多样性---[duō yàng xìng]---Shumëllojshmëri
Ruajtja e biodiversitetit, me fjalë të tjera, mbrojtja e çdo lloji qenieje të gjallë në Tokë, është në qendër të arritjes së objektivit të zhvillimit të vazhdueshëm. Të gjitha llojet bimore dhe shtazore bashkëjetojnë me njeriun në një rrjet të ndërlikuar me lidhje të ndërvarur ose ekosistem që ndikon mbi cilësinë e ushqimit, ujit, ajrit, dheut si dhe klimën e botës. Ndërsa të gjitha qeniet e gjalla luajnë role unike që mbështesin kolektivisht ekonominë globale, ekzistenca e tyre është kërcënuar nga aktivitetet e njeriut që drejtohen nga zhvillimi urban, rritja e popullsisë dhe ndotja.
Foto: Panda robot "Youyou" pozon me një shenjë zemre në Pavijonin e Kinës në “Expo 2020” në Dubai të Emirateve të Bashkuara, 20 tetor 2021 (Xinhua)
E gjendur para të njëjtave sfida, Kina, që është vatra e 10 % e llojeve bimore dhe 14 % llojeve shtazore në Tokës, i ka dhënë përparësi ruajtjes së shumëllojshmërisë biologjike gjatë synimit të zhvillimit të vazhdueshëm. Duke e njohur faktin se ekosistemi i vendit ka rëndësi jetike për përmirësimin e sigurisë ushqimore, ruajtjen e ujit, ofrimin e burimeve mjekësore dhe realizimin e zhvillimit të vazhdueshëm, Kina, një ndër 17 vendet me megabiodiversitet në botë, po nxit përdorimin e teknologjisë inteligjente për të shtuar përpjekjet e saj në mbrojtjen e biodiversitetit që të garantojë se rritja ekonomike nuk duhet të arrihet në dëm të mjedisit.
Teknologji të tilla po luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e ekosistemit të Kinës. Për shembull, në një rezervat natyror në provincën Gansu të Kinës Veriperëndimore është vendosur sistemi i videomonitorimit me inteligjencë artificiale që i ndihmon studiuesit të mbledhin të dhëna në kohë reale të kafshëve të egra pa cenuar mjedisin e tyre të jetesës. Për më shumë se dy vjet, sistemi me rreth 300 kamera me rreze infra të kuqe që ka kapur imazhe të kafshëve të egra të zonës, duke përfshirë të të 110 pandave të mëdha vendore, i ka ndihmuar studiuesit të vrojtojnë shëndetin dhe sigurinë e këtyre kafshëve të egra.
Me anën e ofrimit të informacioneve të rëndësishme kërkimore, kjo risi teknologjike ka kontribuuar shumë për të kuptuar më mirë ndryshimet rastësore të popullatës së kafshave të egra, gjë që ka rëndësi kyçe për të mbrojtur të gjitha pandat dhe kafshët e tjera në këtë zonë. Për shembull, vetëm vjet, me këtë teknologji inteligjente janë bërë 2896 fotografi dhe 3218 sekonda video të kafshëve të egra. Pas analizimit të të dhënave të mbledhura nga sistemi i vrojtimit, studiuesit zbuluan rritjen graduale të kafshëve të mëdha dhe përmirësimin e sistemit ekologjik.
Foto: Peshq dhe anemona në një fermë detare rreth ishullit Wuzhizhou në Sanya të provincës Hainan të Kinës Jugore, 28 maj 2020(Xinhua)
Teknologji të ngjashme janë zbatuar edhe në disa krahina të tjera të Kinës për të mbrojtur pandat e mëdha dhe sistemin ekologjik, si në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore, e cila është vendlindja e pandave dhe ku jetojnë më shumë lloje të veçanta në Kinë sesa në provincat e tjera të vendit.
Sistemi Digjital i Pandave (DPS), që ka mbi 600 kamera, drona dhe satelitë, i pajis rojtarët e pyjeve me mjete efektive për të vëzhguar pjesët ku është e vështirë për të hyrë në thellësitë e pyjeve: në këto zona ku nuk ka furnizim të mjaftueshëm me energji, përdoret energjia diellore për të vënë në funksionim DPS-in. Tani, ky sistem po ndihmon 140 mijë rojtarë, menaxhues të stepave dhe studiues të kryejnë vrojtimin në kohë reale, mbledhjen e informacioneve dhe verifikimin në të gjitha pyjet e provincës Sichuan.
Deri tani, përdorimi i teknologjive inteligjente, së bashku me masa të tjera që janë në zbatim për të mbrojtur shumëllojshmërinë biologjike, dëshmojnë mbajtjen e premtimeve të qeverisë kineze. Gjatë kërkimit të rritjes ekonomike bashkë me mbrojtjen e biodiversitetit, Kina po krijon një shembull, përsëri me risitë teknologjike, çka është një kontribut i vlefshëm për të forcuar veprimet për të arritur zhvillimin e vazhdueshëm.(Zhang Yan/Artan)