变化---[biàn huà]---ndryshim
Sivjet është 20-vjetori i anëtarësimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Gjatë 20 vjetëve, falë thellimit të pandërprerë të reformave dhe nxitjes së vazhdueshme të hapjes së nivelit të lartë, Kina ka ngritur dukshëm fuqinë ekonomike e potencialin e vet kombëtar dhe i ka sjellë edhe botës përfitime të mëdha zhvillimi.
Sot Kina është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë, si dhe vendi më i madh për tregtinë e mallrave dhe thithjen e investimeve të huaja. Lidhur me këtë, Andrea Appolloni, asistentprofesor i ekonomisë në Universitetin e Dytë të Romës, i tha gazetarit të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) se pas anëtarësimit të Kinës në OBT, kontributi mesatar i Kinës për rritjen e ekonomisë globale është afro 30 për qind në vit, duke u bërë një motor i rëndësishëm i rritjes së ekonomisë botërore. Hyrja e Kinës në OBT është një ngjarje që jo vetëm ka nxitur zhvillimin e Kinës, por i ka sjellë edhe ekonomisë botërore ndryshime të thella.
Andrea Appolloni, asistentprofesor i ekonomisë në Universitetin e Dytë të Romës/ CMG
“Anëtarësimi i Kinës në OBT-në e ka nxitur zhvillimin e vetë Kinës dhe njëkohësisht është shumë i rëndësishëm edhe për zhvillimin e ekonomisë botërore. Kina ka tani shtresën e mesme më të madhe në botë dhe është partnerja më e madhe tregtare e mbi 120 vendeve e rajoneve të botës. Mund të themi se ky është një ndryshim shumë pozitiv në tregtinë globale,” tha ai.
Gjatë 20 vjetëve pas anëtarësimit në OBT, ekonomia kineze ka kryer procesin e integrimit me ekonominë botërore. Panairi Ndërkombëtar i Importit i Kinës, që është zhvilluar për katër vjet me radhë, është bërë një platformë e rëndësishme për hyrjen e ndërmarrjeve italiane në tregun kinez. Appolloni shprehu mendimin se në fushën e ushqimeve, të verës dhe të artikujve luksozë, ndërmarrjet italiane kanë gjetur dhe do të gjejnë më shumë mundësi zhvillimi në tregun kinez.
“Tregu kinez u ka ofruar shumë raste ndërmarrjeve italiane dhe do të krijojë edhe më shumë raste në të ardhmen. Italia është i pari vend i G7-s që mori pjesë në nismën ‘Një brez, një rrugë’. Besoj se kjo nismë do të krijojë edhe më shumë mundësi bashkëpunimi strategjik në marrëdhëniet ekonomiko-tregtare kino-evropiane. Edhe ndërmarrjet italiane do të kenë më shumë bashkëpunim ekonomik në Kinë,” theksoi Appolloni.
foto nga VCG
Aktualisht, ekonomia botërore ndodhet ende përpara gjendjes epidemike, inflacionit, mungesës së zinxhirit të furnizimit dhe faktorëve të tjerë të pasigurt. Edhe unilateralizmi dhe proteksionizmi kanë shkelur seriozisht parimet bazë të OBT-së. Megjithatë, Kina ka përkrahur në mënyrë të vendosur sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe ka nxitur lehtësimin e tregtisë e të investimeve. Appolloni tha se ndërmarrjet kineze, që kanë zhvilluar bashkëpunimin ndërshtetëror, do të luajnë rol të rëndësishëm në nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike:
“Kina e ka përballuar gjendjen epidemike në mënyrë efikase dhe ka pasur rritje të dukshme në prodhim dhe konsumin e brendshëm. Ashtu siç kanë vënë në dukje shumë ekonomistë, kjo pasqyron elasticitetin e ekonomisë kineze. Ndërsa ndërmarrjet kineze që merren me tregtinë e jashtme mund t’i ndihmojnë një pjesë të vendeve në krizë të rimëkëmben. Pra, aktualisht roli i Kinës është me rëndësi jetike, veçanërisht i atyre ndërmarrjeve kineze që investojnë në vende të tjera.”