你好---[nǐ hǎo]---Përshëndetje

CMG: Në vazhdim të emisionit “ Të mësojmë gjuhën kineze”, sot do t’ju njohim me një tjetër fjalë, sigurisht më të përdorshmen jo vetëm në gjuhën e përditëshme, por edhe atë të komunikimit të shkruar mes njerëzve. Me këtë fjalë e nisim edhe ne emisionin: Nihao- Përshëndetje!

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Iljaz Spahiu: “Ni hao” përbëhet nga dy herioglife, ni dhe hao. Ni do të thotë ti, kurse hao –mirë? Në gjuhën kineze “Ni hao” është fjala më e përdorur në takimet mes njërëzve, është fjala themel e saj. Përdoret si fjalë përshëndetëse për të treguar nderim, por edhe si fjalë hapëse e një bisede, si thirrje ndaj dikujt para se të kërkojë ndihmë ose thjesht si fjalë për të treguar mirësjellje.

“Ni hao” shpreh një lloj respekti për tjetrin, përdoret nga gjithkush pa dallim, kur takon njerëz të njohur ose të panjohur. Por ashtu si përshëndetje në shqip, mes të njohurve apo miqve të afërt, përdorimi i saj është paksa i tepruar dhe sikur krijon një lloj distance në komunikim, prandaj kryesisht përdoret gjatë kontakteve me njerëz jo shumë të njohur dhe të afërt. Në rastet kur përdoret në formë pyetëse si, Ni hao ma?- ka kuptimin Si jeni? Dhe sigurisht në këto raste shoqërohet me Hen hao, Xie xie! –Shumë mirë, Faleminderit!

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Duke qenë fjala më e përdorshme në komunikimin e përditshëm, pra një fjalë ose thirrje përshëndetëse, ajo shërben për të treguar një ndjenjë miqësie, afërsie për bashkëbiseduesin. Gjuha është pasqyrë e jetës, por edhe imazh holografik i shoqërisë, prandaj ndryshimet gjuhësore janë rrjedhojë e padiskutueshme e zhvillimir social. Ashtu si gjuhët e tjera, edhe në gjuhën kineze, nga mesi i shekullit të kaluar deri tani, fjalët përshëndetëse kanë pësuar ndryshime të dukshme, ndryshime që kanë reflektuar tiparet e kohës, luhatjet psikologjike të njerëzve në një shoqëri që ndryshon në mënyrë dramatike.

Për shembull më kujtohet kur sapo kishim shkuar në Kinë për studime, fjala që përmendej më shpesh në formën e përshëndetjes mes njerëzve ishte “chifan le ma?”- që do të thotë “Ke ngrënë bukë?”. Më vonë mësuam se kjo vinte ngaqë kinezët gjatë historisë së tyre kanë qenë shumë të varfër dhe për ta sigurimi i ushqimit kishte rëndësi jetike. Kjo shprehje tani përdoret shumë rallë dhe kryesisht në fshat, më shumë për shkak të zakonit. Për kuriozitet nga hulumtimi që unë kam bërë, kam përshtypjen se vetëm në shqip dhe kinezisht ekziston shprehja “Ke ngrënë bukë”, që i referorohet një vafti ngrënie, ndryshe nga gjuhët e tjera ku pyetja është për vaftin përkatës, “ a ke ngrënë drekë. mëngjes, darkë, etj”.

Sigurisht që përveç “Ni hao”, ne gjuhën kineze do të gjejmë edhe shumë shprehje të tjera përshëndetëse, si “Zaoshang hao”- Mirëmëngjes, wanshang hao-Mirëmbrëma, Wanan- Natën e mirë, Zenmeyang? – Çkemi? etj.

Kinezët kur takohen nuk para e kanë zakon të japin dorën ose të pëeqafohen. Ata zakonisht përshëndeten me një përkulje të lehtë dhe mes miqsh apo të njerëzve të afërm nuk përdorin Ni hao, por i drejtohen njeri tjetrit me emër.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Përshëndetjet e ngjashme me ato të gjuhës shqipe.

Përsëritje për fjalët e mësuara për përshëndetje dhe ato që zakonisht i shoqërojnë. si nihao- përgjigja nihao, ose nihao ma?- xiexie, wo henhao, nine? Nihao pengyou- pershendetje mik, zaoshang hao- mirëmëngjes.

CMG: Në dy emisionet e kaluara kemi mesuar dy fjalë shumë të rëndësishme të gjuhës kineze, “zhongguo” dhe “hanyu” ose “zhongwen”. Është mire që t’i përsërisni bashkë me ne për të mos i harruar.

Përgatiti: Iljaz Spahiu