PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kujdesi ndaj moshës së tretë, detyrë e të gjithë shoqërisë
2012-07-05 18:52:24 CRI Komenti juaj Printoni

Moshimi nuk është baraz, sëmundje, paaftësi apo dënim. Moshimi apo Plakja është një proces biologjik. Tek të moshuarit ndodhin ndryshime biologjike të clat kanë disa karakteristika.

1. Karakteristika më e përgjithëshme është prirja për 'tu ngadalësuar'.Kjo do të thitë se të moshuarit kanë nevojë për më shumë kohë për të bërë gjërat,por kjo nuk i pengon ata të realizojnë po aq,ose mos më shumë se individët më të rinj.

2. Ulja e rezistencës,si shkak i zvogëlimitë të forcës muskulare ,mbasi ulet fibrat muskulare si në numër edhe në madhësi.Enët e gjakut bëhen më pak elastike. 

3. Ulje e dëgjimit.Një në katër persona të moshës 65-70 vjeç preken nga një ulje e dëgjimit. Ulja e dëgjimit ul aftësinë për të dëgjuar të tjerët, për të komunikuar korrekt gjë që con në izolim shoqëror dhe depresion.

4. Ulje e shikimit .70% e të moshurve mbi 60 vjeç kanë shikim të ulur.gjë që con në dëmtim të funksionit,rrit frikën e rrëzimit, ul aftësinëpër punë,lexim,për të drejtuar makinën,etj.Nga crregullimet më të shpeshta të lidhura me shikimin tek të moshuarit është katarakti apo "perdja e syrit",sic njihet në gjuhën popullore ose glaukoma apo "tensioni i syrit".

5. Osteoporoza që shpesh është pa shënja derisa ndodh fraktura.Tek gratë e moshuara, mbi moshën 60 vjeç ,25% preken nga osteoporoza.

Moshimi i bën njerëzit më të prekshëm nga aksidentet dhe sëmundjet. Me kalimin e moshës, shtohen si ndryshimet degjenerative të përgjithshme ashtu dhe shpeshtësia e disa sëmundjeve. Pra një pacient i moshuar mund të vuajë nga shumë probleme dhe jo nga një çrregullim i vetëm. Afërsisht një e pesta e personave të moshuar nuk ndjejnë dhimbje kur ndodh një infarkt miokardi. Nuk duhet harruar se dhimbja nuk është një shoqëruese normale e moshës së shkuar dhe nuk duhet injoruar asnjëherë.

Sëmundjet kronike jo të transmetueshme përbëjnë problemet shëndetësore kyç për personat e moshuar. Rreth 80% e te gjithe personave te moshuar (mbi 65 vjeç) kane nje ose me shume semundje kronike.

Sëmundjet kardiovaskulare, cerebrovaskulare dhe kanceri janë gjendje kronike të cilat përbëjnë edhe tre shkaqet kryesore të vdekjeve tek të moshuarit.

Problemet mendore dhe ato emocionale përbëjnë një shqetësim për shumë të moshuar.Më të shpeshta janë ankthi, depresioni me 15-30 % në moshat mbi 65 vjeç .

Sëmundjet nga mungesat ushqimore,si anemi nga mungesa e hekurit, neuropati nga mungesa e folateve dhe Vitaminës B12,etj

Sëmundjet degjenerative si artritet degjenerative që prekin më shumë kyçet e duarve, këmbëve, kurrizit,etj.

Seniliteti,i cili paraqitet si konfuzionin mendor ose paaftësi për të mbajtur mend dhe për fat të keq ende përdoret si referencë e moshës së tretë. Dy karakteristika bazë janë në thelbin e tij; deliriumi dhe demenca. Nëse deliriumi, i cili karakterizohet nga simptomat e disorientimit, haset në persona e të gjitha moshave, demenca vihet re sidomos tek të moshuarit. Rreth 10 % e personave të moshës së tretë janë të prekur nga ky problem.

Forma më e shpeshtë e cila haset në të moshuarit është sëmundja e Alzajmerit. Shenjat e para të një individi me këtë sëmundje janë të lidhura me rënien e kujtesës. Me përparimin e semundjes fillojnë vështirësitë në orientimin në kohë dhe hapësirë si dhe ndryshimet në personalitet dhe sjellje. Sëmundja vazhdon deri aty sa mund të preken edhe të folurit apo të ecurit duke e bërë personin e prekur invalid të rëndë.

Për fat të keq, deri tani nuk ka një metodë parandalimi, trajtimi apo kurimi,apo edhe për shkaqet nuk mund të thuhet akoma ndonjë gjë e saktë.

Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China