Vaji i gatimit është i shumë i rëndësishëm për shëndetin, po ashtu edhe për shijen e ushqimeve gjatë gatimit. Shumë njerëz preferojnë shijen e disa llojeve të veçantë të vajit të gatimit, prandaj përdorin vetëm prej të njëjtit lloj. Ekspertët kinezë thonë se për të pasur një dietë të ekuilibruar rekomandohet përdorimi i disa lloje vajrash.

Megjithatë, duhet të theksohet se disa vajra gatimi janë më të mirë. Tek vajërat më të shëndetshëm për zemrën futen vaji i ullirit dhe vaji i kanolës, ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe sjellin edhe përfitime të tjera në organizëm.

Vaji më i keq për t'u përdorur është dhjami i kafshëve, pasi përmban shumë yndyrë që ndikon në rritjen e tensionit të gjakut dhe rritjen e kolesterolit në gjak.

Vajëra të ndryshëm bimorë kanë përfitime të ndryshme. Sipas profesorit Xia Xiang, nga Instituti i Dietoterapisë në Shangai vaji me prejardhje nga kafshët ka yndyrna të pashëndetshme për organizmin.

Vaji i ullirit dhe vaji i susamit janë një zgjedhje e mirë për gatim, sallatë etj.

Vaji i sojës

Vaji i sojës është më i përdorshmi për gatim në Kinë dhe ky vaj konsiderohet si tepër i shëndetshëm. Ai ka ngjyrë të verdhë dhe me aromë soje. Është i pasur në vitaminë E dhe D, si dhe yndyrna të shëndetshme, të gjitha këto në të mirë të trurit dhe nervave.

Gatimi i rregullt me vaj soje përmirëson forcimin e sistemit imunitar, ndihmon për rënien nga pesha si dhe mbështet shëndetin e zemrës dhe tensionit të gjakut.

A duhet të gatuajmë me vaj kikiriku?

Vaji i kirikut ka ngjyrë të verdhë të hapur dhe shije kikiriku. Ky vaj preferohet shumë në veri të Kinës. Është i pasur me acid oleik, lecithin, vitamina A, D, E dhe K, dhe polifenole. Me përdorimin e rregullt të këtij vaji mund të ulni nivelin e kolesterolit dhe parandaloni bllokimin e arterieve.

Vaj misri

Vaji i misrit është një tjetër vaj i shëndetshëm, sidomos për të moshuarit. Ka vitaminë E dhe antioksidantë, duke ndihmuar në ruajtjen e freskisë së lëkurës.

Vaji i misrit është shumë i lehtë për t'u tretur. Mund të përdoret për skuqje.

Vaji i lulediellit

Vaji i lulediellit konsiderohet i shëndetshëm. Këshillohet për gratë shtatzëna, pasi përmban 2 acide yndyrore – acid linoleik dhe alpha-linolenik. Acidi linoleik ndihmon në uljen e kolesterolit, ndërkohë që acidi alpha-linolenik ndihmon në rritjen e qelizave të trurit. Ka vitaminë E dhe A dhe ndihmon në reduktimin e shenjave të moshës, ul kolesterolin, rrit elasticitetin e arterieve dhe përmirëson shikimin.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është cilësuar si vaji më i shëndetshëm dhe përdoret për gatim, sallatë supë etj. Është përbërësi kryesor i dietës mesdhetare dhe është i njohur për vetitë e tij shëruese. Kjo dëshmohet nga shifrat e ulëta të sëmundjeve të zemrës në vendet mesdhetare.

Vaj i ullirit është i pasur në vitamina A, D, E, K dhe carotene, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, lëkurën, kockat dhe trurin.

Gazmend Agaj