Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë.

Pamje nga qyteti i Sarandes

Historia

Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (1412). Deri ne shekullin e 4 të erës sonë ishte nën perandorinë Romake dhe kjo vërtetohet nga rrënojat e mureve rrethuese, pjesë e të cilave ndodhen edhe sot në shetitoren e qytetit. Nga shekulli i 4 deri në shekullin e 6, Saranda ishte nën perandorinë Bizantine. Saranda është një qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve ("Ágii Saránda" në greqisht, dhe "Santi Quaranta" në italisht).

Më parë, në lashtësi ku dhe është përmendur nga disa historianë të asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin, Onhezmi. Kjo fjale ka 2 kuptime. Sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një erë juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhetimet, dhe kuptimi i dytë është se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas. Onhezmi (Saranda), në lashtësi ishte një qytet port. Ajo ishte një nga portat në mund ta quajmë te tillë, e cila bënte lidhjen e Ballkanit Perëndimor me vendet e Evropës lindore, dhe një pikë strategjike ekonomike shumë e favorshme për ilirët.

Krijimi i Shqipërisë së pavarur e gjeti Sarandën vetëm me afër 100 banorë. Zhvillimin më të madh duket se e mori në kohën e Mbretit Zogu I, në vitet ‘30 të shekullit XX-të. Gjatë kohës së pushtimit Italian qyteti u pagëzua me emrin “Porto Eda”, emri i vajzës së Mussolinit, por pas çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë qyteti mori përsëri emrin Saranda.

Qyteti antik i Butrintit

Kulturë traditë

Trashëgimia kulturore në rrethin e Sarandës përbën një nga thesaret më të rëndësishme të të historisë dhe artit, jo vetëm për rajonin më jugor të vendit por edhe për Shqipërinë.Veshjet popullore, pjesë e traditës së Sarandës janë të larmishme tek çamët dhe labët. Të veçantat e Sarandës në traditën e veshjes dhe objekteve të tjera të kulturës popullore mund t’i gjeni duke vizituar Muzeun Etnografik, i cili ndodhet në një banesë romake që duhet të jetë e shekullit të II-të pas Krishtit dhe më pas një kolonadë për të cilën studiuesit mendojnë se duhet të jetë shumë më e hershme se banesa. Në krah të kolonadës gjendet monumenti më i rëndësishëm i Butrintit, teatrin antik. I ndërtuar në shekullin e IV paraerës sonë sot ky teatër është në gjendje shumë të mirë. Në skenën e tij luhen gjatë stinës së verës shumë shfaqje. Aktiviteti më i njohur është Festivali Ballkanik i Teatrove që organizohet për çdo vit, në muajin korrik, ku marin pjesë mjaft trupa teatrore nga vendet e ballkanit dhe ato evropiane.

Në muret e teatrit gjenden shumë mbishkrime në latinisht. Kryesisht janë vendime për lirimin e skllevërve. Teatri i Butrintit mban afër 2 mijë spektatorë. Përveç vlerave arkeologjike, Butrinti ofron një kompleks të tërë natyror dhe gjeosistem të veçantë. Qyteti antik ndodhet mes një gjelbërimi natyral, buzë liqenit karakteristik, vetëm 3 km larg detit, me të cilin lidhet nëpërmjet kanalit t ë Vivarit. Sa i përket këngës, tipike është polifonia, e cila praktikohet më tepër tek labët dhe tek çamët si dhe këngët e luajtura me saze, veçanërisht më të përhapura në zonën e Delvinës.

Porti i Sarandës

Kuzhina sarandiote

Kuzhina tradicionale e Sarandës, edhe pse ka ndryshuar me ndërhyrjen e kuzhinës greke, turke dhe italiane, ka karakteristikat dhe veçantinë e saj. Ndër gatimet më tipike janë: kukureci, paçja me vezë, byrekët, mishi i qengjit i pjekur etj. Njëkohësisht përveç gatimeve me bazë mishi, shumë të njohura janë gatimet me bazë peshku, ku përmendim peshkun e zgarës, qefulli dhe levrekun. Pija më karakteristike e Sarandës, sikundër në gjithë vendin, është rakia.

Kalaja e Lekuresit

Turizmi

Saranda tashmë është “mbretëresha” e turizmit shqiptar dhe destinacioni më i zgjedhur i turistëve të huaj nga shumë vende, që vizitojnë këtë kënd jugor,shumë të bukur e të kaltër, bashkë me Ksamilin e Butrintin. Një qytet detar me arkeologji antike që të befason me fantazinë poetike në Limanin e Peshkatarëve, mbi Kalanë e Lëkurësit, në lagjet e vjetra me shkallare, në shëtitoren kryesore buzë detit. Në çdo detaj të tyre gjen një histori, një ngjarje, një dashuri të vjetër,një legjendë a gojëdhënë të të parëve në këto troje. Turizmi kulturor është pa dyshim një tjetër vlerë që Saranda u ofron vizitorëve. Pasuritë arkeologjike që kulmojnë me Butrintin e famshëm. Këtu mund të shohësh, të prekësh e të ndjesh historinë disamijëvjeçare të ruajtur të paprekur nga vitet. Është i vetmi vend në rajon ku janë pranë e pranë një kishë e një xhami dhe një sinagogë, një sintezë historike jo vetëm e qytetërimit të lashtë, por edhe të tolerancës fetare . Kalaja e Lëkurësit është jo vetëm një simbol arkeologjik dhe ai rezistencës për identitet kombëtar, por edhe një shprehje e shenjtërisë së qytetit. Butrinti i lashtë bashkohet me Kalanë e Lëkurësit në një dominim interesant në natyrë dhe mbi detin. Gjurmët e antikitetit të lashtë ruhen të gdhendura mbi shkëmbinjtë që shkumëzohen nga valët .Kalaja madhështore e Ali Pashë Tepelenës e Butrintit janë të tjera ndalesa përtuvizituar në Sarandë Ndërkohë Kisha e Manastirit të 40 Shenjtorëve ndodhet në Lindje të Sarandës dhe nga aty mund të shihet i tërë qyteti i Sarandës.

Anijet turistike ne Sarande

Ajo është ndërtuar në shekullin XV. Një rast ky më shumë për t’u kredhur në një atmosferë gati-gati mistike. Ndërsa ‘Syri i Kaltër’ është një tjetër destinacion turistik i jashtëzakonshme që tërheq cdo vitë më shumë turistë vendas e të huaj .

Elida Lazi/ redaktorja Wang Lei