror, sepse në fund të fundit çelësi i suksesit në bashkëpunimin midis palëve gjendet te besimi midis tyre. Asgjë nuk vjen, nëse mungon besimi. Kjo bën gjithashtu që të dy palët të jenë lojtarë dhe fushë-loje midis tyre.
mallrat kineze që eksportojnë në BE
mallrat e BE-së që eksportojnë në Kinë
Midis Bashkimit Europian dhe Republikës Popullore të Kinës synohet të arrihet një marrëveshje e përbashkët rreth këtij bashkëpunimi. Shpresat janë se deri në fund të presidencës gjermane BE-ja dhe Kina do ta realizojnë një marrëveshje të tillë. Nëse realizohet kjo, atëherë midis Pekinit dhe Brukselit zyrtar vendoset një partneritet i qëndrueshëm, ndërkaq Kina dhe Europa zyrtarizojnë një aleancë gjeopolitike të përbashkët, duke krijuar balancën e zhvillimeve gjeopolitike për të cilat flet Joschka Fischer në librin e tij “Mirë se vini në shekullin e 21-të”! Në këtë rast shekulli i 21-të mund të konsiderohet edhe shekulli i vendosjes së ekulibrit të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare midis këtyre dy Fuqive të Mëdha. Nëse Europa ruan ose rivendos marrëdhënien e mëparshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht pa pengesa realizon marrëveshjen e synuar dhe programin e saj të bashkëpunimit me Republikën Popullore të Kinës, atëherë Bashkimi Europian, përkatësisht kontinenti europian, shërben si katalizator për të ndërmjësuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë në të gjitha pikëpamjet, deri te suksesi për mbrojtjen e mjedisit.