种族主义---[zhǒng zú zhǔ yì]---Racizëm
Gjatë vitit 2020, epidemia e COVID-19 dhe ngjarja e George Floyd-it prishën më tej kamuflimet e ShBA-së për të ashtuquajturat barazi, liri dhe “poçe shkrirjeje të kombësive”, që janë endur me shumë zell nga ShBA-ja pas Luftës së Ftohtë.
Më 29 maj 2020, gjatë një proteste në Nju Jork të lëvizjes "jeta e afroamerikanëve ka rëndësi",një protestues imitoi çastin e fundit të jetës së George Floyd-it/ foto nga "People Vision"
Sipas të dhënave nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve e ShBA-së dhe nga mediet amerikane, vdekshmëria e afro-amerikanëve dhe të latino-amerikanëve gjatë epidemisë së COVID-19 është trefish më e lartë se ajo e të bardhëve, ndërsa përqindja e vaksinimit tek grupet e para të popullatës është sa gjysma e grupit të fundit. Në ShBA shpërthye lëvizja “jeta e afro-amerikanëve ka rëndësi“ në shenjë protestimi kundër shtypjeve raciale sistematike kundrejt afro-amerikanëve, racave të tjera me ngjyrë si dhe pakicave kombëtar. Për të stabilizuar gjendjen e përgjithshme, politikanët amerikanë kanë masa zbutëse për protestuesit, por diskriminimi racist, si një problem i thellë strukturor, nuk frenohet në mënyrë efektive.
Protesta në Boston, 20 janar 2021/ foto nga VCG
Diskriminimi racial në ShBA ka rrënjë në vetë sistemin e këtij vendi. ShBA-ja, si fuqi e politikës koloniste, korniza e krijimit të këtij shteti po bie në konfliktin e ashpër me diversitetin e zhvillimit dhe kulturor të kombeve të ndyshme në kohën e globalizimit. Dijetari amerikan, Samuel Huntington, që paraqiti teorinë “përplasja e qytetërimeve”, shkroi në librin e tij “Kush jemi? Sfidat përpara karakterit kombëtar të ShBA-së” se në kohën e kulmit të kolonializimit të vendeve perëndimore, ShBA-ja e mbajti “kulturën anglo-protestante” si thelbi i “identitetit kombëtar”, pra “liria dhe barazia”, këto vlera të mburrura në Kushtetutën e ShBA-së, bazohen vetëm në të ashtuquajturën “pjesë kryesore të shoqërisë”, d.m.th. një shoqëri kryesisht me racën e fenë e sipërpërmendur, ndërsa çdo i huaj konsiderohet nga pjesa esenciale të shoqërisë amerikan si “me mendime të ndryshme”.
Aktivisti për të drejtat civile Martin Luther King/ foto nga VCG
Një numër shumë i vogël të pakicash kombëtare mund të hyjnë në shtresën e lartë të shoqërisë amerikane, por me parakushtin që të pranojë plotësisht “kulturën anglo-protestante”. Aktivisti për të drejtat civile Martin Luther King provoi t’i bindte shoqërinë e të bardhëve, të cilët monopolizojnë kompetencat politike amerikane, t’i pranojnë zezakët, për arsye se afro-amerikanët mund të pranojnë “kulturën anglo-protestante”. Por ai nuk ishte i ndërgjegjshëm se pranimi i një individi me ngjyrë është i lehtë, por shkrirja e shoqërisë së të bardhëve me atë me ngjyrë është “një mision i pamundur” në ShBA. Lidhur me këtë, Huntington-i argumentoi: “Si një vend multiracial dhe me mungesën e karakterit unik të kombësive, ShBA-ja do të ruajë kohezionin kombëtar vetëm nëpërmjet unitetit kulturor dhe ideologjik. Por përvoja e ish-Bashkimit Sovjetik tregon se ideologjia pa ngjashmërinë në racë, kombësi dhe kulturë ka rolin e kufizuar në kohezion.”
Për ekzistencën e mëtejshme, ShBA-ja duhet të ruajë “karakterin e saj kulturor”. Por pakicat etnike, me afro-amerikanët si pjesë kryesore si dhe emigrantët në ShBA kanë kultura të ndryshme nga shoqëria “Aglo-protestante” të të bardhëve në këtë vend dhe kjo shkakton “krizën e identitetit” të ShBA-së.
Pa ndryshim revolucional në formën dhe sistemin e shtetit, stili racist i ShBA-së është vështirë të zhduket rrënjësisht në politikat e saj të brendshme dhe të jashtme. Largpamësit në ShBA dhe në bashkësinë ndërkombëtare duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe të marrin kundërmasa kundër racizmit në politikën e ShBA-së. (Wang Lei/ Albana)