企图---[qǐ tú]---Orvatje

Shtëpia e Bardhë deklaroi të hënën se koordinatori për Çështjet e Indo-Paqësorit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së Kurt Campbell do të vizitojë tre vende ishullore të Paqësorit, duke përfshirë Ishujt Solomon. Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, shqetësimet lidhur me Kinën do të jenë një ndër temat kryesore të bisedimeve. Mendohet se kjo vizitë e Campbell-it synon prishjen e bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe këtyre vendeve, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Kurt Campbell,koordinatori për Çështjet e Indo-Paqësorit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së(Foto:VCG)

Kurt Campbell,koordinatori për Çështjet e Indo-Paqësorit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së(Foto:VCG)

Ditët e fundit, Kina dhe Ishujt Solomon nënshkruan një marrëveshje kuadër për bashkëpunimin ndërqeveritar në fushën e sigurisë. Të dy palët arritën konsensus për të zhvilluar bashkëpunim mbi bazën e leverdisë së ndërsjellë dhe të barazisë në fusha si ruajtja e rendit shoqëror, mbrojtja e jetës dhe e pasurisë së njerëzve, ndihma humanitare, përballimi i fatkeqësive natyrore etj., për të forcuar më tej kapacitetet e Solomoneve në mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe për të nxitur stabilitetin afatgjatë të këtij vendi. Kjo është një marrëveshje e përpiluar sipas së drejtës ndërkombëtare dhe nuk drejtohet kundër asnjë pale të tretë.

“Mirëpo, nervat e ShBA-së dhe të Australisë janë ngacmuar. Ato e përbaltin marrëveshjen si një ‘kërcënim’ ndaj sigurisë rajonale dhe po veprojnë aktivisht për ta prishur,” shkruhet në koment.

Australia ka dërguar disa funksionarë në Ishujt Solomon për lobim, madje duke “joshur” me para autoritetet vendore. Ndërsa përfaqësuesit e ShBA-së janë në prag të nisjes së vizitës së tyre në këtë vend ishullor.

“Të gjitha këto veprime janë vetëm një orvatje për të penguar bashkëpunimin normal të sigurisë ndërmjet Kinës dhe Solomoneve dhe për të prishur marrëdhëniet miqësore të Kinës me vendet ishullore të Paqësorit. Po Paqësori nuk është ‘kopshti privat’ i ndonjë vendi, as gur shahu i kundërvënieve gjeopolitike. Vendet ishullore të këtij rajoni kanë nevojë për larmi bashkëpunëtorësh dhe kanë të drejtë të zgjedhin partnerët e bashkëpunimit sipas vullnetit të vet,” vijon më tej komenti.

Foto:VCG

Foto:VCG

ShBA-ja dhe Austrialia, që nën pretekstin e “sigurisë” ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera si "të zotët e shtëpisë së Paqësorit”, kanë treguar elemente të hegjemonizmit dhe të kolonializmit. Ky veprim, sipas senatorit australian nga Partia e Gjelbër Jordon Steele-John, është “racizëm në thelb”. Ndërsa kryeministri i Solomoneve Manasseh Sogavare vuri në dukje se i ashtuquajturi “kërcënim i Kinës ndaj stabilitetit rajonal” është “kryekëput një shpifje”.

Në komentin e CMG-së përmendet që në nëntorin e vitit të kaluar, kur ndodhën trazira shoqërore në Solomone, pala kineze me kërkesën e këtij vendi, dërgoi një kontingjent materialesh ndihme dhe këshilltarë për të ndihmuar në shtimin e aftësive të forcave ligjzbatuese vendore. “Faktet vërtetojnë se një bashkëpunim i tillë ka dhënë rezultate të dukshme dhe është mirëpritur nga populli e qeveria e Ishujve Solomon. Kjo është arsyeja pse Solomonet morën vendimin për bashkëpunim me Kinën, sepse kjo e fundit mund të ofrojë ndihmë të vërtetë në rast nevoje, pa përmendur faktin se Solomonet janë një vend i pavarur sovran, që ka të drejtë të marrë një vendim të tillë,” thekson CMG-ja.

Trazirat shoqërore në Solomene,30 nëntor,2021(Foto:VCG)

Trazirat shoqërore në Solomene,30 nëntor,2021(Foto:VCG)

Në krahasim me Kinën, që ka fituar besimin e këtij vendi ishullor të Paqësorit, ShBA-ja është treguar mospërfillëse ndaj krizës ekzistenciale dhe gjendjes së paqëndrueshme afatgjatë të Solomoneve. Ambasada amerikane në këtë vend ka qenë e mbyllur për 29 vjet dhe vetëm së fundmi, kur marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Solomoneve janë bërë më të ngushta, Uashingtoni filloi t’i drejtojë sytë nga ky vend i vogël në Paqësor dhe në shkurtin e sivjetshëm ambasada amerikane në Solomone u rihap. “Me një fjalë, ShBA-ja nuk i kushton vëmendje të vërtetë sigurisë dhe zhvillimit të Solomoneve, por vetëm e konsideron këtë vend si një mjet për ta shfrytëzuar për kundërvënien strategjike ndaj Kinës. Shtëpia e Bardhë e përshkroi synimin e vizitës së Campbell-it 'për lulëzim, siguri dhe paqe', por nga kjo e gjithë bota pa farsën hipokrite dhe ironike të palës amerikane. Faktet kanë treguar se ShBA-ja vetë është kërcënimi më i madh i sigurisë rajonale, si për sa i përket deklarimit të prodhimit të armëve hipersonike brenda kornizës trepalëshe me Australinë e Britaninë, ashtu edhe planit të ri strategjik të NATO-s së drejtuar nga ajo për zgjerim në Azi-Paqësor. ShBA-ja po kërkon të prishë stabilitetin e tanishëm të rajonit, por vendimi i ishujve Solomon ka treguar se orvatje të tilla janë të kota”, përfundon komenti i CMG-së.