谎言--[huǎng yán]--gënjeshtër
“Në Xinjiang kurrë nuk ka pasur punë të detyruar nga asnjë organizatë a individ dhe punësimi i banorëve të kombësive të ndryshme është i vullnetshëm dhe i lirë.” Kështu u tha në një konferencë për shtypin të zhvilluar të shtunën nga Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit i Kinës, ku u theksua me fakte që i ashtuquajturi “Akt i parandalimit të punës së detyrueshme të ujgurëve” i ShBA-së është krejtësisht një mashtrim dhe një manipulim politik, në orvatje për “kufizimin e Kinës me anë të Xinjiang-ut”.
“Puna e detyrueshme” është e përcaktuar qartë në ligjin ndërkombëtar. Sipas Konventës së Punës së Detyrueshme të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, punë e detyrueshme është çdo punë ose shërbim që sigurohet nën kërcënimin për ndëshkim dhe kundër dëshirës së njerëzve. Me këtë standard, në Xinjiang nuk ekziston “puna e detyrueshme”.
foto:VCG
Në Xinjiang, punësimi i banorëve të kombësive të ndryshme mbrohet nga ligji, si kushtetuta, ligji i punës dhe ligji i kontratës së punës. Të gjitha punët që bëjnë vendosen nga ata vetë. Vitet e fundit, Xinjiang-u ka shtuar trajnimet për punësim dhe ka zgjeruar kanalet e punësimit, duke rritur në mënyrë të dukshme ndjenjat e përfitimit, lumturisë dhe sigurisë të banorëve.
foto:VCG
Në konferencën e shtypit, punëtori i vjeljes së pambukut, Abdukumuxhan Rehman tha që “me makinë, vjelja e pambukut në një zonë prej 200 akrash bëhet brenda një dite dhe të ardhurat neto janë 300 mijë juanë”. Profesori i Universitetit Normal të Xinjiangut Ableti Vajiti thotë që, ndër 39 të studentë të tij që u diplomuan sivjet, 34 janë bërë mësues dhe pesë nëpunës.
Mund të shohim që i ashtuquajturi “Akt i parandalimit të punës së detyrueshme të ujgurëve” është krejtësisht një gënjeshtër e madhe! Hartimi i një akti të tillë nga ShBA-ja synon në thelb që banorëve në Xinjiang t’u hiqet e drejta e pasurimit, në orvatje për shkatërrimin e stabilitetit në Xinjiang dhe për kufizimin e zhvillimit të Kinës.
foto:VCG
Një punonjës në kompaninë e tekstileve të Xinjiangut Amenguri Abduzhusuri, pyeti me zemërim: “A ka nevojë të detyrohemi të punojmë për pasurim? Forcat antikineze në ShBA dhe vendet e tjera perëndimore përbaltin Kinën me qëllim të ndikojnë në jetën tonë të mirë. Asnjëherë nuk do të jemi dakord me këtë!”
Punonjësit vendorë kanë të drejtën e fjalës për gjendjen e tyre të punës dhe nuk kanë nevojë për kujdes nga ShBA-ja, e cila ka më shumë nevojë t’i kushtojë vëmendje punës së detyruar në ShBA. Nëse ShBA-ja u kushton vërtet vëmendje të drejtave të njeriut, duhet të hartojë një akt për parandalimin e punës së detyrueshme të indianëve.
Qysh nga fundi i vitit 2018, mbi 2100 veta nga më shumë se 100 vende e rajone kanë bërë vizitë në Xinjiang, duke shikuar nga afër gjendjen e punës të banorëve vendorë dhe duke vlerësuar politikat e sigurimit të punës dhe efektet pozitive të tyre. Ky është unanimitet ndërkombëtar dhe nuk mohohet nga ndonjë akt i miratuar nga pala amerikane!
ShBA-ja duhet të ndalojë menjëherë manipulimin politik duke shfrytëzuar çështjen e Xinjiang-ut, përndryshe, Kina do të bëjë reagime përkatëse sipas gjendjes praktike. Faktet do të vërtetojnë që gënjeshtrat e ShBA-së nuk do të pengojnë lulëzimin e Xinjiang-ut e zhvillimin e Kinës dhe janë të destinuara të dështojnë!