制造---[zhì zào]---manifakturë

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Kina ka pasur arritje të mëdha në industrializim e informatizim, si shpejtimi i dukshëm i hapave të industrializmit të tipit të ri, përsosja e mëtejshme e sistemit industrial, plotësimi i zinxhirit industrial etj. Kina po realizon kapërcimin historik nga “vendi i madh i manifakturës dhe i internetit” në “vendin e fuqishëm të manifakturës dhe të internetit”.

Linja e montimit të automjeteve "Great <br>Wall" në qytetin Chongqing, 11 qershor 2022/ VCG

Linja e montimit të automjeteve "Great Wall" në qytetin Chongqing, 11 qershor 2022/ VCG

Në një konferencë shtypi të zhvilluar të martën me temë “Kina në dekadën e fundit”, zv.ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit i Kinës, Xin Guobin, tha se nga viti 2012 deri vjet, vlera e shtuar industriale në Kinë u rrit nga 20.9 trilionë juanë në 37.3 trilionë juanë. Ndër to, vlera e shtuar e manifakturës arriti nga 16.98 trilionë juanë në 31.4 trilionë juanë dhe pesha specifike kundrejt manifakturës globale u ngrit nga 20 në afro 30 për qind.

“Gjatë viteve 2020 dhe 2021, pavarësisht nga goditjet e pandemisë, manifaktura kineze ruajti rritjen mesatare vjetore prej 6.1 për qind, që është më e lartë se rritja mesatare globale prej 2 për qind në vit. Kjo ka siguruar jo vetëm ecurinë e qëndrueshme të ekonomisë kineze, por edhe ka luajtur rol të rëndësishëm për stabilizimin e zinxhirit të furnizimit global dhe për nxitjen e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore,” theksoi zv.ministri.

Tranzicioni drejt digjitalizimit është prirja e përgjithshme e ekonomisë globale. Vitet e fundit, Kina ka pasur përparim të dukshëm edhe në integrimin e teknologjisë së informacionit të brezit të ri me manifakturën. Han Xia, kryeinxhinier në Ministrinë e Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit të Kinës, u shpreh se me përdorimin e teknologjive dhe aplikacioneve të reja, manifaktura kineze ka shpejtuar transformimin në mënyrën e prodhimit, formën e ndërmarrjeve, modelet e biznesit dhe mënyrat e punësimit, gjë që ka nxitur fuqimisht ngritjen e cilësisë, uljen e kostos, shtimin e efektivitetit dhe zhvillimin e gjelbër e të sigurt në sektorin e manifakturës.

Reparti inteligjent i përpunimit të ambalazhit në qytetin Nantong të Kinës Lindore, më 10 qershor 2022/ VCG

Reparti inteligjent i përpunimit të ambalazhit në qytetin Nantong të Kinës Lindore, më 10 qershor 2022/ VCG

“Deri në fund të vitit 2021, në ndërmarrjet kineze u realizua digjitalizimi në 51.3 për qind të hallkave kyçe të prodhimit dhe në 74.7 për qind të mjeteve të projektimit, përkatësisht 30.7 dhe 25.9 pikë përqindjeje më shumë në krahasim me vitin 2012. Tani mbi 6 mijë kompani kineze mund të ofrojnë zgjidhje të sistemit të manifakturës e zgjuar dhe Kina ndodhet në nivelin e parë të botës për manifakturën e zgjuar në rafinerinë kimike, prodhimin e pajisjeve elektro-shtëpiake etj.,” shpjegoi Han.

Në këtë konferencë shtypi, zv.ministri Xin vuri në dukje gjithashtu se, me gjithë mjedisin e ndërlikuar dhe pasiguritë e shumta si pasojë e konflikteve gjeopolitike dhe e gjendjes epidemike, prirja e mirë e zhvillimit të manifakturës në Kinë nuk ka ndryshuar. (Wang Lei/ Artan)