腐败---[fǔ bài]---korrupsion
Vetërevolucioni është simboli i dukshëm që dallon Partinë Komuniste të Kinës nga partitë e tjera. Në vitin 1926, PKK-ja publikoi dokumentin e parë kundër korrupsionit. Nga drejtimi i revolucioneve në Kinë deri në krijimin e Kinës së Re dhe në Reformë e Hapje, PKK-ja ka zbatuar vazhdimisht e në mënyrë rigoroze administrimin e gjithanshme të partisë. Posaçërisht pas Kongresit të 18-të, PKK-ja ka treguar tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe ka ngritur në mënyrë të dukshme nivelin e drejtimit dhe efektshmërinë e luftimit, duke lënë përshtypje të thellë te komuniteti ndërkombëtar.
Sipas të dhënave zyrtare të Kinës, pas Kongresit të 18-të, në sektorët e kontrollit dhe të mbikëqyrjes së disiplinës, janë regjistruar mbi 3.8 milionë çështje, që përfshijnë 4 milionë e 89 mijë veta. Qysh nga viti 2015, kur filloi operacioni “Skynet”, janë kthyer në Kinë mbi 9100 persona të arratisur në 120 vende e rajone të botës dhe janë zbuluar 21 miliardë juanë para të vjedhura. Në historinë 100-vjeçare të PKK-së, kurrë nuk ka pasur arritje kaq të dukshme në luftën kundër korrupsionit.
Korrupsioni është sfida e përbashkët për partitë e vendeve të ndryshme, por veprime antikorrupsion në nivel kaq të lartë dhe të fuqishëm si ato të PKK-së nuk ka pasur kurrë. Kjo është për arsye se PKK-ja e kuptoi qartë që, nëse korrupsioni do të përhapej më tej, do të humbej mbështetja nga populli, do të shkatërrohej baza e pushtetit dhe do të zhdukej aftësia e luftimit. Më e rëndësishmja është që PKK-ja nuk ka interesat e veta në këtë drejtim, por niset nga interesat thelbësore të popullit, nuk fsheh mangësitë e veta dhe nuk i shpërfill problemet, por mund të bëjë vetëkontroll dhe vetërevolucion.
Sipas një sondazhi nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës në fund të vitit 2020, 95.8 % e të pyeturve kishin besim të plotë te qeverisja rigoroze e Partisë dhe kufizimi i korrupsionit. Kjo shifër është 16.5 % më e lartë se më 2012 dhe ka provuar opinionin e profesorit të Universitetit të Miqësisë të Rusisë Yuri Tavrovsky: “Lufta antikorrupsion jo vetëm ka rregulluar çështjet ekonomike, por edhe ka sjellë kufizimin e pushtetit të Partisë dhe shtetit nga poshtë-lart, duke fituar përkrahjen e gjithnjë e më shumë kinezëve”.
Në fakt, veprimi antikorrupsion është vetëm një pjesë e përpjekjeve të PKK-së në forcimin e vetëmenaxhimit. Si partia në pushtet e vendit me popullsinë më të madhe të botës, PKK-ja duhet medoemos të bëjë pandërprerë vetëpastrim, vetëpërsosje, vetërevolucion dhe vetëpërmirësim. Vetëm kështu, PKK-ja mund t'i drejtojë Kinën dhe popullin kinez të ecin përpara në drejtimin e duhur.
Në tetor 2019, në plenumin e 4-t të Komitetit Qendror të 19-të të PKK-së, u bënë planifikime në shumë drejtime, si përmirësimi i sistemit të qeverisjes dhe modernizimi i aftësisë së menaxhimit. Ndër këto misione, pika e parë është që të ngulet këmbë dhe të përmirësohet sistemi i udhëheqjes nga PKK-ja dhe të ngrihet niveli i administrimit në mënyrë shkencore, demokratike dhe sipas ligjit. Kjo ka treguar ndjenjën e përgjegjësisë e të detyrës dhe ndërgjegjshmërinë e PKK-së, dhe gjithashtu është një veprim aktiv në përballimin e sfidave brenda e jashtë vendit dhe në realizimin e objektivave të zhvillimit.
Për partitë në pushtet në vendet e botës, administrimi i tyre është një garanci e rëndësishme për qeverisjen e vendit. Vetërevolucioni i vazhdueshëm i PKK-së dhe kërkimi i përvojave në administrimin e saj të brendshëm jo vetëm kanë ngritur nivelin e qeverisjes së vendit, por edhe kanë pasuruar praktikat e kulturave politike moderne, duke ofruar përvoja pozitive për partitë e vendeve të ndryshme.
Studiuesi i Qendrës Ndërkombëtare për Studime Politike të Kubës Jose Robaina mendon që PKK-ja ka bërë përpjekje të thella në administrimin rigoroz të saj. Kjo ka krijuar një bazë të fortë për realizimin e objektivave ekonomike të Kinës. Këto janë përvoja të mira për Kubën dhe “mund të na ndihmojnë në zhvillimin shoqëror”, vuri në dukje ai. (Jiang Lei)