Si quhet libraria e famshme e Parisit:

1. “Shakespear and company”

2. “Shakespear and friends”

3. Apo “Shakespear in love”

Përgjigja është: Libraria quhet “Shakespear and company”dhe është ndër më interesantet në Paris. Çdo ditë ajo pret e përcjell vizitorë që janë të interesuar jo vetëm për librat, por edhe për historinë e saj. Për më shumë detaje, qëndroni të sintonizuar me ne.

Shakespear and Company nga jashte - foto The Times

Shakespear and Company nga jashte - foto The Times

“Shakespeare and Company” është një librari e specializuar në librat e gjuhës angleze. Ndodhet në zemër të Parisit, në bulevardin “Saint Michel”. Më shumë të kujton një dyqan relikesh, pasi përreth ka libra të vjetër, të çmuar. Vitrinat e saj janë plot me libra të lidhur me lëkurë dhe korniza baroku me detaje të arta. Kur hyni, shfaqen shkallë pafund, që arrijnë deri në tavan.Kjo librari ishte qendra e kulturës anglo-amerikane në Paris në periudhë mes dy luftërave. Aventura e saj filloi në vitin 1919, kur amerikania Sylvia Beach, e hapi librarinë me këtë emër, por jo në të njëjtin vend ku ndodhet sot. Libraria u bë menjëherë qendra e të ashtuquajturës “gjeneratë e humbur” të Ernest Hemingëay-t, Ezra Pound-it, Scott Fitzgerald-it, Gertrude Stein-it dhe James Joyce-it. Në këtë librari klientët mund të blinin dhe të huazonin libra.

Libraria nga brenda - Foto Cool Cities

Libraria nga brenda - Foto Cool Cities

E para “Shakespeare and Company” u mbyll në Dhjetor të vitit 1941, kur Franca u pushtua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dyqani u mbyll sepse Sylvia Beach nuk pranoi tia shiste kopjen e fundit të “Finnegans wake” të Joyce-it një oficeri gjerman.

Më 1951, një tjetër librari anglishtfolëse u hap në Paris nën emrin “Le Mistral” nga amerikani George Whitman, dhe shpejt u bë qendra e jetës letrare në Paris. Kur Sylvia Beach vdiq në vitin 1962, emri i kësaj librarie u bë “Shakespeare and Company”.

Edhe në vazhdim, kjo librari vazhdoi të ishte qendër letrare për vite me rradhë, duke tërhequr njerëz si Henry Miller, Richard Wright dhe William Borough. Më e rëndësishmja është se pronari George i ftonte njerëzit të jetonin në librari. Përfytyroni, më shumë se 40,000 njerëz kanë fjetur aty, në një nga 13 shtretërit që gjenden në ambientet e saj, midis librave. Kjo traditë vazhdon edhe sot. Që nga viti 2001, libraria drejtohet nga Sylvia Whitman, e cila i dha frymë të re duke organizuar shumë ngjarje kulturore dhe letrare.

Librari ne brendesi - Foto nga Souvenir Finder

Librari ne brendesi - Foto nga Souvenir Finder

Kjo librari në Paris nuk është si të tjerat!

Ajo qëndron e hapir çdo natë deri në orën 11 të natës. Ndenjëse prej kadifeje dhe lëkure, gjenden në ambientet e librarisë, por edhe një shtrat në katin e parë, ku shumë udhëtarë mund të gjejnë qëndrojnë për të fjetur, me dy kushte: Të lexojnë një libër në ditë.

Të punojnë në dyqan dy ditë në javë. “Shakespeare dhe Company” frekuentohet nga shumë anglishtfolës, shumë studentë, por edhe njerëz kureshtarë nga e gjithë bota. Heshtja e plotë që mbizotëron në hapësirat e saj, pavarësisht vizitorëve, është një tjetër element i mrekullueshëm. Mund të dëgjoni vetëm tingullin e shkallëve prej druri që vazhdimisht dikush i ngjit.

Në verë, nxirren karrige metalike në trotuar, nën pemë, me pamje nga “Notre Dame e Paris” dhe lexohen poezi. Por magjia nuk ndalet këtu. Nëse koha kur lexoni një libër ju frymëzon të shkruani, ka makina shkrimi kudo!

Neritana Kraja