Fakte nga Shqipëria
Në vitin 2009 popullsia e grupmoshave 60vjeç e lart përbëjnë 12.9% të popullsisë përkundrejt 9% që ishin në vitin 2007 apo 3% në vitin 1990. Nga pikëpamja gjinore femrat përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsise 60 vjeç e lart. Disa studime në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit tregojnë se më shumë se 2/3 e të moshuarve janë të sëmurë apo vuajnë nga nje semundje kronike, ndërkohë një e treta e tyre raportojnë se vuajnë me më shumë se një sëmundje apo problem shëndetësor. Vetëm 12% e të moshuarve raportojnë se nuk kanë pasur nevojë për të përdorur shërbimet shëndetësore gjatë 5 viteve të fundit. Numri i të moshuarve që përdorin shërbimet shëndetësore parësore përbën pothuaj gjysmën e tyre dhe prirja është drejt rritjes. Gjithashtu të moshuarit konsumojnë pothuaj gjysmën e barnave mjekësore, ose më shumë se tre fishin krahasuar me të sëmurët e moshave të tjera. Nga 530 mijë të moshuar, të regjistruar tek Mjeku i Familjes, rreth 405 mijë përdorin shërbimet e financuara nga skema e sigurimeve shëndetësore. Rreth 160 mijë janë përfitues të rregullt 1- 4 recetave ne muaj, që mesatarisht kapin vlerën e 252 milionë lekëve në muaj.
Nëse shohim sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, ato ndjekin trendin e përgjithshëm të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullsisë në tërësi.
Ministria e Shëndetësisë ka qënë pjesë aktive e hartimit të Dokumentit Ndërsektorial Zhvillues dhe Planit të Veprimit për Moshimin, 2009-2013.Në këtë dokument është bërë një analizë për shëndetin e mirëqënien e personave të moshuar dhe nga ana tjetër ky dokument dhe plani i veprimit, konfirmon vullnetin dhe angazhimin programatik të Qeverisë në promovimin e vlerave dhe zgjerimin e kontributeve të të moshuarve në komunitetet ku ata jetojnë. Por akoma ka vend për përmirësim apo zgjerim të aksesit në shërbimet shëndetësore dhe sociale publike dhe jopublike.
KUJTONI thënien e Marco Tullio Cicerone(45-44 a.C.) :
"Shëndeti është një kapital i cili duhet mbrojtur, kujdesur dhe ndërtuar gjatë gjithë jetës.Shumë sëmundje të të moshuarve janë rezultati i mëkateve të rinisë. Prandaj, për të përmirësuar shëndetit e të moshuarve duhet të edukohen për shëndetin të rinjtë".
Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?