就业---[jiù yè]---Punësim

Të enjten, qeveria kineze botoi një libër të bardhë të titulluar "Siguria e punësimit në Xinjiang", duke përdorur të dhëna të hollësishme dhe fakte për të sqaruar se politikat e punësimit në Xinjiang respektojnë gatishmërinë e punëtorëve për të punuar, mbrojnë të drejtat themelore të tyre në përputhje me ligjin dhe respektojnë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke i ndihmuar banorët e Xinjiang-ut për të krijuar një jetë më të mirë dhe duke garantuar në maksimum të drejtën e tyre të punës. Përballë fakteve të shumta, gënjeshtra për të ashtuquajturën "punë e detyruar", e sajuar nga politikanët amerikanë, është plotësisht e dështuar!

Kohët e fundit, disa politikanë amerikanë kanë bërë akuza të paprovuara për politikat e Kinës në Xinjiang, dhe qeveria amerikane ka ndaluar gjithashtu importet nga shumë kompani kineze për shkak të "punës së detyruar", duke shkelur haptazi të drejtën e punës të banorëve të Xinjiang-ut dhe duke u përpjekur për t'i bërë ata të jetojnë gjithmonë në vetizolim, prapambetje dhe varfëri. Si përgjigje, libri i bardhë përqendrohet në dy shprehje kyçe: "respektim i vullnetit" dhe "mbrojtje e të drejtave të njeriut", duke hedhur poshtë thashethemet e ShBA-së me fakte.

Për shkak të bazës së dobët ekonomike dhe arsyeve të tjera, kapaciteti i punësimit në Xinjiang, veçanërisht në jug të rajonit, dikur ishte shumë i pamjaftueshëm, dhe ky rajon ishte një zonë shumë e varfër në Kinë. Për t'i ndihmuar banorët vendorë të shpëtojnë nga varfëria, qeveria kineze ka ndërmarrë një sërë masash dhe politikash të shënjestruara punësimi, duke përfshirë krijimin e vendeve të punës, formimin e platformave të informacionit dhe trajnimin profesional. Për familjet veçanërisht të varfra, pushteti vendor ka zbatuar politikën e transferimit të krahut të punës. Duke marrë Kashgarin dhe Hotanin si shembuj, përmes zbatimit të kësaj politike, nga viti 2017 deri në 2019, gjithsej 135 000 veta janë transferuar me punë, gjë që ka rritur ndjeshëm nivelin e të ardhurave të familjeve vendore.

Si pjesa e shumicës dërrmuese të punëtorëve në Kinë, të drejtat e ligjshme të punës dhe interesat e punëtorëve nga Xinjiang-u mbrohen gjithashtu plotësisht. Veçanërisht liria e besimit fetar dhe e drejta për të përdorur gjuhën e tyre të folur dhe të shkruar respektohen plotësisht, duke garantuar një punësim të denjë. Në librin e bardhë tregohet për një punëtor nga Xinjiang-u, që punon në një fabrikë këpucësh të provincës Guangdong, Tokhari Turhanbayi, i cili tha që në fillim ishte i shqetësuar se nuk do të mësohej me ushqimin dhe se nuk do të kishte vend për t'u lutur, por pasi arriti në Guangdong, ai zbuloi se mjedisi i jetesës në fabrikë ishte shumë i mirë dhe ushqimi i bollshëm. Gjatë pushimit, ai mund të bëjë pazar, të bisedojë nëpërmjet videos me familjen dhe të shkojë në xhaminë aty pranë për të marrë pjesë në aktivitete fetare. Kështu që shpejt u përshtat me mjedisin e ri. Mund të shihet nga kjo që puna dhe jeta e punëtorëve nga Xinjiang-u që punojnë jashtë rajonit nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi as për sa i përket besimit fetar, as edhe gjuhës, të cilat të gjitha mbrohen në përputhje me ligjin. Nga buron "puna e detyruar"?

Sidoqoftë, disa politikanë amerikanë i injorojnë përpjekjet e jashtëzakonshme të Xinjiang-ut për të mbrojtur të drejtat e njeriut, duke ndjekur standarde të dyfishta. Ndërsa thonë se "shqetësohen" për çështjet e të drejtave të njeriut në Xinjiang, ata kanë vendosur sanksioneve ndaj kompanive të Xinjiang-ut, duke i bërë banorët e këtij rajoni që varen nga mbjellja e pambukut dhe manifaktura të humbin mundësitë e punësimit. Kjo praktikë vetëkontradiktore tregon se politikanët hipokritë amerikanë janë shkelësit e vërtetë të të drejtave të njeriut në Xinjiang!