Në vitin 138 para erës sonë i dërguari i posaçëm i dinastisë Han Perëndimore, Zhang Qian vizitoi rajonet perëndimore dhe solli verën e teknologjinë e prodhimit të saj në Ultësirën Qendrore. Kjo ngjarje shënon zanafillën e industrisë së verës në Kinë. Dokumenti i pare në Kinë i shkruar që lidhet me rrushin gjendet në "Librin e Odeve" dhe në të thuhet se që në epokën Shang në shekullin 17-11 të të erës sonë, popullsia e Kinës mblidhte dhe hante rrush të egër. Nga dokumentet e lashta mësohet se rrushi është një bimë me origjinë europiane, ndërsa futja e tij në Kinë dokumentohet në librin "Seritë e Krahinave Perëndimore" të autorit Marc Aurel Stein. Sipas tij në qytetin e lashtë Niya në shekullin e 1-3 p.e.s, qytet ky rreth 150 km në veri të qytetit të sotëm Minfeng të krahinës Hetian janë zbuluar mbetjet e një vreshti në brendësi të oborrit të një banese. Atë kohë kultivimi i rrushit dhe prodhimi i verës kryhej në rajonet perëndimore të Kinës.

Në vitin 138 p.e.s Zhang Qian vizitoi rajonet perëndimore dhe vuri re se "përreth lokalitetit Dayuan, banorët pinin një lloj vere të prodhuar nga rrushi. Madje ai tregonte se të pasurit kishin rreth 10 milion litra verë, të cilën e ruanin për më shumë se 10 vjet. Sipas Zhang edhe kuajt këtu ushqeheshin me bimë mjekësore. Ishte pikërisht Zhang Qian që solli verën dhe teknologjinë e prodhimit të saj nga rajonet perëndimore në Ultësirën qendore të vendit. Thuhet se industria e verës në Kinë nisi në epokën Han, gjatë sundimit të perandorit Wudi në vitet 140-88 të erës sonë.

Për fat të keq vreshtaria nuk u përhap gjerësisht në Ultësirën Qendrore dhe gjatë një periudhe afro 800 vjeçare nga Hanët deri në dinastinë Tang, vera mbeti një pije luksi e konsumuar vetëm nga zyrtarët e lartë dhe fisnikët. Gjatë dinastisë Tang vreshtaria dhe teknika e prodhimit të verërave përsëri depërtoi nga rajonet perëndimore. Madje në këtë kohë u shkrua dhe një nga poezitë më të bukura të kohës shkruar nga Li Bai, me titull "Për verën". Sipas poezisë, një vajzë kur martohej përveç stolive prej ari sillte edhe verë, gjë që tregon se vera nuk pihej vetëm nga oborri perandorak por edhe nga njerëzit e thjeshtë.

Në periudhëm Yuan, prodhimi i verës arriti një kulm historik, pasi ishte koha kur ishin hapur vreshta në Taiyuan të provincës Shanxi dhe në Nanjing të provincës Jiangsu. Nga dokumentet historike të kohës mësohet se në pallatin perandorak ishte hapur dhe një sallë e vrërave dhe ekzistonte një metodë e provimit të verërave vendëse.Gjatë dinastisë Min, falë përmirësimit të fermentimit dhe të teknologjisë së distilimit të rrushit në Ultësirën Qendore, në tregun e brendshëm vera u bë një ndër prodhimet kryesore. Si pasojë e ndërrimit të dinastive dhe luftrave të shumta të kohës tregu i verës nuk pati një zhvillim të mëtejshëm në Kinë, siç ka ndodhur në vendet e Europës Perëndimore si në Francë, Itali e Spanjë. Ndërsa në fund të dinastisë Qing, për shkak të sulmeve të huaja, nuk ishte i mundur as plotësimi i kërkesave të brendëshme për prodhimin e verës, gjë që ndikoi në rënien drastike të kësaj industrie në Kinë.

Në vitin 1892 kinezi Zhang Bishi ndërtoi në Yantai të provincës Shandong vreshtën dhe fabrikën e verërave Zhangyu. Ai futi në treg verëra perëndimore të cilësisë së lartë dhe prodhimin e mekanizuar të verës, duke zëvendësuar mbajtësit prej porcelani të verës me fuçi preh druri ahu. Firma Zhangyu ishte e para sipërmarrje e prodhimit të verës e drejtuar nga kinezët, nëpërmjet së cilës u krijua prodhimi i parë modern dhe në shkallë të gjerë i verërave në Kinë.

Kina është vendi i dytë në botë përsa i përket sipërfaqes së vreshtave si dhe është konsumuesja e pestë më e madhe në botë e verërave.

Krahinat kineze të njohura për prodhimin e verërave janë Ningxia, Yunnan si dhe ato rretheqark Pekinit.

Në 2010 në konkursin e njohur të verërave Decanter, një verë kineze fitoi kupën, duke ja kaluar dhe Bordeaux së famshme franceze.

Gazmend Agaj