Fakte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
1. Moshimi është një fenomen global. Popullsia e moshuar në botë, 60 vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi. Në vitin 2050 rreth 80 % e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë: nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete dhe në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 60%.
2.Plakja e popullsisë është një triumf i shoqërisë moderne .Ajo pasqyron përmirësimin e shëndetit global, por edhe ngre sfida të veçanta për shekullin e 21-të në të gjitha vendet sëbashku si ato në zhvillim dhe ato të zhvilluara. Jetëgjatësia është duke u rritur edhe në vendet në zhvillim.
3. Ka dallime të mëdha në jetëgjatësinë në lindje ndërmjet vendeve.
Pabarazitë e mëdha në shëndet vazhdojnë, siç duket qartë nga dallimet e jetëgjatësisë në lindje. Për shembull, ndërsa Japonia ka jetëgjatësinë më të lartë të jetës në botë në 82.2 vjet, në disa vende,si në Afrikë kjo shifër është 40 vjet më e ulët.
4. Brenda vendeve, pabarazitë në shëndet janë gjithashtu të rëndësishme.
Pra grupet më të larta social-ekonomike mund të jetojnë deri në 20 vjet më gjatë se njerëzit e grupeve të ulëta socio-ekonomike.
5.Deri në vitin 2050, afër 80% e të gjitha vdekjeve pritet të ndodhin në njerëzit mbi 60 vjeç
Shpenzimet shëndetësore rriten me moshën, por janë të përqendruara në dy vitet e fundit të jetës, pavarësisht se sa i vjetër është dikush. Ndërsa njerëzit jetojnë më gjatë, është e rëndësishme për t'u siguruar këtyre viteve shtesë, shëndet në mënyrë që shpenzimet e kujdesit shëndetësor të mund të menaxhohen.
6.Shumica e të moshuarve vdesin nga sëmundjet kronike jo të transmetueshme
Edhe në vendet e varfëra tashmë shumica e të moshuarve vdesin nga sëmundje kronike jo të transmetueshme siç,është sëmundja e zemrës, kanceri e diabeti.
7.Investimi në shëndet gjatë gjithë jetës prodhon vlera për shoqërinë
Njerëzit e moshuar të shëndetshëm përfaqësojnë një burim për familjet e tyre, komunitetet dhe ekonominë. Asnjëherë nuk është shumë vonë për të ndryshuar sjelljet e rrezikshme e për të promovuar shëndetin: për shembull, rreziku i vdekjes së parakohshme ulet me 50 % nëse dikush heq dorë nga pirja e duhanit mes 60 dhe 75 vjeç.
8.Nevoja e një kujdesi afatgjatë po shtohet
Numri i të moshuarve të cilët nuk janë më në gjendje të kujdesen për vehten në vendet e zhvilluara pritet të katërfishohet në 2050. Një numër i madh personash shumë të moshuar humbasin aftësinë për të jetuar të pavarur për shkak të paaftësisë për të lëvizur ,dobësisë apo të tjera probleme fizike apo mendore lidhur me moshën. Shumë prej tyre kërkojnë kujdes afatgjatë, ku mund të përfshijmë nevojën e një infermjereje në shtëpi, ndihmën nga të afërmit apo shtrime të gjata në spitale.
9. Kujdesi shëndetësor parësor efektiv, në nivel komuniteti, për të moshuarit është shumë i rëndësishëm për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe për të menaxhuar sëmundjet kronike
Në përgjithësi, trajnimi i profesionistëve të shëndetit është më i pakët në lidhje me kujdesin e veçantë për njerëzit e moshuar. Megjithatë, koha që do të shpenzojnë gjithnjë e kujdesi kohë për këtë pjesë të popullsisë. OBSH pohon se të gjithë ofruesit e shëndetësisë duhet të trajnohen për çështjet e moshimit, pa marrë parasysh profesionin e tyre.
10. Fatkeqësitë dhe emergjencat ndikojnë rëndë te njerëzit e moshuar. Për shembull, përqindja më e lartë e vdekjeve të shkaktuara nga cunami në Indonezi në 2004 ishte te njerëzit mbi 60 vjeç e lart, apo shumica e viktimave të valëve të nxehta në Evropë në 2003 ishin njerëzit mbi 70 vjeç.
11.Në të moshuarit rritet rreziku i rrëzimeve, dhe lëndimet janë shumë më serioze,gjë që çon në ritje të kostove shëndetësore, njerëzore dhe ekonomike.
12.Abuzimi me të moshuarit është në rritje me plakjen e popullsisë dhe me dinamikën e ndryshimeve sociale
OBSH vlerëson se 4-6 % e personave të moshuar në mbarë botën vuajnë nga një formë e abuzimit si fizike, psikologjike, emocionale, financiare ose për shkak të lënies pas dore (neglizhimit).
Rubrika<<<
Kur duhet të dalim në pension?