保税区---[bǎo shuì qū]---zonë maganizimi doganor
Që nga një prilli, Kina filloi të zbatojë zyrtarisht "Rregulloren e administrimit të zonave komplekse të maganizimit doganor". Si një nga metodat kryesore të hapjes, zonat komplekse të maganizimit doganor në Kinë realizuan një vëllim import-eksporti prej 5.9 trilionë juanësh vitin e kaluar, duke dhënë kontribut për 16.5 për qind të tregtisë së jashtme të Kinës. Një specialist vuri në dukje se zonat komplekse të maganizimit doganor janë bërë një platformë e rëndësishme e hapjes së Kinës dhe sivjet do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e tregtisë së jashtme dhe të investimeve të huaja në Kinë.
Zona e maganizimit doganore Haicang në portin Xiamen, më 5 mars 2022/ VCG
Zona komplekse e maganizimit doganor është një zonë me funksionin e mbrojtjes nga taksat doganore, e krijuar nga doganat kineze në krahinat e brendshme të vendit dhe me mbikëqyrjen e veçantë të tyre. Zona të tilla funksionojnë si zona të mbrojtjes nga taksat doganore, të përpunimit për eksport, të logjistikës e porteve dhe mund të zhvillojnë shërbime si tranziti ndërkombëtar, shpërndarja, blerja, tregtia tranzit dhe përpunimi për eksport. Më konkretisht, zona komplekse e maganizimit doganor duket si një dok i zgjatur. Mallrat e importuara në këtë zonë nuk doganohen dhe s'ka nevojë të pagohen taksa doganore përkohësisht, ndërsa për mallrat pas përpunimit në këtë zonë që do të shiten në Kinë, paguhen taksa sipas gjendjes së tyre.
Në zonën komplekse të maganizimit doganor Zhangjin në qytetin Jinan të Kinës Lindore, një kompani vendore kreu procedurat e zhdoganizimit pa paguar taksa doganore për reagentët dhe lëndët e para biologjike të importuara, duke shkurtuar shumë kohën e importimit. Një drejtues i kësaj kompanie, Hu Jiahang, tha: "Kompania jonë merret me kërkimin shkencor lidhur me mëlçitë artificiale dhe ka nevojë të importojë reagentë dhe nënshtresa biologjike. Falë qasjes së zonës komplekse të maganizimit doganor, lëndët e importuara mbërritën sa më shpejt që ishte e mundur në dorën e punonjësve të kërkimit shkencor, gjë që ka nxitur procesin e studimit dhe njëkohësisht ka ulur koston e taksave doganore prej 20 për qind."
Zona e maganizimit doganore Zhangjin në qytetin Jinan/ VCG
Deri më sot, në Kinë ka gjithsej 155 zona komplekse të maganizimit doganor, të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm për nxitjen e tregtisë së jashtme dhe të ngritjes së nivelit industrial, vuri në dukje Zhang Jianping, specialist nga Ministria e Tregtisë e Kinës.
"Në përgjithësi, zona komplekse e maganizimit doganor shërben si fronti i Reformës e Hapjes të Kinës dhe gjithashtu si një platformë me nivel të lartë të hapjes që lidhet drejtpërdrejt me tregun ndërkombëtar," shtoi Zhang.
Në vitin 2021, zonat komplekse të maganizimit doganor, me një sipërfaqe të vogël kundrejt territorit të Kinës, realizuan një të shtatën e vëllimit të përgjithshëm të import-eksportit të vendit, gjë që mishëron efekshmërinë e lartë të këtyre zonave, theksoi Zhang.
Sipas tij, rregullorja e re mbi zonën komplekse të maganizimit doganor do të përmirësojë dhe zgjerojë shërbimet në këtë zonë, përfshirë marrjen me qira me financim, biznesin elektronik ndërkufitar, dorëzimin e mallrave me kontrata me zbatim të ardhshëm të mbrojtura nga taksat doganore etj., dhe kjo do të nxitë më tej hapjen dhe zhvillimin e Kinës në nivel më të lartë.
Qendra e blerjes së drejtpërdrejt të mallrave të importuara në zonën e maganizimit doganore Jinyi të qytetit Jinhua, 17 janar 2022/VCG