当家作主---[dāng jiā zuò zhǔ]---zot i vetes
Për t’u vlerësuar një sistem demokratik, duhet provuar në radhë të parë nëse populli është zot i vetes.
“Demokracia perëndimore është në krizë.” Në një artikull të publikuar në uebsajtin e gazetës spanjolle “El País” vihet në dukje se në shoqërinë perëndimore shtetasit vijojnë të gëzojnë të drejta politike, si votimi etj., por kjo nuk u siguron atyre të drejtën që të ndikojnë mbi vendimmarrjen politike dhe ata që kanë pushtet kanë shumë mënyra që të marrin vendime politike pa përfillur të drejtat e publikut.
Kjo analizë godit të metat e demokracisë perëndimore dhe demaskon se “demokracia zgjedhore”, për të cilën vendet perëndimore janë krenare, në fakt mbetet “loja” e të pasurve dhe nuk është demokraci e vërtetë.
Atëherë, ç’është demokracia e vërtetë?
Në komunikatën e Plenumit të 6-të të Komitetit Qendror të PKK-së, të zgjedhur në Kongresin e 19-të të kësaj partie, u përgjithësua praktika e Kinës në politikën demokratike, duke theksuar zhvillimin e demokracisë popullore në të gjithë procesin dhe sigurimin e bërjes së popullit zot të vetvetes.
Për shoqërinë kineze, “demokracia” nuk është ndonjë gjë e huaj. Historia e kultura e lashtë kineze ka kultivuar ide të thjeshta demokratike, ndërsa qysh nga krijimi i saj para 100 vjetëve, PKK-ja ka thithur pandërprerë rezultatet e shquara të qytetërimit politik brenda e jashtë vendit dhe ka ngulur këmbë në bërjen e popullit zot të vetes. Veçanërisht pas vitit 2012, PKK-ja ka pasuruar më tej konceptin dhe praktikat e demokracisë dhe ka krijuar një rrugë të demokracisë popullore gjatë të gjithë procesit, duke përfshirë demokracinë zgjedhore, demokracinë këshillimore, demokracinë shoqërore, demokracinë në bazë, demokracinë e shtetasve dhe elemente të tjera të politikës demokratike. Pra, një zinxhir i plotë sistemor i siguron popullit kinez të gëzojë demokracinë më të gjerë, më të vërtetë dhe më praktike.
“Kyçi i vlerësimit të demokracisë së një vendi është nëse populli është zot i vetes”; “Demokracia nuk është zbukurim vetëm për t’u shikuar, por metodë për të zgjidhur problemet e popullit.” Këto shtjellime të presidentit kinez Xi Jinping janë bërë “çelësi” për të kuptuar politikën demokratike të Kinës.
Për vlerësimin e demokracisë së një vendi, populli i këtij vendi ka të drejtën më të madhe. Sipas një sondazhi të fundit nga një agjenci amerikane, niveli i kënaqësisë së popullit kinez për partinë në fuqi dhe për qeverinë arrijnë përkatësisht 95 % dhe 98 %. Kjo është përgjigjja më e mirë për të drejtat demokratike të popullit kinez.
Ata politikanë perëndimorë që flasin shpeshherë për “demokracinë”, duhet të tregojnë vëmendje për një tjetër sondazh: sipas rezultatit të sondazhit të publikuar në fund të tetorit nga radio ABC, 57 % e të pyeturve në mbarë globin dhe 72 % e të pyeturve në ShBA nuk mendojnë se ShBA-ja është një shembull i mirë i demokracisë. Ndërkohë, “Samiti Global i Demokracisë”, i thirrur nga ShBA-ja për muajin tjetër, vlerësohet nga opinioni si “fantazi” dhe “i destinuar të dështojë”.
Demokracia nuk është “patentë” e vendeve perëndimore dhe çdo vend ka të drejtë të zgjedhë rrugën e vet për zhvillimin e demokracisë. Gjatë 100 vjetëve të kaluar, rruga e demokracisë popullore gjatë të gjithë procesit në Kinë theu “mitin e demokracisë” të vendeve perëndimore dhe u shërben si përvojë vendeve në zhvillim në kërkimin e modelit të demokracisë në përputhje me gjendjen konkrete të brendshme.