Ministria e Jashtme Kinës është vënë në lëvizje për të ndihmuar të lënduarit dhe familjarët e tyre të prekur nga shpërthimi që tronditi të hënën Bangkok-un, duke lënë 21 njerëz të vdekur, përfshirë tre shtetas kinezë.
Ministria e Jashtme gjithashtu i kërkoi Ambasadës së Kinës në Tajlandë të informohet për shkaqet e aksidentit dhe të trajtojë të gjithë të plagosurit, njoftoi zëdhënësi gjatë një deklarate të lëshuar herët të martën.
Deri tani raportohet për 117 njerëz të plagosur. 15 prej të cilëve kinezë. Ato u goditën nga vala e shpërthimit të tritolit që shpërtheu rreth orës vendore 19:00 në tempullin hinduist Erawan në kryqëzimin Ratchaprasong të Bangkok-ut, një vend i njohur për turistët por dhe besimtarët vendas. (Leftion Peristeri)