Nga data data 4 deri 9 shtator 2020, nё Pekin, kryeqytet të Republikёs Popullore tё Kinёs u zhvillua panairi ndёrkombёtar pёr shёrbimet tregtare (China International Fair for Trade Services-CIFTIS). Nё kёtё panair tё rёndёsishёm ndёrkombёtar, njё nga mё gjigantёt e kёtij lloji, ishin pjesёmarrёs141 organizata, trupa diplomatikё tё akredituara nё Kinё, shoqata biznesi lokal dhe ndёrkombёtare si dhe institucione tё ndryshme lokale dhe ndёrkombёtare. Panairin pёr Shёrbimet Tregtare e pёrshёndeti online edhe Shkёlqesia e tij, presidenti i Republikёs Popullore tё Kinёs Xi Jinping. Nё fjalёn e tij, presidenti Xi Jinping u ndal tek vёshtirёsitё qё kishte hasur ekonomia botёrore nё sfidёn globale tё pandemisё Covid-19. Synimet e tё gjitha vendeve nё botё sipas presidentit Xi, ishin pёrqenduar nё fitoren mbi sёmundjen, stabilizimin e ekonomisё dhe mbrojtjen e jetёve njerёzore. Roli i Kinёs si shtet avangarde nё kёtё betejё ishte i dukshёm sipas presidentit kinez. Duke u ndaluar tek CIFTIS, ai e konsideroi atё si njё nga eventet mё domethёnёs nё botё pёrsa i pёrket shёrbimeve tregtare. Ky eveniment ka filluar tё mbahet duke filluar nga viti 2012 dhe çdo vit ka qenё pёrherё e mё i suksesshёm. Motoja e kёtij viti pёr panairin e shёrbimeve tregtare ishte "Shёrbime globale, mundёsi tё pёrbashkёta".

Ndryshimet e mёdha teknologjke qё kanё pёrfshirё njёzet vitet e fundit planetin tonё padyshim qё kanё nevojё pёr investime pёr tё ruajtur arritjet e deritanishme si dhe investimet e sё ardhmes. Bota ёshtё bёrё dhe po bёhet pёrherё e mё globale, dhe si e tillё, kёrkon investime pёr tё ruajtur kёtё trend i cili ёshtё i pazёvendёsueshёm. Pёr tё mbajtur ritmin e kёtij trendi, janё tё domosdoshme investimet, por mbi tё gjitha ёshtё i nevojshёm stabiliteti politiko-ekonomik pёr tё bёrё tё mundur suksesin e shёrbimeve tregtare. Nё njё botё pёrherё e mё tepёr dixhitale, stabiliteti ekonomik ёshtё gjithnjё njё sfidё mё vetё. Historia na jep leksione tё çmuara pёrsa i pёrket inovacionit ekonomiko-teknologjik. Nuk ёshtё e rastit se pas krizave gjithnjё ka patur prosperitet tё jashtёzakonshёm teknologjik dhe rrjedhimisht ekonomik. Pёr kohёn qё jetojmё luftёrat nё shkallё tё gjerё janё tё papranueshme, por do tё mbeten gjithnjё tё pranishme luftёrat pёr supremaci ekonomike. Ky element shfaq jo mё pak rreziqe. Betejat ekonomike gjithnjё i kanё paraprirё cёnimit tё paqes. CIFTIS synoi pikёrisht tё kundёrtёn e kёsaj; afrimin e standardeve tё ndryshёm ekonomiko-teknologjikё pёr tё bёrё tё mundur bashkёpunimin ndёrmjet tё gjitha vendeve nё shёrbimet ofrohen. Njё nga pjesёmarёsit nё kёtё panair, ishte edhe ambasadori i Mbretёrisё sё Holandёs nё Republikёn Popullore tё Kinёs, Wim Geerts i cili nё njё intervistё televizive pёr kanalin CGTN u shpreh se ky panair do tё ishte njё lidhje mё shumё ndёrmjet Bashkimit Evropian dhe Republikёs Popullore tё Kinёs dhe se shpresonte shumё qё deri nё fund tё vitit 2020, BE dhe Kina tё mund tё gjenin kompromisin e duhur pёr tё firmosur marrёveshjen tregtare tё investimeve. Sipas ambasadorit Geerts, pandemia kishte ndikuar jashtёzakonisht keq nё tregtinё globale duke patur njё impakt tё gjerё negativ nё jetёn shoqёrore dhe ekonomike tё botёs. Pёr kёtё arsye ёshtё e domosdoshme qё tё krijohet klima e duhur e bashkёpunimit reciprok ekonomik nё investimeve strategjike siç ёshtё edhe ajo e teknologjisё sё gjelbёrt e cila do tё sjellё benefite tё mёdha nё marrёdhёniet tregtare BE-Kinё. Rruga drejt riaftёsimit dhe pёrshpejtimit tё proceseve ekonomike nuk do tё jetё e lehtё, por me vullnet dhe mirёbesim tek energjitё pozitive pёr njё bashkёpunim tё reciprok tregtar pa cёnuar interesat e askujt do tё jetё çelёsi i suksesit.

Panairi ndёrkombёtar i Shёrbimeve ndihmoi edhe pёr tё kuptuar rёndёsinё e tregtisё sё lirё mbёshtetur nё ligjet dhe rregullat ndёrkombёtare, si avantazhi mё i mirё pёr tё arritur suksesin ekonomik. Bashkёpunimi BE-Kinё ёshtё i bazuar pikёrisht nё kёto procese tё standartizuara. Prania e dy fuqive botёrore nё tregjet pёrkatёse do tё jetё njё element mё i fortё sigurie nё procesin e zhvillimeve tregtare ndёrmjet tyre. Reciprociteti do tё jetё çelёsi i suksesit nё marrёdhёniet BE-Kinё.

Nё panairin e kёtij viti u mbajtёn gjashtё sesione. Nё to morёn pjesё 184 vende dhe rajone, rreth 300 organizata ndёrkombёtare dhe shoqata biznesi, mё shumё se 10 mijё kompani. Transaksionet bankare gjatё kёtij panairi arritёn shifrёn 529.33 miliard dollarё$. Tё gjithё tё pranishmit patёn mundёsinё tё komunikonin online me kompani tё ndryshme qё merrnin pjesё nga larg nё kёtё panair duke pёrfituar nga shpejtёsia komunikuese 5G qё ofronte ky panair.

CIFTIS kёtё vit kishte mё shumё diversitet sesa panairet e tjerё tё organizuara nё Kinё si International Cultural & Creative Industry Expo (ICCIE), China International Tourism Commodities Fair (CITCF), Beijing International Finance Expo (BIFE), World Winter Sports (Beijing) Expo si dhe World Robot Conference (WRC) duke patur si inovacion njё model tё ri tё karakterizuar nga zgjedhja e njё zone pёr tё paraqitur produktet, si dhe tetё zona tё tjera nё funksion tё standardeve tё paraqitjes.

Sipas kryetarit tё Zyrёs sё Tregtisё sё Bashkisё sё Pekinit, Yan Ligang, ishin marrё tё gjitha masat qё panairi tё zhvillohej brenda tё gjitha standarteve shёndetёsore pёr sigurinё e të gjithё pjesёmarrёsve.