Këshilla për të moshuarit gjatë stinës së nxehtë
Fundjava e kaluar solli një rritje të ndjeshme të temperaturave që pritet se do të vijojnë edhe në ditë në vazhdim.
Shqipëria është pushtuar nga i nxehti afrikan. Meteorologët paralajmërojnë rritje të temperaturave deri në 40 gradë celcius. Për t'u mbrojtur nga i nxehti, të moshuarit në vecanti duhen të kenë parasysh disa këshilla:
• Të evitohen qëndrimet në ambjentin jashtë në periudhën më të nxehtë të ditës ( ora 11 00 - 18 00).
• Te bëhen shëtitje në ajër të pastër në periudhën e freskët të ditës në vënde të gjelbëruara (mëngjes dhe mbrëmje).
• Të përdoren veshje të lehta, të pambukta dhe me ngjyra te çelura.
• Të përdoret kapele ose çadër për t'u mbrojtur nga rrezet e diellit.
• Të përdoret dietë ushqimore me zarzavate dhe fruta.
• Të evitohet përdorimi i sheqerit, kripës dhe i yndyrnave të tepërta
• Të përdoret ujë higjienikisht i pastër, lëngje frutash të freskëta, supëra të lehta, kosi ose dhalla.
• Të përdoren produkte ushqimore higjienikisht të pastra të përpunuara mirë dhe të ruajtura në kushte frigoriferike.
• Të ajroset dhe ventilohet vendbanimi disa herë në ditë.
• Të ulet përdorimi i kafesë dhe të eliminohet përdorimi i pijeve alkolike.
• Të evitohen punët fizike në orët e nxehta të ditës.
• Të evitohen banjat e diellit, për personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.
• Të mos neglizhohen shqetësimet shëndetësore
• Të kërkohet ndihma mjekësore e specializuar në rast shqetësimi.
• Të zbatohen këshillat dhe vazhdohet mjekimi i rekomanduar.
(Albana)
Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?