贫困---[pín kùn]---varfëri
Më 6 prill qeveria kineze publikoi librin e bardhë “Përvoja dhe kontributi i Kinës në luftën globale për zhdukjen e varfërisë”, ku u hidhet një vështrim eksperiencave të jashtëzakonshme gjatë 100 vjetëve të popullit kinez, i cili ka arritur fitore mbi varfërinë absolute nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës (PKK). Në këtë dokument janë përmbledhur masat dhe përvojat efektive për zhdukjen e varfërisë në Kinë.
Në një koment, CMG-ja shprehet se kjo ka vërtetuar edhe një herë mendimet e disa analistëve se zhdukja e varfërisë ekstreme është jo vetëm “projekti më i madh botëror në të drejtat e njeriut”, por edhe “praktika më e mirë e të drejtave të njeriut”.
Tani 98.99 milionë njerëz të varfër në zonat rurale në Kinë janë larguar nga varfëria, 832 konte të varfra kanë hequr etiketën e varfërisë, 128 mijë fshatra të varfra kanë dalë nga skamja... Në fund të muajit shkurt, sekretari i përgjithshëm i PKK-së dhe kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping shpalli që Kina ka arritur fitore të gjithanshme në zhdukjen e varfërisë, duke tërhequr vëmendjen e lartë të bashkësisë ndërkombëtare. Njerëzit janë habitur nga magjia e Kinës në zbutjen e varfërisë dhe diskutojnë se “përse mundet Kina”, vijon komenti i CMG-së.
Ky libër i bardhë është bazuar në praktikat e Kinës dhe ka përmbledhur një sërë përvojash në pakësimin e varfërisë, si vënia e popullit në qendër, vendosja e pakësimit të varfërisë në fokusin e qeverisjes, zhdukja e varfërisë nëpërmjet zhvillimit, nxitja e pakësimit të varfërisë në bazë të gjendjes praktike etj. Ndër këto, më e rëndësishmja është që partia në pushtet gjithmonë e ka vendosur popullin në qendër të punëve të saj si forca thelbësore për zbutjen e varfërisë.
Pas Kongresit të 18-të të PKK-së, nën drejtimin e presidentit kinez Xi Jinping, partia në pushtet ka hartuar politikën për mbështetjen e saktë për të varfrit dhe ka nisur luftën me përmasat më të mëdha në historinë e njerëzimit për zhdukjen e varfërisë, duke nxjerrë nga skamja mbi 10 milionë veta në vit. Të dhënat kanë treguar një koncept të thjeshtë: nëse nuk vendoset populli dhe interesat e popullit në vend të parë, nuk mund të arrihet një mrekulli e tillë. Studiuesi i lartë i Universitetit të Kembrixhit të Britanisë Martin Jacques vlerësoi që zhdukja e varfërisë ekstreme është një nga arritjet e mëdha të PKK-së në ndryshimin e Kinës.
Për Kinën, zhdukja e varfërisë ekstreme është jo vetëm një arritje historike në zhvillim ekonomik e shoqëror, por dhe praktika më e mirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kina ka realizuar objektivin e zhdukjes së varfërisë të përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm të OKB-së 2030 dhjetë vjet përpara afatit dhe ka krijuar një jetesë të qetë, të lirë dhe të lumtur për një të pestën e popullsisë botërore. Ky është një kontribut i rëndësishëm për çështjen globale të të drejtave të njeriut.
Kur sheh procesin e uljes së varfërisë në Kinë, mund të kuptosh lehtësisht që grupet e posaçme, si gratë, fëmijët, të moshuarit, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe pakicat kombëtare janë përcaktuar si objektivi kryesor i mbështetjes për të varfrit. Garantimi i të drejtave të jetës e të zhvillimit të njerëzve dhe mbrojtja e barazisë dhe e drejtësisë shoqërore janë veçanti të dukshme të praktikave të Kinës në zhdukjen e varfërisë.
Sipas librit të bardhë, nga viti 2016 deri vjet, në pesë rajonet autonome të pakicave kombëtare dhe tre provincat me kombësi të shumta: Guizhou, Yunnan dhe Qinghai, 15.6 milionë veta kanë dalë nga varfëria dhe po ashtu pjesëtarët e 28 pakicave kombëtare me popullsi të vogël i kanë dhënë lamtumirën skamjes. Ndërkohë, ndër afro 100 milionë të varfër, gratë zënë rreth 50 %; është krijuar në mënyrë të gjithanshme sistemi i subvencioneve për të moshuarit me aftësi të kufizuar dhe në gjendje të vështirë ekonomike, duke mbuluar 36.89 milionë të moshuar; mbi 7 milionë njerëz me aftësi të kufizuara kanë dalë prej varfërisë dhe 10.66 milionë njerëzve me aftësi të kufizuara fizike u është garantuar niveli bazë i jetesës...
Tani varfëria ende është një problem i vështirë për zhvillimin botëror. Nën ndikimin e epidemisë dhe të ndryshimit të situatës ndërkombëtare, praktikat e Kinës në zbutjen e varfërisë kanë rritur besimin e vendeve të tjera, posaçërisht atyre në zhvillim për zhdukjen e varfërisë ekstreme, duke kontribuuar projektin kinez për qeverisjen globale në pakësimin e varfërisë dhe duke injektuar energjinë kineze për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të botës.(Jiang Lei)