Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon shprehu të hënën tronditjen për shpërthimin e bombës në kryeqytetin e Tajlandës Bangkok po atë ditë në mbrëmje sipas kohës lokale dhe për humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm. Ban po ashtu tha se shpreson se personat përgjegjës do të çohen përpara drejtësisë.
Në një deklaratë të publikuar nga zëdhënësi i tij, Ban u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, popullit dhe qeverisë së Tajlandës, dhe u uroi të plagosurve një shërim sa më të shpejtë.
Shpërthimi që ndodhi në afërsi të tempullit "Erawan" në qendër të Bangkokut, ka shkaktuar të paktën 18 të vrarë, duke përfshirë edhe tre shtetas kinezë, si dhe 117 të plagosur.(Raela)
Tajlandë, rritet bilanci i kinezëve të vrarë nga sulmi me bombë
Tjetër shpërthim pa të lënduar në Bangkok
Shpërthimi në Bangkok, 5 viktima kineze
Shpërthimi në Tajlandë, 21 të vdekur dhe mbi 120 të plagosur
Bangkok, policia: Sulmi synonte vrasjen e turistëve të huaj
Bangkok, ambasada kineze ndihmon të plagosurit nga shpërthimi
Ban, "i tronditur" nga shpërthimi në Bangkok