知识产权---[zhī shi chǎn quán]---të drejtat e pronësisë intelektuale



"Ky nuk është një projekt efektiv për zbutjen e gjendjes së tanishme epidemike, por mund të tërheqë shpejt vëmendjen e zgjedhësve," thuhet në një artikull të botuar ditët e fundit në gazetën amerikane "Uashtington Post" për përkrahjen nga qeveria amerikane të përjashtimit të të drejtave të pronësisë intelektuale për vaksinat e COVID-19.

Për ditë me radhë, shumë analistë ndërkombëtarë kanë shprehur një mendim të përafërt se qëndrimit të palës amerikane i mungojnë zbatueshmëria e përkrahja dhe ai i ngjan më shumë një shfaqjeje politike.

Për të përjashtuar mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale për vaksinat e COVID-19 nevojiten bisedimet dhe konsensusi i 164 anëtarëve të Organizatës Botërore të Tregtisë. Ditët e fundit, pala amerikane u detyrua të pranojë faktin se "bisedimet kërkojnë kohë". Kurse ekspertët vunë në dukje se bisedimet ka mundësi të shtyhen për shumë kohë.

Kështu që lind pyetja: Si mund të zgjidhet problemi urgjent i zhdukjes së pandemisë nëpërmjet bisedimeve afatgjata? Apo që nga fillimi, qeveria amerikane vetëm ka dashur të japë një shfaqje politike?

Foto:VCG

Foto:VCG

Bashkësia ndërkombëtare ka vënë re se në Samitin Shoqëror të BE-së, të zhvilluar pak ditë më parë, udhëheqësit e vendeve të ndryshme të BE-së arritën konsensus për shtyrjen e përjashtimit të të drejtave të pronësisë intelektuale për vaksinat e COVID-19. Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u shpreh se detyra e parë e botës është sigurimi i furnizimit të plotë dhe i shpërndarjes së barabartë të vaksinave dhe jo heqja e të drejtave të pronësisë intelektuale. Fjalët e saj kanë zbuluar qëndrimin joreal të qeverisë amerikane.

Shumë analistë kanë vënë në dukje se kriza e tanishme globale e vaksinave nuk vjen nga patentat, por nga "nacionalizmi i vaksinave". Sipas "Ligjit të prodhimit për mbrojtjen kombëtare" të ShBA-së, kompanitë prodhuese duhet të zbatojnë së pari kontratat e brendshme. Pothuajse 100 % e vaksinave amerikane përdoren në ShBA dhe vetëm pak prej tyre eksportohen në Meksikë dhe në Kanada. Qëndrime të tilla kanë sjellë gjendjen e grumbullimit të tepërt të vaksinave në vendet e pasura, kurse në vendet e varfra nuk ka vaksina për përdorim.

Më e keqja është që ShBA-ja ka ndalur eksportin e të gjitha lëndëve të para për prodhimin e vaksinave të ndryshme, duke shkaktuar pengesa të mëdha për bashkëpunimin antiepidemik në mbarë botën.

Instituti i Studimeve të Serumit është prodhuesi më i madh i vaksinave në Indi. Muajin e kaluar, kryeekzekutivi i këtij instituti, Adar Poonawalla, i bëri thirrje presidentit amerikan Joe Biden të heqë ndalimin të eksportit të lëndëve të para, për të rritur prodhimin e vaksinave.

Foto:VCG

Foto:VCG

Nga kjo mund të shohim që, si superfuqia e vetme e botës, ShBA ka shumë karta në dorë për të përballuar furnizimin e pamjaftueshëm të vaksinave, por ajo ndjek me qëllim rrugën me efekt më të paktë, por të bujshme. Ky sigurisht është një vendim politik dhe jo për qëllime humanitare. Agjencia e lajmeve "The Associated Press" ka zbuluar synimin e vendimit të administratës së Biden-it: Është një shpallje që administrata e tij po përpiqet për të ruajtur statusin udhëheqës të ShBA-së në botë.

Në vend të vetëpromovimit pa bazë, bota ka më shumë nevojë për veprime konkrete. Në këtë drejtim, duhet të shohim çfarë ka bërë Kina.

Në maj të vitit 2020 Kina shpalli para botës që, pas prodhimit të suksesshëm dhe vënies në përdorim, vaksinat kineze do të jenë produkte publike globale. Deri tani Kina ka ofruar ndihmë me vaksina për mbi 80 vende në zhvillim dhe ka eksportuar vaksina në mbi 50 vende të botës. Vaksinat kineze kanë çmim të ulët, cilësi të mirë dhe mund të ruhen në mënyrë të lehtë. Kjo bërë që ato të jenë të zotërueshme e të përballueshme nga vendet në zhvillim.

Tani disa vende ende po përballen me gjendjen e rëndë epidemike. Në këtë kohë të vështirë, lufta globale kundër epidemisë nuk duhet të jetë formale. Politikanët amerikanë që bëjnë shfaqje politike të zhurshme, do të ishte e këshillueshme që më mirë të heqin kufizimet mbi eksportin e vaksinave dhe të japin ndihmë për vendet dhe popujt në krizë. Ky është “veprimi amerikan” që po pret bota. (Fani/Jianglei)