Fjala kyçe: 爆炸---Bào Zhà---Shpërthimi
20150818baozha |
Tempull i populluar hindusit Erawan në Bangkok u trondit nga një shpërthim me tritol të hënën, duke lënë deri tani të paktën 21 të vdekur dhe mbi 120 të tjerë të plagosur, në orën vendore 19:00.
Sipas ambasadës kineze në Tajlandë, është konfirmuar vdekja e tre shtetasve kinezë, ndërsa 15 të tjerë u plagosën. Bilanci i përfundimtar i viktimave mund të ndryshojë sërish. Të martën herët në mëngjes zyra e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Kinës njoftoi aktivizimin e një mekanizmi për të ndihmuar shtetasit e prekur dhe familjarët e tyre. Ministria njoftoi gjithashtu se i kërkoi ambasadës të hetojë situatën dhe të bëjë çdo përpjekje për të shpëtuar të plagosurit. Të afërmit e kinezëve të plagosur mund t'i telefonojnë në çdo kohë ambasadës.
Tempulli Erawan është një nga objektet më të rëndësishme fetare të Tajlandës dhe ndodhet në qendër të Bangkokut. Përveçse një objekt kulti, tempulli tërheq një numër të madh turistësh. Ora 19:00 kur ndodhi dhe shpërthimi i tritolit gjen shumë besimtarë dhe turistë në tempull.
Policia njoftoi se ajo mundi të çaktivizonte një tjetër bombë ndërsa 30 metra larg vendngjarjes gjeti ndezësin e eksplozivit. Autoritetet kanë rrethuar zonën, ndërkohë mësimi u pezullua në shollat e kryeqytetit të martën.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, reagoi ndaj sulmit në Bangkok. Në një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të tij, Ban u shprehu ngushëllime të thella të afërmve të viktimave, ndërsa shtoi se shpreson që përgjegjësit të nxirren para drejtësisë sa më shpejt.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shprehu gjithashtu ngushëllime për viktimat. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit u shpreh se aktualisht nuk mund të konfirmohet ende lidhja e shpërthimit me terrorizmin.
Të martën në mëngjes, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Tajlandës, gjenerali Werachon Sukondhapatipak, i bëri thirrje publikut për të ruajë gjakftohtësinë dhe mos të bëjë konkluzione të nxituara. "Qeveria po kërkon me të gjitha mundësitë, provat dhe fajtorët," theksoi gjenerali.
Shpërthimi që tronditi Bangkok-un ka dëmtuar stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit. Vitin e kaluar ushtria përmes një grushti shteti hoqi nga pushteti qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, pas protestave të vazhdueshme.
Deri tani asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.
Tajlandë, rritet bilanci i kinezëve të vrarë nga sulmi me bombë
Tjetër shpërthim pa të lënduar në Bangkok
Shpërthimi në Bangkok, 5 viktima kineze
Shpërthimi në Tajlandë, 21 të vdekur dhe mbi 120 të plagosur
Bangkok, policia: Sulmi synonte vrasjen e turistëve të huaj
Bangkok, ambasada kineze ndihmon të plagosurit nga shpërthimi
Ban, "i tronditur" nga shpërthimi në Bangkok