西藏---[xī zàng]---Tibet
Ndërsa administratës së tanishme amerikane i ka mbetur edhe pak kohë në detyrë, një pjesë e politikanëve amerikanë po nxitojnë ta shfrytëzojnë Tibetin si "gur shahu" kundër Kinës.
Kohët e fundit, po bëhet edhe një herë zhurmë për problemin e Tibetit, pasi lideri amerikan nënshkroi të ashtuquajturin "Projektligj mbi politikën dhe mbështetjen ndaj Tibetit 2020". Një pjesë e politikanëve amerikanë, nën pretekstin e të drejtave të njeriut dhe të fesë, kanë hedhur baltë mbi gjendjen e zhvillimit shoqëror në Tibet, kanë shpifur mbi politikat fetare e të pakicave kombëtare të Kinës dhe kanë ndërhyrë në rendin normal të rimishërimit të budës së gjallë të lamaizmit, me qëllim që të mbështesin forcat separatiste për "pavarësinë e Tibetit", të minojnë lulëzimin e stabilitetin e Tibetit dhe të vendosin pengesë për qeverinë e ardhshme amerikane, komenton Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Problemi i Tibetit ka të bëjë me sovranitetin e tërësinë territoriale të Kinës, ndërsa i ashtuquajturi "projektligj mbi Tibetin" i fabrikuar nga një pjesë politikanësh amerikanë, ndërhyn në punët e brendshme të Kinës dhe shkel seriozisht ligjin ndërkombëtar, si dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në Kinë, sistemi i rimëshirimit të budës së gjallë ka kaluar një evolucion qindravjeçar dhe është bërë një ritual fetar rigoroz dhe mekanizëm i rregullt historik, duke përfshirë shortin me vazo të artë për përcaktimin e budave të gjalla me ndikim dhe miratimin e tyre nga qeveria qendrore. Edhe Dalai Lama i 14-të u caktua kështu. Ashtu siç vunë në dukje analistët, çështja e rimëshirimit të budës së gjallë është pasqyrimi i përgjithshëm i sovranitetit, autoritetit të qeverisë, parimit fetar e ndjenjave të besimtarëve, por nuk është në asnjë mënyrë "e drejtë e ligjshme dhe e vetme" e të rimishëruarve.
Në fakt, një pjesë njerëzish në ShBA kanë ndërhyrë për një kohë të gjatë në çështjet e Tibetit. Në vitet '50-'60 të shekullit të kaluar, CIA e ndihmoi Dalai Lamën të arratiset jashtë Kinës dhe politikanët amerikanë e kanë sponsorizuar klikën e Dalai Lamës për një kohë të gjatë, ndërsa vitet e fundit kanë fabrikuar të ashtuquajturin "projektligj mbi Tibetin". Ndërhyrja në punët e Tibetit nga pala amerikane, në mënyrë të hapur apo të fshehtë, ka për qëllim që ta shndërrojë "problemin e Tibetit" në një gur shahu për frenimin e Kinës.
Aktualisht, Tibeti është në gjendjen më të mirë të zhvillimit në historinë e vet. Me mbështetjen e madhe nga qeveria qendrore, rajoni kanë ruajtur rritjen dyshifrore të PBB-së për mbi 20 vjet me radhë. Popullia e rajonit u shtua nga 1 milionë e 228 mijë në vitin 1959 në 3 milionë e 438 mijë në vitin 2018, ndër të cilët banorët e kombësisë tibetiane zënë mbi 90 %, dhe jetëgjatësia mesatare u ngrit në 70.6 vjeç. Në vitin 2020, të gjitha kontetë e varfra në këtë rajon dolën nga varfëria dhe në Tibet u zhduk varfëria absolute.
Progresi në Tibet vihet re edhe nga bashkëria ndërkombëtare. Chris D. Nebe, regjisori i një dokumentari të "Hollivudit" për Tibetin, tha se sot në Tibet jo vetëm janë përmirësuar dukshëm ekonomia, jetesa e banorëve, infrastruktura dhe arsimi, por edhe aktivitetet kulturore e fetare mbrohen dhe respektohen. Duke parë se Tibeti është bërë nyjë kryesore e nismës "Një brez, një rrugë", gazetari brazilian Floriano Filho vlerësoi: "Tibeti po largohet nga imazhi i kaluar relativisht i prapambetur dhe po bëhet tani vija e parë e hapjes së Kinës drejt Azisë Jugore."
"E vërteta ndodhet përpara syve, por disa njerëz sillen si të verbër," komentoi CMG-ja. I ashtuquajturi "projektligj mbi Tibetin" i palës amerikane pasqyron pafuqinë e forcave për "pavarësinë e Tibetit" dhe demaskon mendjemadhësinë e injorancën e politikanëve amerikanë. Veprimet e tyre, që bien në kundërshtim me faktet historike dhe vullnetin e banorëve në "Çatinë e botës", janë destinuar të jenë të kota. (Wang Lei)