种族主义---[zhǒng zú zhǔ yì]---racizëm
“’Demokracia’amerikane nuk është e përshtatshme për zezakët.” Këto fjalë të ish-basketbollistit të famshëm afroamerikan Kareem Abdul-Jabbar demaskojnë dëmet ndaj pakicave etnike në ShBA nga një sëmundje që ka zgjatur për 400 vjet dhe zbulon hipokrizinë e demokracisë së stilit amerikan, që pretendon të ashtuquajturën “barazi të të gjithëve”, thotë Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment.
Ngjarja e kohëve të fundit e sulmit kundër ndërtesës së Kongresit Amerikan është bërë dëshmia e fundit i vërtetësisë së kësaj thënieje. Qëndrimi i policisë ndaj protestuesve që ishin kryesisht të bardhë, ishte në kontrast të dukshëm me shtypjen e dhunshme të protestave kundër racizmit në qershorin e vjetshëm. Ashtu siç tha Joe Scarborough, drejtuesi i kompanisë amerikane të transmetimeve "Microsoft-NBC", nëse këta protestues do të ishin afroamerikanë, policët do t’i dëbonin me armë. Në një raport të CNN-it vihet në dukje më hapur se arsyeja e trajtimit me dallime nga policia e të bardhëve dhe e afroamerikanëve, është se në këtë vend ka ekzistuar prej kohësh racizmi dhe supremacia e të bardhëve.
Duke i hedhur një vështrim historisë së ShBA-së, vëren se, nga masakra ndaj indianëve deri në tregtimin e afrikanëve si skllevër, racizmi ka qenë mjeti i rëndësishëm i “pasurimit” të këtij vendi. Edhe sot, pakicat etnike nuk kanë fituar ende statusin e duhur në ShBA. Veçanërisht gjatë epidemisë së COVID-19, janë ato që kanë vuajtur më shumë.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve e ShBA-së, probabiliteti i vdekjes së afroamerikanëve nga COVID-19 është 2.8 herë më i madh se i të bardhëve. Në fund të vitit të kaluar, Susan Moore, një mjeke afroamerikane e prekur nga COVID-19, vdiq si pasojë e trajtimit jo të duhur. “Nëse do të isha e bardhë, nuk do të vuaja nga e gjithë kjo,”këto fjalë të fundit të Susan Moore-it janë një ironi për demokracinë amerikane. Ashtu siç vuri në dukje gazeta “The Washington Post”, “vuajtjet e saj vërtetojnë edhe një herë se në ShBA ka ekzistuar gjithmonë një mekanizëm shoqëror dhe një sistem i shpërndarjes së vlerave në bazë të ngjyrës së lëkurës”.
Avokati amerikan i të drejtave civile Brian Dunn bëri të ditur se afroamerikanët zënë 12-13% të popullsisë së ShBA-së, por përbëjnë 40% të viktimave të incidenteve me të shtëna me armë zjarri nga policia.
Krahas këtyre, pakicat etnike në SHBA pësojnë “diskriminim të fshehtë” edhe në punësim, rroga, kredidhënie etj. Të gjitha këto vërtetojnë përfundimin e studiuesit amerikan Thomas Sowell në librin e tij “Historia etnike e ShBA-së”: “Ngjyra e lëkurës sigurisht ka rëndësi jetike për fatin e amerikanëve.”
Në fakt, qeveria amerikane ka hartuar dokumente jo të pakta për mbrojtjen e të drejtave të banorëve me ngjyrë, si Akti i të Drejtave Civile, Akti i të Drejtave të Zgjedhjeve, Akti i Veprimeve të Ndihmës etj. Por, pavarësisht nga këto mjete politike sipërfaqësore, racizmi ka shkaktuar një ndarje më të thellë në shoqërinë amerikane.
Bota e ka të qartë se e ashtuquajtura “demokraci amerikane” mbetet vetëm një lojë politike e një numri të vogël amerikanësh, komenton CMG-ja. (Wang Lei)