Kujdesi social për të moshuarit nuk është kurrë i tepërt. Madje ai është një detyrë organike, obligative e familjes, shoqërisë dhe e shtetit.
Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve vitin e kaluar, Kryeministri shqiptar z. Sali Berisha ka bërë një vizitë në azilin e të moshuarve në Tiranë. Kryeministri Berisha ka vlerësuar sakrificën dhe kontributin e tyre, duke iu premtuar se qeveria do të rrisë më tej kujdesin ndaj moshës së tretë.
"Kujdesi ndaj moshës së tretë do të vijojë të rritet dhe se qeveria do të bëjë çmos që kushtet e tyre të përmirësohen", tha kreu i qeverisë.
Kreu i qeverisë shtoi se është detyrim madhor ndaj shoqërisë e qeverisë kujdesi ndaj moshës së tretë. Më tej ai u ndal tek rritja e pensioneve, të cilat janë rritur ndjeshëm gjatë qeverisjes së mazhorancës. "
"Sot pensionet s'janë më nën 100 dollarë. Ne rritëm fondin e pensioneve në 106 mln USD dhe 5-fishuam fondin e barnave në 25 miliardë.
Qeveria do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për kujdesin tuaj", tha kreu i qeverisë.
1 Tetori, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është shpallur si Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Në kuadër të kësaj dite shtete të ndryshme do zbatojnë programe, të cilat synojnë evidentimin dhe trajtimin e problemeve të moshës së tretë.
7 prilli është dita botërore e shëndetit.Cdo vit, tematika e ditës botërore të shëndetit është e ndryshme. Këtë vit në fokus është Moshimi dhe shendeti me mesazhin kryesor "Shëndeti i mirë i shton jetë viteve".
"…Moshimi është si të ngjitesh në një mal; ju merret fryma por keni një pamje të mrekullueshme…" (I. Bergman)
Të moshuar janë personat mbi moshë 65 vjeç –sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetëtsisë. Moshimi apo Plakja e popullsisë përbën për shoqërinë një fenomen demografik mjaft të rëndësishëm,i cili në të ardhmen do të jetë më i mprehtë me të gjitha pasojat që sjell ky fenomen.Aktualisht shoqëria njerëzore ndodhet përballë një realiteti të ri social e shëndetësor.
Megjithëse shumë persona të moshuar kanë probleme shëndetësore kronike, shumica e tyre nuk kanë probleme që të pengojnë aktivitetin e tyre normal apo lëvizshmërinë. Mendimet se shumica e personave të moshuar janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi si pasojë e sëmundjeve dhe invaliditetit, janë të gabuara.
Në përgjithësi vetëm rreth 5% e personave në moshën e tretë janë të detyruar të mos dalin dot nga shtëpia si pasojë e problemeve shëndetësore kronike.
Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?