Në Shqipëri ka disa vende të shenjta, të kthyer në vende pelegrinazhi, ku shumë udhëtarë me bazë fetare preferojnë të udhëtojnë në grupe dhe jo si individë. Ata shkojnë me qëllimin për të ndryshuar fatin e tyre në raport me problemet e ndryshme, të pazgjidhshme sipas tyre.

Sot do të ndalojmë konkretisht në tre destinacione, ku zhvillohen pelegrinazhet e shenjta.

Pelegrinazhi ne kishen e Lacit

Kisha e Laçit

Kisha e Laçit, ose kisha e Shna-Ndout (Shën-Antonit) ndodhet në Laç. Në këtë kishë magjike çdo ditë mbërrijnë me qindra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria. Ajo që besimtarët kërkojnë në këtë kishë është shpëtimi fizik dhe shpirtëror. Vendndodhja e objektit fetar është një atraksion i vendosur në një kodër të lartë buzë një rrëpire. Nga perëndimi i objektit fetar janë shkallët për të zbritur te guva, që ndodhet në lindje të Laçit, 250 m mbi nivelin e detit, e gjatë disa metra, e lartë 2-3 m, e gjerë 1-4 m.

Në këtë strehim, në tavanin e saj gjenden tre guva. Ritualet fetare mbahen në kishë. Pelegrinët vijnë këtu për tre të marta, duke filluar nga data 13 qershor.

Zona njihet si vend i mirë, ku besimtarët e krishterë dhe jo vetëm drejtohen për t’iu lutur Zotit, për të hequr siklete e a për mbarësi. Rekomandohet që pelegrini të niset me një ide të qartë dhe të vetme në mendje. Nëse niseni nga Tirana, furgonët për Laç merren tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, tek terminali i veriut. Rruga zgjat rreth një orë.

Furgoni i lë udhëtarët lart pranë Kishës, ose në fillim të shkallëve, aty ku nis pelegrinazhi në këmbë. Besimtarët më të mëdhenj, ata që kanë probleme të mëdha shëndetësore apo një hall madhor preferojnë t’i ngjisin në këmbë shkallët, pasi konsiderohet sakrificë. Rruga në këmbë është e gjatë dhe e mundimshme.

Kur arrin në buzë të kodrës, pelegrinët hyjnë në brenda në Kishë ku edhe luten për arsyen që i solli aty. Mund të qëndroni sa të keni nevojë.

Pas kësaj, pelegrinët vizitojnë shpellën e Shën Vlashit aty pranë. Në brendi, mund të lini rroba, fotografi, dokumenta a gjëra të ngjashme që kanë lidhje me problemin tuaj. Porsi në Kishë, edhe në shpellë mund të luteni. Në dalje të shpellës qëndron prifti që prek besimtarët dhe u pranon lutjet.

Numri i besimtarëve dhe jo besimtarëve është i madh. Misteret, që përfshin këtë kisha janë të lidhura më kohën kur u ndalua besimet fetare në Shqipëri.

Ne malin e Tomorit

Ne malin e Tomorit

Mali i Tomorit

Mali i Tomor është një vend i shenjtë që përdoret nga besimtarët bektashinj nga data 22-25 gusht. Pelegrinazhi përfshinë kurbanet dhe vizitat në varrin e Abaz Aliut në majën e Tomorit. Poshtë dritës së hënës, ndriçimi i gjallë i yjeve, ndjell ëndërrime.

Bëni kujdes, nëse doni të ngjiteni deri në majë me makinë duhet një makinë 4x4, në të kundërt do të ndaleni e të ngjiteni në këmbë. Rrugëtimi nis nga Bogova, për tu ngjitur përpjetë në rrugën e krijuar nga kalimi i shpeshtë, drejt majës më të lartë të Tomorit.

Ndalesa e parë është Teqeja e Kulmakut. Ndërsa rruga vazhdon drejt malit të Tomorit dhe majës së tij më të lartë, ku prehet Abaz Aliu. Prej atje, në pjesën poshtë e malit, ku ka mjaft lugina, dallohen disa gropa shumë afër njëra-tjetrës. Legjendat thonë se Tomorri qëllonte me shpatë ndërsa Shpiragu, mali përballë tij, me gjyle. E sipas legjendës, kjo është arsyeja që Tomorri është plot gropa ndërsa Shpiragu vija-vija si i prerë me shpatë. E bukur për të qenë e vërtetë.

Maja e Çukës, vendi ku prehet Abaz Aliu pret mijëra vizitorë e besimtarë gjatë ditëve të pelegrinazhit.

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet,mirësi e paqe në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë,në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datën 22 dhe 23 Gusht.

Misteri i Tomorit është përshkruar nga shumë studiues. Përveç shenjtërisë ky vend ka shumëçka për të ofruar. Si një vend ende i “virgjër” për sa i përket turizmit malor, janë ngritur edhe bujtinat e para duke e kthyer në një eksplorim jo vetëm në ditët e festës por çdo ditë të vitit.

shen Eufemia

shen Eufemia

Kisha e Shën Eufemisë

Ndodhet në fshatin Kallmet në Lezhë në lartesitë e malit të Velës 373 m. Për të arritur në Kallmet mund të udhëtoni me mjetin tuaj personal nga rruga nacionale Lezhë – Shkodër deri në kryqëzimin që tregon fshatin Kallmet. Mundesi tjetër është duke udhëtuar nga rruga rurale qe lidh Lëzhen me Vaun e Dejës e cila përshkron një pjesë të fshatrave të Zadrimës. Përmes këtij aksi rural qarkullojnë edhe furgonat e linjave të udhëtimit.

Pasi arrihet në qendrën e fshatit Kallmet, duhet të vazhdosh rrugën e asfaltuar me automjet deri në tabelen që të tregon per tu ngjitur në mal te kisha Shën Eufemia. Një mundësi tjetër është duke ecur në këmbë në natyrë deri te kisha permes kesaj rruge me pisha dhe bredha për rreth 2.5 Km.

Kisha e Shën Eufemise ofron nje destinacion peligrinazhi duke vizituar kishën, mësuar për historikun e saj dhe kohë lutjeje dhe meditimi. Uji që buron nga shkëmbi që është brenda kishës shihet si ujë bekues.

Duke udhëtuar në lartesitë e malit për të kisha nga lartësite syri do të shikojë hapesirat e mëdhaja të lugines së lumit Drin, Zadrimës dhe pyllit të Shën Eufemisë. Per të apasionuarit e ecjes ne natyre udhëtimi është përmes pishave dhe bredhave. Eshte një kohë që mund ta kaloni me familjen apo shoqerinë. Ka disa gojëdhëna për kishën e Shën Eufemisë.

Kjo kishë daton të jetë ndërtuar në shek XII, dhe nga priftërnjtë katolik është sjellë emri i Shën Eufemisë. Një gojëdhënë për kishën e Shën Eufemisë tregon se banorët e fshatit Kallmet filluan të ndërtonin një kishë në fshatin e tyre dhe sollën materialet për ndërtimin e saj. Ditën tjetër nuk i gjetën materialet për të vazhduar punimet dhe menduan se ua kishin vjedhur. Filluan të kërkonin në zonën përreth dhe përfundimisht i gjetën lart në mal. Pikërisht aty ku i gjetën vendosen të ndërtonin kishën. Në shkëmbin ku u ndërtua kisha buroi uji në mënyrë të mrekullueshme. Nga banorët e zonës tradicionalisht kjo kishë njihet me emrin “Kisha e Shën Misë”.

Neritana Kraja