媒体---[méi tǐ]---media
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying ka përmendur në një konferencë të rregullt shtypi librin në gjuhën gjermane “Superfuqia hipokrite”, që sipas saj zbulon manipulimin e mediave për interesat e një elite të vogël dhe grupeve të interesit në ShBA, duke vënë në dukje në mënyrë të mprehtë që shumë media kryesore në vendet perëndimore janë përfshirë në hegjemoninë e fjalës të ShBA-së dhe kanë humbur aftësinë e mendimit të pavarur.
Autori i këtij libri, Michael Luders, ka studiuar letërsi arabe dhe islamike në Siri, ka bërë studime politike në Berlin dhe ka marrë pjesë në xhirimin e shumë dokumentarëve mbi Lindjen e Mesme.
Luders thotë në këtë libër që mediat perëndimore zotërohen kryesisht nga pronarë privatë dhe u shërbejnë njerëzve në pushtet dhe elitave të pasura. Ato bëjnë njoftime të njëanshme nëpërmjet përzgjedhjes së temave dhe formimit të kornizës së raportimit.
Sipas tij, mediat amerikane janë kufizuar nga pesë lloje "filtrash" dhe duhet medoemos të bëjnë zgjedhje dhe shtrembërim të fakteve e të prodhojnë të ashtuquajturin "konsensus" për publikun.
I pari ndër këto pesë "filtra" është vullneti i pronarëve të mediave. Së dyti, janë investimet nga jashtë dhe të ardhurat nga publiciteti, të cilat janë bërë elemente që ndikojnë në përmbajtjen dhe burimet e njoftimeve. Së treti, disa grupe interesi ndihmojnë median të ulë koston për sigurimin e burimeve për raportimet përkatëse, me synim që të ngushtojnë këto burime. "Filtri" i katërt është frikësimi i mediave. Disa grupe interesi frikësojnë dhe kërcënojnë mediat me letra, akuza ligjore etj., çka shkakton dëme të mëdha ndaj mediave dhe mund të pakësojë të ardhurat prej publicitetit. Së fundmi, gjykimet polarizuese. Grupet e interesit shfrytëzojnë psikologjinë njerëzore, duke shndërruar çështjet e ndërlikuara në luftë mes “të mirës” dhe “së keqes”. Kjo ka ndikuar në gjykimet e publikut, duke e bërë të pamundur për median të thotë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe.
Ky libër u drejtohet kryesisht lexuesve gjermanë. Luders shpreson që libri mund të paralajmërojë mediat dhe publikun në Gjermani të kenë mendim të pavarur dhe të mos drejtohen nga ShBA-ja.
Në këtë libër thuhet që, pas Luftës së Kosovës në vitin 1999, NATO e tejkaloi parimin e mbrojtjes kolektive, duke nisur veprime ushtarake ndaj Jugosllavisë, çka ka shkaktuar vdekje dhe plagosje të të pafajshmëve. Kjo tregon që në syrin e ShBA-së dhe BE-së, të drejtat e njeriut nuk janë një çështje shumë e rëndësishme dhe standardet përkatëse përdoren vetëm për vendet joaleate. Autori u bën thirrje lexuesve të bëjnë gjykimet e veta kur lexojnë lajmet.
Në intervistën për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” (Zydojçe Cajtung), Luders thotë që ShBA-ja duhet të mbajë përgjegjësi për luftën e Irakut e konfrontimet me Iranin dhe Rusinë, por asnjë media ka njoftuar për përgjegjësinë e ShBA-së në këtë drejtim. Në redaksitë e mediave gjermane janë ulur vetëm gazetarë që zbukurojnë ShBA-në.
Luders është i mendimit që Kina, si një fuqi e madhe në rritje, natyrisht është bërë objektivi i sulmeve nga grupet e interesit dhe politikanët në SHBA.
Luders zbuloi që sulmet ndaj Kinës në fakt janë dizenjuar nga disa komapani. Ai u shpreh që gjatë administratës së Trump-it, sulmet ndaj Kinës nëpërmjet mediave janë përputhur me interesat e qeverisë dhe Partisë Republikane, për të krijuar kështu një imazh të dobët i Partisë Demokrate në çështjet mbi Kinën.
Në fund të librit thuhet: “ShBA-ja nuk është një vend hegjemon joegoist, siç mendojnë europianët, por është një perandori. Kjo është mohuar me forcë nga manipuluesit e opinionit publik. Dalja e Trump-it nuk është një anomali në mekanizmin e funksionimit të ShBA-së. Biden ndoshta do të bëjë shumë ndryshime, por një gjë nuk do të ndryshojë, që është ‘Amerika e para’”.