垃圾---[lā jī]---mbetje
Me përpjekjet shumëvjeçare, Kina realizoi në kohë objektivin për ndalimin e importimit të mbetjeve të ngurta. Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit dhe Ekologjisë të Kinës bëri të ditur ditët e fundit se ka marrë fund historia kur vendet e zhvilluara i eksportonin mbetjet e tyre në Kinë.
"Mbetje të huaja" quhen në Kinë hedhurinat e ngurta të vijnë nga vendet e tjera, përfshirë mbetjet e letrës, ato plastike, metalike etj. Sipas specialistëve, në fillim të periudhës së Reformës e Hapjes në vitet '80 të shekullit të kaluar, shumë industri, si p. sh. manifaktura, kishin kërkesë kolosale për materiale të ndryshme të importuara dhe një pjesë mbetjesh, të importuara si lëndë të para, u bënë burime të rinovueshme, duke i sjellë Kinës përfitime ekonomike. Kina ka qenë importuesja më e madhe e mbeturinave në mbarë globin.
Me ngritjen e nivelit të forcave prodhuese në Kinë, ndërtimi i qytetërimit ekologjik është vënë në një vend më të rëndësishëm dhe kështu ndalimi i gjithanshëm i importimit të mbetjeve të ngurta është bërë një domosdoshmëri për Kinën.
Më 13 gusht 2019, punonjësit e Doganës së Portit Ningbo të Kinës Lindore mbikëqyrën tërheqjen e mbetjeve të ngurta në konteiner/ VCG
Qysh nga viti 2017, Kina filloi të zbatonte politikën e ndalimit të gjithanshëm të hyrjes së mbetjeve të huaja në vend, në mënyrë sistematike. Në fund të atij viti, Kina ndaloi në mënyrë të gjithanshme importimin e mbetjeve të ngurta që sillnin dëme të rënda ndaj mjedisit, ndërsa në fund të vitit 2019 nisi të ndalojë gradualisht importimin e mbetjeve të ngurta që mund të zëvendësohen nga burimet brenda vendit. Që nga 1 janari 2021, Kina ndaloi në mënyrë të gjithanshme importimin e mbetjeve të ngurta, sipas ligjit të rishikuar mbi parandalimin dhe sistemimin e ndotjes së mjedisit nga mbetjet e ngurta.
Specialistët janë të mendimit se nga lejimi i importit në kufizimin dhe ndalimin e tij, ndryshimi i mbikëqyrjes së hyrjes së mbetjeve të ngurta në Kinë pasqyron ndryshimin e modelit të zhvillimit ekonomik dhe ndryshimin e konceptit mbi mjedisin ekologjik. Kjo nënkupton edhe ngritjen e nivelit të industrisë kineze të burimeve të rinovueshme dhe ngritjen e pozicionit të Kinës në zinxhirin global të vlerës.
Më 21 shkurt 2022, Sri Lanka i tërhoqi Britanisë 45 konteinerë me mbetjet e ngurta/ VCG
Pas refuzimit të gjithanshëm të mbetjeve të huaja nga Kina, eksportuesit kryesorë të mbetjeve të ngurta, si ShBA-ja, BE-ja dhe Japonia, kërkuan të gjejnë vende të tjera si zëvendësuese të Kinës dhe një pjesë e vendeve të Azisë Juglindore u bënë destinacionet e reja për eksportimin e mbetjeve të ngurta të vendeve perëndimore. Më vonë, Vietnami, Tajlanda dhe Malajzia e pasuan Kinën dhe shtrënguan politikën e importimit të mbetjeve të ngurta. Në këtë sfond, BE-ja dhe Japonia filluan të shpejtonin ndërtimin e infrastrukturës për riciklimin e mbetjeve në vend. Kështu u konkretizua më tej një nga parimet e Konventës së Bazelit, që "mbetjet e ngurta të trajtohen afër vendit të krijimit të tyre".
Sipas drejtorit të Doganës së Përgjithshme të Kinës, qëllimi i qeverisë kineze për ndalimin e importimit të mbetjeve nuk është thjesht bllokimi i ardhjes së mbeturinave nga jashtë vendit, por nxitja e krijimit dhe e përmirësimit të sistemit global të riciklimit dhe promovimi i një mënyre të thjeshtë dhe të gjelbër jetese.