伙伴---[huǒ bàn]---partner
Sipas të dhënave të publikuara në shkurt nga "Eurostat"-i, në vitin 2020 Kina u bë për herë të parë partnerja nr. 1 e BE-së. Gjatë vitit të kaluar, tregtia kino-evropiane pati rritje të dyanshme, pavarësisht prej epidemisë së COVID-19, duke arritur një vëllim 586 miliardë dollarë amerikanë.
Në fushën ekonomiko-tregtare, Kina dhe Evropa janë mbështetur te njëra-tjetra dhe janë të domosdoshme për njëra-tjetrën, komentoi ekonomisti francez Jean-Marc Daniel.
Sipas tij, thellimi i këtyre marrëdhënieve është shkaktuar nga disa faktorë. Si pasojë e shkëputjes së Britanisë nga BE-ja, përmasa e tregtisë së BE-së u zvogëlua, por 27 vendet anëtare të Unionit nuk i kanë ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Kinën. Në këtë drejtim, meriton të vihen re tre prirje.
Së pari, rënia e ShBA-së. Nga këndvështrimi global, tre ekonomitë më të mëdha janë përkatësisht ShBA-ja, BE-ja dhe Kina. Rënia e ShBA-së vitet e fundit ka të bëjë me zbatimin e politikës së saj të proteksionizmit tregtar dhe gjithashtu ka lidhje me pakësimin e importit të naftës nga ky vend. Vëllimi i përgjithshëm i importit nga ShBA-ja është drejt tkurrjes. Ndërkohë, tregtia kino-evropiane ka ruajtur prirjen e zhvillimit të vazhdueshëm, pavarësisht nga recesioni i madh ekonomik si pasojë e pandemisë.
Së dyti, tregtia kino-evropiane është diversifikuar në kategoritë e mallrave. Në fillim, Kina u ofronte vendeve të BE-së produkte industriale cilësore, por me çmim të ulët, ndërsa BE-ja eksportonte në Kinë mallra luksi, produkte bujqësore, si dhe produkte të tjera me vlerë të lartë të shtuar. Tani format tregtare midis dy palëve janë të shumëllojshme. Hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Treguesit Gjeografikë Kinë-BE do të nxitë shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore midis dy palëve.
Së treti, me kontrollin gradual të gjendjes epidemike, veprimtaritë ekonomike në të dy rajonet do të normalizohen dhe mekanizmi i rritjes me leverdi të ndërsjellë midis Kinës dhe Evropës do të vazhdojë të zhvillohet. Kjo është jo vetëm në favor të tregtisë ndërkombëtare, por do të përkrahet edhe nga mjedisi i tregtisë ndërkombëtare.
Në fund të komentit të tij, ekonomisti francez Jean-Marc Daniel shpreh mendimin se, për prodhuesit evropianë, më e rëndësishmja është konsolidimi i shërbimeve dhe investimeve të tyre në Kinë. Francezët duhet të jenë të ndërgjegjshëm se qyteti Wuhan nuk është pikënisja e epidemisë, por është destinacioni më i rëndësishëm i "vendosjes" së industrisë franceze të automjeteve në Kinë. (Wang Lei)
Foto nga VCG