铁路---[tiě lù]---hekurudhë
Infrastruktura dhe investimet përkatëse janë një model efektiv zhvillimi për nxitjen e zhvillimit ekonomik të një rajoni. Kjo është vërtetuar në historinë e njerëzimit.
Ndërtimi i infrastrukturës është një nga motorët kryesorë për zhvillimin e brendshëm të Kinës. Tani infrastruktura po ndërtohet më shumë në zonat jo të zhvilluara ose zonat rurale. Për shkak të kufizimeve të kushteve natyrore dhe gjeografike, projektet infrastrukturore në disa krahina të Kinës përballojnë vështirësi të madhe dhe Xizang-u (Tibet) është një krahinë e tillë.
Për të garantuar një jetesë të mirë si në provincat bregdetare të Kinës Lindore, duhet të ngrihen shumë infrastruktura, kështu që tani, shumë projekte janë në zhvillim. P. sh., banorët në Xizang mund të gëzojnë teknologjinë 5G, pasi në të gjitha zonat qendrore të qyteteve të këtij rajoni është instaluar rrjeti 5G.
Hekurudha e parë në Xizang është vënë në përdorim në korrik 2006 dhe ajo është hekurudha më e lartë dhe më e gjatë në rrafshnaltë në mbarë botën. Më pas, qeveria kineze vazhdoi ndërtimin e hekurudhave, pasi komunikacioni është kyçi për zhvillimin dhe përmirësimin e jetën së popullit. Banorët e Xizang-ut nuk do të përjashtohen nga pasurimi i përbashkët. Në fund të qershorit 2021, në prag të 100-vjetorit të krijimit të PKK-së, u vu në përdorim hekurudha e parë elektrike në Xizang dhe njerëzit e dinë mirë çfarë do të thotë kjo për zhvillimin vendor.
Kjo linjë hekurudhore ka lidhur qytetin Linzhi të pjesës juglindore të Xizang-ut dhe kryeqendrën e tij Lhasë, dhe është pjesë e rëndësishme e hekurudhës Sichuan-Xizang, duke përfunduar historinë e kësaj zone pa transport hekurudhor.
Në këtë linjë 435 km, shpejtësia e projektuar është 160 km në orë, jo e lartë në krahasim me shpejtësinë maksimale të rrjetit hekurudhor të Kinës. Por një shpejtësi e tillë në terren kaq të ndërlikuar malor është vërtet e madhe. Në mbarë këtë hekurudhë janë ndërtuar 47 tunele e 121 ura. Kjo linjë kalon 16 herë mbi lumin Yarlung Zangbo.
Hekurudha ka 9 stacione dhe ofron shërbime për udhëtarë dhe mallra. Me rrugë automobilistike, udhëtimi nga Lhasa për në Linzhi kërkon pesë orë, ndërsa tani me hekurudhë duhen vetëm tre orë e gjysmë. Në kabinat e trenit ka shërbime 5G. Koha e udhëtimit nga Shannan deri në Linzhi është pakësuar nga 6 orë në 2 orë. Vëllimi i transportit të mallrave me 10 milionë tonë ka krijuar kushte të mira për shitjen e mallrave vendore në krahinat e tjera të vendit.
Ndërtimi i hekurudhave në Kinë renditet në vendin e parë të botës dhe po zhvillohet me shpejtësi të jashtëzakonshme. Tani edhe krahinat jo të zhvilluara si Xizang-u po përfshihen në rrjetin hekurudhor të Kinës. Kjo tregon që zhvillimi i Kinës nuk bëhet vetëm në disa krahina. “Linja e jetës prej hekuri” do të sjellë përfitime për banorët e Xizang-ut dhe do të luajë rol të rëndësishëm për nxitjen e lulëzimit ekonomik dhe mëkëmbjen e zonave rurale të Kinës.(Jiang Lei)