新疆---[xīn jiāng]---Xinjiang
Shkrimtari i njohur francez Maxime Vivas (Maksim Viva) ka botuar një libër të ri, me titullin “Dhënia fund lajmeve të rreme mbi ujgurët”. Në këtë libër Vivas ka shkruar lidhur me përvojat e veta në Xinjiang, duke zbuluar mashtrimet e fabrikuara nga disa media perëndimore.
Ai thotë: “Në Xinjiang kam parë shumë ujgurë dhe shumë xhami… Në shkollë kam parë një mësues po jepte mësim me gjuhën hane dhe gjuhën ujgure. Kam parë kuzhinierët që gatuanin ushqim hallall. Në Europë nuk mund t'i imagjinoni këto gjëra, sepse ka thashatheme për ‘gjenocid’ në Xinjiang. Por nëse shkon vërtet në Xinjiang, do të zbulosh që kjo në asnjë mënyrë nuk është ajo çka ndodh aty”.
Polici britanik në pension Jerry Grey ka qenë në Xinjiang pesë herë dhe ka ndjenja të ngjashme. Ai thotë që, në krahasim me njoftimet nga mediat perëndimore, “unë besoj më shumë çfarë kam parë vetë”.
Në videokonferencën “Historitë e PKK-së” të zhvilluar kohët e fundit, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kurdistanit të Irakut, Kawa Mahmud, theksoi:
“Terrorizmi është armiku i të gjithëve, por çdo vend e përballon këtë kërcënim sipas mënyrës së vet. Mendoj që modeli i Kinës është më i suksesshmi".
Bashkë me Kawa, në këtë konferencë ishin pjesëmarrës edhe mbi 300 politikanë e përfaqësues nga 190 parti politike dhe organizata të mbi 80 vendeve të botës. Shumë prej tyre kanë qenë në Xinjiang dhe folën lidhur me atë që kanë parë dhe zhvillimin shoqëror në këtë rajon. Të dhënat e paraqitura gjatë kësaj konference treguan arritjet pozitive të Xinjiang-ut në luftën kundër terrorizmt e ekstremizmit, zhdukjen e varfërisë dhe bashkimin mes kombësive.
Krahas kësaj, në Gjenevë u zhvillua mbledhja e nivelit të lartë e Këshillit të 46-të të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ku këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi vuri në dukje që në rajonin e Xinjiang-ut kurrë nuk kanë ekzistuar dukuri si “gjenocidi”, “puna e detyruar” dhe “shtypja fetare”. Kina kundërshton ndërhyrjet në punët e brendshme të vendeve të tjera me pretekstin e të drejtave të njeriut.
Fjalët nga politikanët e huaj dhe kinezë kanë treguar që Xinjiang-u është një rajon i mirë dhe lajmet e rreme të disa mediave perëndimore janë krejtësisht për qëllime politike dhe kundër fakteve.
Më 17 korrik 2020, në emisionin "Newsnight" të BBC-së, gruaja ujgure Zumrat Dawut deklaroi që ajo është detyruar për “vendosjen e aparatit kontraceptiv”. Por fakti është që ajo nuk ka qenë kurrë në qendrën e trajnimit dhe thëniet e saj janë provuar nga të afërmit që janë krejtësisht të fabrikuara.
Përveç këtyre “aktorëve”, disa media perëndimore kanë përdorur teknika kinematografike, madje kanë bërë montazh me qëllim të keq, duke i përmendur ato si të ashtuquajtura "prova" ...
Në 30 ndër më shumë se 40 lajmet mbi Xinjiang-un nga gushti 2020 deri në këtë vit, nuk janë shënuar emrat e gazetarëve. Këto njoftime anonime kanë cituar të dhëna të dorës së dytë dhe janë plot me gojëdhëna dhe fabrikime.
Më qesharake është që pothuajse të gjitha këto prova të paraqitura nga mediat perëndimore janë bazuar në studimet e Adrian Zenz-it, një studiues antikinez. Në fakt, ky studiues i rremë ka famë të keqe. Uebsajti amerikan i lajmeve “Grayzone” bëri të ditur që raporti studimor nga Zenz-i për “gjenocid” në Xinjiang ka shtrembëruar faktet. Nga viti 2010 deri në 2018-n, popullsia ujgure është rritur me afro 2.5 milionë, ose me 25 %. Kjo është shumë më e lartë se rritja e përgjithshme e popullsisë së rajonit të Xinjiang-ut dhe e popullsisë hane, që përkatësisht janë 13.99% dhe 2%.
Mashtrimet nuk mund të fshehin të vërtetën. Dyert e Xinjiang-ut janë të hapura. Gjatë viteve të fundit, mbi 1200 diplomatë, gazetarë e figura fetare nga mbi 100 vende kanë vizituar Xinjiang-un. Kina u ka bërë ftesë edhe përfaqësuesve të BE-në dhe vendeve të saj anëtare, por deri tani ende nuk ka marrë përgjigje.
(Jiang Lei)