电力---[diàn lì]---energji elektrike
Të shtunën, në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong - Makao përfundoi ndërtimi i projektit më të madh në botë të rrymës të vazhdueshme elastike që përbëhet nga dy rrjete të pavarura “të pranëvëna” të energjisë elektrike.
Ky është projekti i parë i tillë që synon të realizohet ndërlidhja rajonale mes qendrave të ngarkesës të energjisë elektrike.
Ky projekt përfshin një stacion të ri për konvertimin elastik të rrymës së vazhdueshme në qytetet Guangzhou dhe Dongguan, duke e ndarë rrjetin elektrik në Zonën e Madhe të Gjirit në dy rrjete inteligjente të pavarura “të pranëvëna” të energjisë elektrike.
Kryeteknologu i Korporatës së Rrjetit Jugor të Energjisë të Kinës (CSG), Rao Hong, u shpreh për gazetarët e CMG-së: “Ky është i pari projekt në botë që ndan në mënyrë të arsyeshme strukturën e ndërlikuar të rrjetit të energjisë elektrike dhe i pari që përdor teknologjinë e rrymës së vazhdueshme elastike për ndërlidhjen mes rrjeteve të ndara, që mund të furnizojnë me energji elektrike njëra-tjetrën në kohën normale dhe mund të ofrojnë mbështetje për njëra-tjetrën brenda 0.1 sekonde nësa ka difekt. Me këtë projekt, siguria dhe qëndrueshmëria e furnizimit të energjisë elektrike në Zonën e Madhe të Gjirit mund të përmirësohet në mënyrë të dukshme.”
Ndërtimi i kësaj vepre, me një investim prej 9.9 miliardë juanësh (rreth 1.48 miliardë dollarë amerikanë), zgjati dy vjet dhe ka nxitur rreth 8 miliardë juanë investime në në rrjedhën e sipërme dhe të poshtme të zinxhirëve industrialë.
Ling Yizhen nga departamenti infrastrukturor i Kompanisë së Rrjetit Elektrik të Guangdong-ut pranë CSG-së thotë: “Një strukturë e tillë mund të shmangë ‘vendosjen e të gjitha vezëve në një shportë’ dhe të pakësojë rrezikun e humbjes së gjerë të energjisë elektrike që shkaktohet nga përfshirja e ndërsjellë. Kur ka nevojë për mbështetje të ndërsjellë, mund të përdoret qarku i jashtëm. Ndërkohë, rrjeti i energjisë elektrike do të bëhet më elastik, çka mund të jetë më e lehtë për ndërlidhjen masive me energjinë e re.”
Ky projekt do të lejojë rrjetin e energjisë elektrike në Zonën e Madhe të Gjirit të përfshijë dhe të shfrytëzojë energjinë e erës, energjinë fotovoltaike dhe energji të tjera të reja. Krahas kësaj, ai mund të trajtojë 6 milionë kilovatë energji të pastra, si të erës dhe ujore, nga krahinat perëndimore të Kinës këtë vit.(Jiang Lei)