Ka shkuar në shtatë numri i kinezëve të vrarë në Tajlandë pas shpërthimit të së hënës në tempullin Erawan të Bangkokut, që gjithsej shkaktoi ta paktën 20 të vdekur.
Ambasada e Kinës në Tajlandë konfirmoi dje pasdite në orën 18:00 se shtetasi kinez që konsiderohej i humbur ishte në radhët e viktimave.
Dy ditë pas sulmit vdekjeprurës, tempulli hinduist Erawan u hap të mërkurën për besimtarët, ndërkohë qarkullimi rreth vendngjarjes vazhdoi normalisht.
Shpërthimi i së hënës shkaktoi të paktën 20 viktima dhe mbi 120 të plagosur. Kryeministri i Tajlandës tha se ky ishte sulmi më i rëndë në historinë e vendit. Policia tajlandeze ka identifikuar tre veta të dyshuar për sulmin me bombë në tempull dhe ka shpërndarë foton e njërit prej tyre. (Zhan Dina/Leftion Peristeri)
Tajlandë, rritet bilanci i kinezëve të vrarë nga sulmi me bombë
Tjetër shpërthim pa të lënduar në Bangkok
Shpërthimi në Bangkok, 5 viktima kineze
Shpërthimi në Tajlandë, 21 të vdekur dhe mbi 120 të plagosur
Bangkok, policia: Sulmi synonte vrasjen e turistëve të huaj
Bangkok, ambasada kineze ndihmon të plagosurit nga shpërthimi
Ban, "i tronditur" nga shpërthimi në Bangkok