天坛---[tiān tán]---Tempulli i Qiellit

Jerida: Kemi flour në emisionet e kaluara për disa nga vendet me të rëndësishme, monumente kulture të Pekinit, me vlera historike e kulturore, të lidhura me Dinastitë perandorake dhe Perandorët. Të tilla si Muri i Madh që në kinezisht i thonë Çhang Çhën, Porta e Paqes Qiellore – Tien An Men dhe Sheshi Tien An Men- Tien An Men Guançhang si dhe Qytetin e Ndaluar- Xë Xhin Çhën ose Pallatin e Perandorit- Gu Gun. Sot do të flasim për një tjetër pike mjaft të bukur të Pekinit Tempullin e Qiellit- Tien Tan, gjithashtu i lidhur me veprimtarinë e perandorëve. Tien Tan ishte vendi ku perandërët kryenin ceremonitë fetare, por për të mësuar më shumë me mua si gjithmonë është Iljaz Spahiu. …

Iljaz Spahiu: Ni hao Jerina! Përveç Tempullit të Qiellit mendoj që sot të fillojmë edhe me disa fjalë të përdorimit të përditshëm të gjuhës kineze. Por të fillojmë me Tempullin e Qellit dhe Parku i Tempullit- Tiantan Gongyuan te Qiellit, që për mua është një nga vendet më të preferuara në Pekin.

Qínián diàn 祈年殿

Tempulli i Qiellit 天坛

Tempulli i Qiellit , me pinyin Tian Tan- Tian është Qiell ndëra Tan është Altar. Tiantan është emërtimi i përgjithshëm i dy Altarëve kryesorë: Yuanqiu(yuán qiū) ose Jitiantan (Jì tiāntán) dhe Qigu (Qí gǔ ).

Yuanqiu 圜丘

Yuanqiu 圜丘

Yuanqiu ishte altari ku perandori çdo vit në dimër kryente flijime, ndërsa Qigu- Altari ku ai lutej për të korra të mbara. Pra Tiantan është një kompleks perandorak ndërtesash fetare, në Altarin e të cilëve perandorët e dy dinastive të fundit Ming dhe Qing, gjithsej 22 perandorë, i ofroninin flijime Qiellit dhe i luteshin për korrje të mbara. Ai është ndërtuar në vitin e 18-të sundimit të perandorit Yongle të dinastisë Ming- me kalendarin Gregorian në vitin 1420.

Në vitin 1998 është shpallur Trashëgimi Kulturore e UNESCO-S, për arkitekturën unike të një prej civilizimeve më të vjetëra.

Jerida: Disa të dhëna mbi Tempullin e Qiellit.

Tempulli i Qiellit 天坛

Qínián diàn 祈年殿

  • Tiantan dhe Tiantan gongyuan: Tempulli i Qiellit dhe Parku i Tempullit të Qiellit shtrihen në jug-lindje të Pekinit. Sipërfaqja 2 milion e 730 mijë meter katrorë.

  • Ndërtesat kryesore të Tiantan: Ndërtesa e Lutjeve për Korrje të mbarra (Qínián diàn), është një ndërtesë e mrekullueshme rrethore me tre kate, me diametër 36 m dhe lartësi 38 metër, e ndërtuar në tre nivele me bazament mermeri.

  • Ndërtesa e Huang Gan Dian (Huáng gān diàn ), ndërtesa ku perandori kryente flijime dhe përkujtonte paraardhësit.

  • Porta e Lutjeve- Qinianmen – është porta kryesore e oborrit të Ndërtesës së Lutjeve, vlerësohet si porta e nivelit më të lartë në Kinën antike.

  • -Oborri Imperial, në të cilën ndodhet një ndërtesë në formë të rrumbullakët, ku ruheshin objektet e faljes dhe flijimit. Ndërtesa është e rrethuar nga një mur rrethor, besoj i njohur masivisht si Muri Akustik. i lartë 3.72 m, i gjerë 0.9 metër.


    Parku i Tempullit të Qiellit

    Parku i Tempullit të Qiellit

  • Sipas dokumentave historikë, ceremonitë e lutjeve zyrtare e kanë zanafillën qysh para 2 mijë vjtësh. Në Kinën e lashtë, Perandori i Kinës konsiderohej si Biri i Qiellit, dhe si i tillë administronte çështjet tokësore dhe përfaqësonte autoritetin qiellor.

    Dy herë në vit Perandori dhe të gjithë njerëzit e tij do të lëviznin nga Qyteti i Ndaluar dhe vendoseshin pranë kompleksit, i veshur me rroba të veçanta dhe duke u përmbajtur nga ngrënia e mishit. Asnjë kinez i zakonshëm nuk lejohej të shikonte këtë procesion ose ceremoninë që e pasonte.

    Ceremonia duhej të përfundonte në mënyrë perfekte; mendohej se një gabim sado i vogël përbënte një ogur të keq për gjithë kombin në vitin e ardhshëm.

    -Theksoj se përveç Tempullit të Qiellit, në Pekin janë edhe Tempulli i Tokës, tempulli i Diellit dhe Tempulli i Hënës. Diçka rreth tyre.

    -Pas shpërthimit të Revolucionit- Xinhai Geming, i cili shënoi fundin e Dinastive perandorake në Kinë, Tempulli i Qiellit u kthye në Park, dhe si i tillë funksionon edhe sot. Është një ndër parqet më të mëdhenj dhe më të bukur të Pekinit, i cili është zgjeruar herë pas here. Përveç zonës së gjelbëruar në park ka edhe mbi 2500 selvi mbi dyqind vjeçare si dhe një shumëllojshmëri lulesh.

    - Artistë që këndojnë, njerëz që bëjnë punë dore, ushtrojnë sporte etj.

    Jerida: Në fund të emsionit mendoj të përsërisim fjalët që kemi mësuar deri tani.

    Iljaz Spahiu: Po, mendoj se është e dobishme, por gjithashtu duke filluar nga ky emision do të fillojmë të japim edhe një fjalor të gjuhës së përditëshme, për të ndihmuar sadopak në marrjen e njohurive fillestare të gjuhës kineze.


    Përgatiti Iljaz Spahiu/ foto nga VCG