Pa më të voglin dyshim, data 25 nëntor 2005 është një ditë historike për mbarë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve por dhe për vetë Shqipërinë. Në këtë ditë “Iso-polifonia popullore shqiptare”u fut në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO.

25 nentori i 2020 perkujton 15 vjetorin e kësaj dite të shënuar për traditën shqiptare.

E vjetër sa kujtesa historike e shqiptarëve, e përmendur dhe vlerësuar nga njerëz që e kanë dashur vendin tonë, që nga Bajroni, e trashëguar brez pas brezi, e studiuar nga gjuhëtarë e mbledhës folklori, polifonia shqiptare është burim krenarie dhe pasuri e rrallë, që prej 15 vitesh ka kaluar kufinjtë e vendit dhe është shpallur nga Unesco pasuri ndërkomëbtare.

Polifonia është një mënyrë të kënduari që vazhdon të trashëgohet në jug të Shqipërisë.

Ispolifonia këndohet pa muzikë dhe krahas marrësit dhe hedhësit të këngës, qëndron dhe një grup që mban iso në një harmoni ta pazakontë, mdërsa fjalët duket sikur bien butë tek njëra tjetra.

Studiuesi dhe muzikologu Vasil Tole, një nga njerëzitqë është marrë shumë me studimin e polifonisë, kujton rëndësinë e këtij vlerësimi.

"Unesco çmoi se dukuria e isopolifonise është e kohëve homerike për shkak se të dhënat që lidhen me ekzistencën e polifonisë deri në ditën e sotme, mbështetur në kriterin e mbivendosjes, nuk mund ta përjashtonin faktin se është një dukuri mijëra vjeçare. Elementi i dytë i rëndësishëm është elementi që prek shtresat e ndrsyhme të popullsisë, këtu kam parasysh që nga grupmoshat më të reja deri tek sekset e ndryshme dhe grupmoshat e vjetra. Të mos harrojmë faktin se shpesh njerëzit mendojnë se iso polifonike është thjesht dukuri e Labërisë.

Këtu bëhet fjalë për isopolifoninë toske, isopolifoninë labe, isopolifoninë myzeqare, isopolifoninë çame, pra për të gjithë ato elementë të substraktit jugo, të cilët këndojnë ose mendojnë në këtë rrugë.

Kjo është një përhapje shumë e gjërë e kësaj dukurie, është një dukuri shumë e vjetër dhe për këto arsye u çmua."

Tole shpjegon se isopolifonia, kjo dukuri muzikore e dy, tre, katër zërave të ndryshëm që mbështeten në një shtrat isoje, siç e quan populli përbën lëndën bazë mbi të cilën konturohet kultura muzikore e Shqipërisë së jugut, që shtrihet që nga lumi Shkumbin deri në kufinjtë jugorë të vendit. Ai thotë se për të arritur deri në këtë njohje dhe vlerësim nga Unesco është punuar shumë.

"Një përmasim të tillë të kësaj dukurie sigurisht nuk është kontribut thjehst i dy tre njerëzve dhe insitucioneve. Këtu kanë punuar me dhjetëra ekspertë, duke përmendur edhe kontributet në kohë të profesor Ramadan Sokoli, Eqerem Çabej, sigurisht edhe të Ismail Kadaresë, Beniamin Krutës, e të dhjetëra institucioneve".

Polifonia shqiptare mbart vlera etnografike dhe historike. Por ndërkohë, ajo sjell edhe një dëshmi të pakundërshtueshme etnografike dhe shërben si një burim I konsiderueshëm për dokumentimin e jetës shoqërore, ekonomike e historike të popullsisë që e ka ushtruar këtë këngë.

Ajo dëshmon aspekte të kësaj jete, pasi këndohej në mjedise dasme e morti, në lindje, në festat popullore dhe në kuvendet e burrave nën rrapet apo sheshet e fshatrave apo pikëgrumbullimet e krahinave, duke sjellë momente të ritualeve, të zakoneve, të veshjeve, të sjelljes, të momenteve historike, të traditave dhe problematikave të kohës, të luftës dhe të paqes, të marrëdhënieve shoqërore, fisnore e familjare, martesore e miqësore, të dijes dhe urtësisë popullore.

Interpretues të njohur të kësaj vlere të kulturës popullore në Jug të Shqipërisë vlerësojnë ruajtjen e kësaj mënyre të kënduari që nuk befason vetëm në skenat kombëtare por edhe ato ndërkombëtare. Ata e shohin këtë vlerë të kulturës popullore shqiptare edhe si një pasuri për të nxitur edhe turizmin kulturor.

Natyrisht është kënaqësi dhe mirënjohje për vlerat tona kulturore, për ata që e ruajtën e transmetuan, po dhe për ata që e ekspozuan dhe paraqitën para botës. Po kjo lind detyrimin e madh për ta mirëruajtur e transmetuar këngën në të ardhmen.

Studiuesi Vasil Tole i mëshon idesë se vlerësimi ndërkombëtar është një vlerësim i madh për kulturën tonë.

"Ky dominim nuk është thjesht për isopolifoninë por është për dukurinë etë konceptuarit me shumë zëra të muzikës, ç'ka do të thotë se është një ndihmë e jashtëzakonshme për kulturrën e kultivuar shqip[tare, në mënyrë të veçantë për artet, për pikturën, artet pamore, kinematografinë për letërsinë dhe sigurisht për vetë muzikën, që të përpiqen për të ndërtuar një kulturë të re shqiptare, mbështetur mbi këta dukuri të certifikuara ndërkombëtare".

Futja e isopolifonisë shqiptare në listën e trashëgimisë botërore që mbrohet nga unesco, krahas Operas së Pekinit, Makamave të Irakut, Vedave Indiane, etj, ka sjellë njohjen dhe përhapjen e mëtejshme të saj, në mbarë botën, më shumë kujdes dhe fonde për grupet popullore, studime për isopolifoninë, apo aktivitete që i kushtohen asaj.

Neritana Kraja