方案---[fang àn]---Plan

Presidenti Xi Jinping në takimin

Presidenti Xi Jinping në takimin

Në fjalimin e mbajtur të premten në Takimin Jozyrtar të Liderëve të APEK-ut nëpërmjet lidhjes me video, presidenti kinez Xi Jinping paraqiti katër propozime për nxitjen e bashkëpunimit antiepidemik dhe të rimëkëmbjes ekonomike në Azi-Paqësor, duke fituar vlerësimin e palëve të ndryshme. Ekonomisti brazilian Ronnie Lins u shpreh se fjalimi i presidentit Xi Jinping ka ofruar një mundësi për bashkëpunimin antiepidemik ndërkombëtar e për rimëkëmbjen ekonomike.

Tani pandemia e COVID-19 ende po vijon dhe ekonomia botërore është ende e dobët. Në këtë sfond, zhvillimi i Takimit Jozyrtar të Liderëve të APEK-ut kishte për qëllim që palët e ndryshme ta përballojnë së bashku pandeminë, duke nxitur rimëkëmbjen ekonomike.

Në takim, presidenti Xi Jinping shpalli dhënien nga Kina të 3 miliardë dollarëve ndihmë ndërkombëtare në luftën kundër pandemisë të vendeve në zhvillim brenda tre vjetëve të ardhshëm dhe përkrahjen ndaj përjashtimit të të drejtave të pronësisë intelektuale për vaksinat e COVID-19.

Si motori i rëndësishëm i rritjes së ekonomisë botërore, shkëputja nga pandemia dhe rikthimi i rritjes në Azi-Paqësor jo vetëm kanë lidhje me interesat e këtij rajoni, por edhe do të ushtrojnë ndikim të madh mbi zhvillimin e ekonomisë botërore. “Thellimi i integrimit ekonomik rajonal”, “zhvillimi i vazhdueshëm”, “shfrytëzimi i mundësive të reja të risive tekniko-shkencore” etj. të paraqitura në fjalimin e presidentit Xi kanë pasqyruar përkrahjen e gjithëhershme të Kinës për integrimin ekonomik rajonal dhe globalizimin ekonomik.

Arsyeja kryesore e zhvillimit të Azi-Paqësorit në një pol të rëndësishëm të rritjes së ekonomisë botërore është që palët e ndryshme në këtë rajon i përmbahen me vendosmëri integrimit ekonomik rajonal. Në rrethanat e tanishme të rritjes së unilateralizmit dhe të çglobalizimit në botë, propozimet e palës kineze për bashkëpunim, hapje, mbrojtjen e sistemit të tregtisë shumëpalëshe me Organizatën Botërore të Tregtisë në krye etj. kanë rëndësi të madhe për ndërlidhjen e palëve të ndryshme të APEK-ut dhe për ndërtimin e rajonit të tregtisë së lirë të Azi-Paqësorit me nivel të lartë.

Nga ana e zhvillimit të vazhdueshëm dhe e risive tekniko-shkencore, midis Kinës dhe palëve të ndryshme të APEK-ut ka një potencial të madh bashkëpunimi. Tani Kina po punon për realizimin e rritjes së gjelbër dhe ka hartuar programin për arritjen e kulmit të lëshimit të karbonit para vitit 2030 e të asnjanësimit të karbonit para vitit 2060. Njëkohësisht, Kina ka grumbulluar përvojë të pasur në ndërtimin e infrastrukturës digjitale e të ekonomisë digjitale dhe mund të ndajë mundësitë e bashkëpunimit me vendet e ndryshme në këtë fushë. Dekani i Shkollës së Biznesit të Zelandës së Re Huang Weixiong shprehu bindjen se, si ekonomia e dytë e madhe në botë, Kina do të luajë rol aktiv në realizimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe do të jap kontribut të rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm të Azi-Paqësorit dhe të botës. (Fani)(Foto:VCG)