军事--- [jūn shì]---ushtarak

Forumi Ndërkombtar i Teknikës Ushtarake "Trupat 2020" si dhe "Lojërat Ndërkombëtare Ushtarake 2020" u hapën më 23 gusht në kryeqytetin rus, Moskë. Ushtria kineze dërgoi delegacionin e saj për të marrë pjesë në 6 lojëra si "Tank", "Pararojë" etj.

Kryeministri rus Mikhail Mishustin dhe ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu morën pjesë në ceremoninë e hapjes. Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim urimi nëpërmjet videos për hapjen e forumit. Ai tha se organizimi i forumit dhe i lojërave do të ndihmojnë forcimin e shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit të vendeve të ndryshme në fushën ushtarake.

"Mendoj se ka rëndësi për ndërtimin e marrëdhënieve të besimit në fushat e sigurisë, të bashkëpunimit të teknikës ushtarake dhe për kërkimin e medotave përballë sfidave. Forumi Ndërkombërar i Teknikës Ushtarake do të nxitë ndërtimin e lidhjes së vendeve të ndryshme në fushën ushtarake, do të forcojë marrëdhëniet e partnerit dhe do të realizojë propozimet e përbashkëta. Lojërat ndërkombëtare ushtarake janë për të forcuar marrëdhëniet miqësore të ushtarëve të vendeve të ndryshme dhe për shkëmbimin e sinqertë të përvojave," tha Putin.

Lojërat ndërkombëtare ushtarake u propozuan nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Nëpërmjet zhvillimit të 7 viteve, ato janë bërë platformë ndërkombtare e njohur e shkëmbimeve ushtarake. Sivjet, lojërat do të zhvillohen në Rusi, Bjellorusi, Armeni, Azerbajxhan dhe Uzbekistan. 156 delegacione nga 32 vende e rajone do të marrin pjesë në këto lojëra dhe numri i përgjithshëm do të jetë mbi 5 mijë.

Ushtria Tokësore e Kinës dërgoi delegacionin për pjesëmarrjen në 5 lojëra si "Tank", "Mjedisi i Sigurisë", "Specialist i Mjetit", "Pararojë", "Hapësirë ujore". Delegacioni i Forcës Ajrore të Kinës do të marrë pjesë në veprimtarinë “Ushtar parashutist”.

"Delegacioni i Ushtrisë Tokësore të Kinës zhvilloi stërvitje përkatëse dhe bëmë studimet e hollësishme për rregullat e lojërave. Njëkohësisht përgatitëm me zell pajisje,materiale dhe armë. Lidhur me epideminë e tanishme në Rusi, kemi marrë trajnim për mbrojtjen dhe kemi marrë masat përkatëse. Besojmë se ekipi kinez mund të shfaqë nivelin e vërtetë dhe shpirtin ushtarak me karakteristikat e Ushtrisë sonë. Besojmë se mund të arrijmë rezultate të mira," tha drejtuesi i Ushtrisë Tokësore për këtë projekt Zhao Pengzhang.

(Çang Çuo)