发展---[fā zhǎn]---Zhvillim
Të premten në mbrëmje, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping drejtoi me anë të videolidhjes Dialogun e Lartë për Zhvillimin Global, duke mbajtur fjalimin e rastit.
Në fjalimin e tij, Xi tregoi historinë e vet në fund të viteve '60 të shekullit të kaluar, kur shkoi në një fshat në krahinat perëndimore të Kinës, duke parë nga afër jetën e vështirë të banorëve vendorë. Pas gjysme shekulli, ai e vizitoi përsëri këtë fshat dhe pa që "fshatarët po jetonin me ushqim të bollshëm, veshje të mira dhe lumturi në fytyrë.”
Foto:VCG
Kjo histori nga kryetari i shtetit i Kinës tregon një fakt të thjeshtë: pavarësisht ku jeton, në fshat a në qytet, çdo njeri ka të njëjtën dëshirë për jetë të lumtur, thuhet në një koment të CMG-së. “Vetëm me zhvillim të pandërprerë, do të realizohet ëndrra e popullit për jetë të mirë dhe qetësi shoqërore”. Ky është pikërisht misioni dhe fokusi i takimit të sivjetshëm të BRICS-it, me Kinën si kryetare të radhës, e cila e vuri theksin e temës së takimit te zhvillimi.
Si të zgjidhet “deficiti i zhvillimit”? Përgjigjja është që të vendoset zhvillimi në fokusin e agjendave ndërkombëtare.
Në shtator 2021, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Xi paraqiti Nismën e Zhvillimit Global, çka ka nxitur komunitetin ndërkombëtar të rifokusohet te çështjet e zhvillimit. Organizimi i Dialogut të Lartë për Zhvillimin Global simbolizon në fakt që Nisma e Zhviliimit Global ka filluar të formojë një thelb konkret. Në këtë dialog, Xi ka paraqitur situatën e zhvillimit me përfitime të përbashkëta, balancim, koordinim, përfshirje, bashkëpunim dhe lulëzim të përbashkët, duke bërë thirrje për “unanimitet ndërkombëtar për nxitjen e zhvillimit”, “përpjekje të përbashkëta për një mjedis të mirë zhvillimi”, “eksplorim të përbashkët të energjive të reja të zhvillimit global” dhe “bashkëndërtim të partneritetit për zhvillimin global”.
Këto propozime janë në favor të njerëzimit dhe kanë ofruar udhëzime veprimesh për ekonomitë e reja dhe vendet në zhvillim që të kalojnë sfidat dhe të përpiqen për zhvillimin. Ato janë të lidhura me Nismën e Zhvillimit Global të paraqitur nga Xi Jinping-u dhe ky është projekti më i fundit i Kinës për zgjidhjen e vështirësive në zhvillim. Kjo ka treguar përgjegjësinë e liderit të një vendi të madh për njerëzimin dhe botën.
Për nxitjen e zhvillimit, Kina ka ndërmarrë veprime siç ka deklaruar. Gjatë takimit, Xi shpalli masat e rëndësishme të Kinës për zbatimin e Nismës së Zhvillimit Global, si krijimi i fondit për zhvillimin global dhe bashkëpunimin Jug-Jug dhe shtimi i investimeve për fondin e paqes dhe zhvillimit Kinë-OKB.
Në dialogun e 24 qershorit u publikua edhe një listë arritjesh me 32 masa të marra, që përfshijnë reduktimin e varfërisë, sigurinë ushqimore, punën antiepidemike dhe vaksinat, financimin për zhvillimin, ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e gjelbër, industrializimin, ekonominë digjitale dhe ndërlidhjen në epokën digjitale. Ky është kontributi i fundit i Kinës për mobilizimin e burimeve të zhvillimit global dhe përshpejtimin e zbatimit të Agjendës së OKB-së për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030.
Ambasadori i Brazilit në Kinë, Paulo Estivallet de Mesquita, vuri në dukje që këtë vit, Kina ka mposhtur pengesat e shkaktuara nga sfidat globale dhe ka zbatuar seriozisht detyrat e vendit kryetar të radhës. “Vendet e BRICS-it do të jenë më të fuqishme me bashkim dhe Kina si kryetare e radhës luan rol kyç,” tha ai.
Kryetari ekzekutiv i Grupit të Mediave të Pavarura të Afrikës së Jugut, Iqbal Survé, thotë që zhvillimi i Kinës është një histori e madhe. Sipas tij, faktet kanë dëshmuar që në këtë histori të madhe ka jo vetëm dëshirë për pasurimin e përbashkët të 1.4 miliardë kinezëve, por edhe përgjegjësi që “asnjë vend e asnjë njeri të mos mbetet mbrapa”. (Jiang Lei)