PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bangkok, policia: Sulmi synonte vrasjen e turistëve të huaj
2015-08-18 10:53:10 CRI Komenti juaj Printoni

Shpërthimi me bombë të hënën në Bangkok vrau të paktën 21 njerëz dhe plagosi 120 të tjerë. Sulmi me tritol ndodhi pranë tempullit hinduist Erawan në qendër të kryeqytetit tajlandez rreth orës 19:00.

Drejtori i përgjithshëm i policisë i Tjalandës,Somyot Poompummuang, tha se ndër të tjerë mbetën të vrarë dhe shtetas të huaj, tre prej të cilëve kinezë dhe një filipians.

"Rrezja e shpërthimit ka qenë afërsisht 100 metra. Ekspertët e xhenios thonë se bomba peshonte 3 kg."

Sipas shefit të policisë, objektiv i sulmit kanë qenë turistët e huaj.

"Përgatitjet dhe qëllimet kanë qenë të pashpirt pasi synonin të merrnin jetë njerëzish. Të gjithë e ditë se tempulli është plot me njerëz në orën 19:00, si thai ashtu dhe të huaj, ndaj dhe bomba ishte vendosur aty për të pasur numër të lartë viktimash."

Hetimet treguan se bomba u aktivizua në mënyrë elektronike me një ndezës i cili u gjet 30 metra larg vendngjarjes.

Sansern Kaewkamserd i qeverisë tajlandeze tha se autoritetet po ngrinin "një dhomë lufte" për t'ju përgjigjur sulmit.

"Qeveria këmbëngul se do të bëhet çdo gjë për të hetuar dhe gjetjen e përgjegjësve për këtë sulm."

Të gjitha shkollat në bashkinë e Bangkokut do të jenë të mbyllura të martën. Deri tani në qytet nuk është vendosur ndalimqarkullimi. (Leftion Peristeri)

Tajlandë, rritet bilanci i kinezëve të vrarë nga sulmi me bombë
Tjetër shpërthim pa të lënduar në Bangkok
Shpërthimi në Bangkok, 5 viktima kineze
Shpërthimi në Tajlandë, 21 të vdekur dhe mbi 120 të plagosur
Bangkok, policia: Sulmi synonte vrasjen e turistëve të huaj
Bangkok, ambasada kineze ndihmon të plagosurit nga shpërthimi
Ban, "i tronditur" nga shpërthimi në Bangkok

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China